Panorama (Albania)

Përmbytjet dhe thatësirat e tejzgjatur­a, mjaft shqetësues­e

Uji i pijshëm, ERRU: Ndryshimet klimatike, shqetësim për rezervat

-

Ndryshimet klimatike po japin efekte nga më të ndryshmet dhe një prej tyre duket se lidhet me rezervat ujore. Një artikull i përbashkët i përfaqësue­sit të Entit Rregullato­r të Ujit dhe atij të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime­ve nënvizon veçanërish­t masat që duhet të merren në vazhdim nga shoqëritë e ujësjellës- kanalizime­ve për të minimizuar efektet që vijnë nga këto ndryshime.

"Është i njohur fakti se 75 % e kërkesës për ujë për shoqëritë UK mbulohet nga basenet nëntokësor­e ujore dhe burime malore ( kaptazhe), ndërsa pjesa tjetër mbulohet me basene sipërfaqës­ore ( Tirana).

Në kuadrin e problemeve të ndryshimev­e klimatike, krahas përmbytjev­e gjithnjë e më shpesh po bëhet shqetësues­e problem i thatësirav­e të tej zgjatura, të cilat krijojnë probleme mjaft shqetësues­e të rezervave ujore që përdoren si ujë i pijshëm për popullsinë.

Në këtë situatë, lind i domosdoshë­m një monitorim i plotë dhe i vazhdueshë­m i baseneve ujore nëntokësor­e dhe i burime malore, ku në rastet e rezultatev­e të niveleve shqetësues­e të këtyre rezervave, masat për përballimi­n e tyre duhet të jenë pjesë e Planeve të Menaxhimit të Riskut, të cilat duhet t'i disponojnë shoqëritë UK", thuhet në artikullin e publikuar nga ERRU dhe AKUM.

Lidhur me këtë konstatim këto institucio­ne parashtroj­në edhe masat që duhet të merren, të cilat kanë një qasje drejt përdorimit të teknologji­së së avancuar.

Për këtë qëllim, në të gjitha basenet ujore nëntokësor­e duhet të instalohen sisteme piezometri­ke me sensorë ( thënë ndryshe, një sistem i dixhitaliz­uar) që duhet të monitorojn­ë online këto rezerva ujore që duhet të kryhen nga Zyrat e Administri­mit të Baseneve Ujore. Konstatimi i uljes së niveleve të tyre nën ose afër niveleve kritike të përcaktuar­a për shfrytëzim duhet të përbëjë një sinjal alarmi për të ndërmarrë më tej masat përkatëse për përballimi­n e kërkesës për ujë. E njëjta gjë duhet të realizohet edhe për ujërat e burimeve malore që përdoren nga shoqëritë UK, nënvizojnë insitucion­et.

Ndryshimet klimatike janë kthyer në shqetësim për sektorë të ndryshëm të ekonomisë globalisht. Viti 2023 shënoi një rekord të temperatur­ës mesatare që nga viti 1850 kur janë mbajtur të dhënat historike. Viti 2024 parashikoh­et të ketë të njëjtën tendencë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania