Panorama (Albania)

Tre muaj pa dhënë pagat, KLSH lajmëroi krizën në AKBN

“Këshilli Drejtues i AKBN i akordonte vetes shpërblime në një kohë kur institucio­ni paraqitej në vështirësi ekonomike financiare”

- TIRANË

Situata e krizës financiare në AKBN nuk ka qenë e panjohur për ministrinë e infrastruk­turës dhe energjisë drejtuar nga Belinda Balluku.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2022 ka zbuluar faktin se Këshilli Drejtues i AKBN i akordonte vetes shpërblime për vitin e ri, në një kohë që rekomandon­te që pagesat të jepeshin për detyrimeve të tjera, pasi dhe institucio­ni paraqitet në vështirësi ekonomike financiare.

KLSH përmend një rast në vitin 2020 ku grupi negociator për marrëveshj­en hidrokarbu­re për bllokun e kërkimit “Dumrea” është shpërblyer me 23 mijë dollarë, nga buxheti i AKBN duke ndryshuar zërat për shpenzimet e tjera, ndërkohë që duhet të merreshin nga bonusi 4 milionë dollarë i marrë për marrëveshj­en në fjalë. Por, situata është edhe më alarmante sipas KLSH, pasi nga auditimi ka rezultuar se AKBN parashikon­te në buxhet shpenzime më të mëdha se të ardhurat që ajo planifikon­te të arkëtonte.

Një situatë absurde ku KLSH nënvizon se vetëm në vitin 2020, AKBN ka bërë planifikim më të l artë të të ardhurave që pret të arkëtojë në krahasim me shpenzimet, ndërsa për periudhën tjetër institucio­ni planifikon shpenzime më të larta së vetë të ardhurat që priten të arkëtohen nga institucio­ni, duke riskuar që institucio­ni të përballet me vështirësi ekonomiko- financiare gjatë realizimit të objektivav­e të tij. Mbartja e një situate të tillë ka bërë që aktualisht punonjësit e kësaj agjencie të rëndësishm­e dhe që administro­n dhe monitoron kontrata koncesinar­e me miliarda euro në energjetik­e, miniera dhe naftë të mos marrin pagat tre muajt e fundit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon faktin se për kontratat koncesiona­re në fushat e naftës konstatohe­t së kont r a k t o r ë t n u k r e s p e k - tojnë planet e zhvillimi t t ë m i r a t u a r a , k r y e - sisht në ulje të nivelit të investimev­e, i cili shoqërohet me ulje të prodhimit, duke mos arritur fitimin dhe ndarje të tij, me qeverinë shqiptare. Po ashtu AKBN nuk ka kryer mbikëqyrj en dhe monitorimi­n e veprimtari­ve dhe aktiviteti­t minerar të raportuar nga subjektet e licenc u a r a . S i t u a t a ë s h t ë e njëjtë dhe me koncesione­t e hidrocentr­ale private. Nga monitorimi konstatohe­t së disa koncesiona­rë kanë ndryshuar kapaciteti­n e prodhimit, megjithatë nga ana e AKBN nuk j anë bërë llogaritje­t për pasojat e veprimit në lidhje m e s a s i n ë e e n e r g j i s ë dhe të ardhurave që do të mungojnë nga prod h i m i m ë i u l ë t i e n - ergjisë për shtetin ( për r a s t e t k u r k a p a c i t e t i është më i ulët), si dhe problemati­ka që krijohet në deformimin e skemave të miratuara dhe pasojat në funksionim.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania