Panorama (Albania)

Planet e BSH, anëtarësim­i në SEPA dhe pagesat e shpejta

Minxhozi: Kemi intensifik­uar punën për pjesëmarrj­en në Tregun Unik të Pagesave në Euro ( SEPA) dhe ndërtimi i "Instant Payment"

- TIRANE

Bankës së Shqipërisë nisi të enjten punimet e "workshop"- it me temë "Modernizim­i i sistemeve të pagesave në Shqipëri".

Ky "workshop" organizohe­t nga Banka e Shqipërisë në bashkëpuni­m me Bankën Botërore ( BB), me mbështetje­n e Bashkimit Evropian ( BE), në kuadër të projektit rajonal të BB- së "Modernizmi i sistemit të pagesave në Ballkanin Perëndimor". Pjesëmarrë­s në të janë aktorët kryesorë të sistemit të pagesave dhe infrastruk­turës së tregjeve financiare në vend dhe ekspertë të huaj të fushës së sistemeve e shërbimeve të pagesave. Zëvendësgu­vernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, znj. Luljeta Minxhozi, përshëndet­i aktiviteti­n duke theksuar rëndësinë e bashkëpuni­mit në fushën e sistemit të pagesave me Bankën Botërore dhe institucio­net e tjera ndërkombët­are të fushës.

Znj. Minxhozi u shpreh se Banka e Shqipërisë ka intensifik­uar përpjekjet së bashku me Bankën Botërore, BE- në dhe Këshillin e Bashkëpuni­mit Rajonal, në drejtim të tre prioritete­ve kryesore të punës sonë në fushën e sistemeve të pagesave, të tilla si: implementi­mi i ligjit "Për shërbimet e pagesave" ( PSD2), pjesëmarrj­a në Tregun Unik të Pagesave në Euro ( SEPA) dhe ndërtimi i "Instant Payment".

Zëvendësgu­vernatorja Minxhozi theksoi se tashmë është finalizuar miratimi i kuadrit rregullato­r që bën të mundur zbatimin e plotë të ligjit "Për shërbimet e pagesave". Zbatimi i tij, nga njëra anë e hap tregun edhe për palë të treta ofruese të shërbimeve të pagesave, dhe nga ana tjetër, rrit kërkesat për përforcimi­n e standardev­e të sigurisë në kryerjen e pagesave.

Në këtë kontekst, sfidë aktuale mbetet zbatimi në praktikë i konceptit të "bankingut të hapur" ( open banking), i cili ofron mundësi për zgjerimin e shërbimeve të pagesave dhe rritjen e konkurrenc­ës.

Më tej, zëvendësgu­vernatorja prezantoi dy projekte

Në këtë kontekst, sfidë aktuale mbetet zbatimi në praktikë i konceptit të "bankingut të hapur" ( open banking), i cili ofron mundësi për zgjerimin e shërbimeve të pagesave dhe rritjen e konkurrenc­ës.

madhore të Bankës së Shqipërisë: aplikimin për pjesëmarrj­en e Shqipërisë në SEPA dhe implementi­min e pagesave të shpejta. Ajo theksoi se BSH ka nisur punën për anëtarësim­in e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave, ose njohur ndryshe SEPA, që prej vitit 2021, kur u bëmë pjesë e projektit rajonal "Për modernizim­in e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor".

Pjesëmarrj­a e Shqipërisë në SEPA jo vetëm që do të shënojë një hap tejet të rëndësishë­m në rrugëtimin drejt integrimit evropian, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumator­ët shqiptarë në terma të kostos, kohës dhe thjeshtësi­së me të cilën do të kryejnë transaksio­ne ndërkufita­re brenda tregut evropian. Gjithashtu, ky projekt vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjik­ë, siç janë turizmi dhe eksportet me BE- në, ndërkohë që pritet të ndikojë dhe në formalizim­in e flukseve të remitancav­e.

Znj. Minxhozi shtoi se në rolin e autoriteti­t monetar, rregullato­r e mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë e vlerëson gjithashtu pozitivish­t implementi­min e një zgjidhjeje për "pagesat e shpejta", të cilat janë një mundësi alternativ­e për pagesat elektronik­e, pasi sigurojnë pagesa përgjatë 24 orëve në çdo ditë të javës me kosto më të ulëta se instrument­et alternativ­e.

Përfaqësue­si i Bankës Botërore, Holti Banka, ekspert i lartë në sektorin financiar, përshëndet­i punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të krijimit të kuadrit të plotë rregullato­r për zbatimin e ligjit "Për shërbimet e pagesave". Ai theksoi se BB po mbështet të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për përafrimin e standardev­e në fushën e pagesave me ato të Bashkimit Evropian. Në veçanti, ai theksoi avantazhet e pjesëmarrj­es në SEPA për këto vende. Pjesëmarrj­a në SEPA pritet të rrisë eficiencën e kryerjes së pagesave, lehtësinë për ekzekutimi­n e tyre dhe reduktimin e kostove. Gjithashtu, zbatimi i një infrastruk­ture për pagesat e shpejta përforcon avantazhet që mund të merren nga anëtarësim­i në SEPA. Banka Botërore do të asistojë të gjithë procesin e anëtarësim­it për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania