Panorama (Albania)

Valentini si studiues i piktorit të madh Onufri

At Zef Valentini, edhe pas vitit 1944, nuk mund të shkelte dot në Shqipëri, ku e kishin etiketuar si kriminel

- NDRIÇIM KULLA

“At Valentini shkruan: Por, edhe te Th. Popa, ndonëse pse kaq mendjempre­htë dhe i pasur në hipoteza për të plotësuar biografinë e artistit të tij, duhet të bëjmë vërejtje, nëse është rasti ta bëjmë pikërisht personale, lidhur me mbylljen e zakonshme te shkrimtarë­t e gjorë që janë të detyruar të jetojnë nën disa regjime përballë kaq shumë fondesh informacio­ni. Në rastin aktual, Th. Popa tregon se nuk ka mundur të ketë njoftime përsa i takon veprimtari­së së Onufrit në Kishën e SS. Apostoli të Gjergj Zozas në Kastoria, çka mundi ta nxirrte nga ORLANDOS 3, duke përfshirë të paktën 31 kuadro afreske.

At Zef Valentini, edhe pas vitit 1944, megjithëse nuk mund të shkelte dot në Shqipëri, ku e kishin etiketuar si kriminel, ndiqte me vëmendje të gjitha botimet shkencore albanologj­ike që bëheshin nga studiuesit shqiptarë, dhe nuk mungonte t'i vlerësonte kur ishte rasti.

Një shembull për këtë është studimi i tij ” Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbiza­ntin, Onufri” ( Revista “Shejzat”, 1962, nr. 5- 6, f. 183- 184) ku ai merr shkas nga punimet e dy studiuesve në Shqipëri për Onufrin, që të shprehë disa pikëpamje shumë të vlefshme mbi veprën e piktorit. Si studiues i ikonografi së bizantine, At Valentini e kishte studiuar thellësish­t edhe veprën e Onufrit. At Valentini shkruan në studimin e përmendur më lart: Kohët e fundit, për meritë të Viktori Puzanovës dhe të Theofan Popës, 1 u soll në vëmendje dhe u hodh dritë rreth figurës së këtij piktori, ndër piktorët më të shquar shqiptarë si dhe të birit të tij Nikolla, i cili trashëgoi artin e të atit. Nga kërkimet e kryera nën kujdesin e Institutit të Shkencave të Tiranës dhe nga botimet e dy studiuesve të përmendur, në mënyrë të veçantë nga i dyti, i cili ka dhënë ndihmesën më të madhe historike, do të rezultonte sa më poshtë: Onufri ka punuar në Shpat të Elbasanit dhe më saktësisht në Shën Nikolla të Shelcanit në afresket e nënshkruar­a dhe në Shën Veneranda të Valëshit në afresket po ashtu i nënshkruar, por me cilësinë e “protopapas i Neokastras” ( Elbasan) dhe që datonin në vitin 1554; përveç kësaj, nga identiteti i stilit, Th. Popa del në përfundimi­n që edhe afresket e Shën Theodhorit në kështjellë­n e Beratit do të jenë bërë nga e njejta dorë, çka ngjan patjetër e mundshme, të paktën përsa mund të argumentoh­et nga riprodhime­t më të dobta, të dhëna në botimet e cituara; Nikolla ka punuar, çka e dimë, vetëm në Blakerne të Beratit në vitin 1578 dhe në Kurjan të Fierit dhe në mbishkrime­t e dy figurave të plota si “i biri i Onufrit”. 2 Pas vlerësimit që u bën dy studiuesve nga Shqipëria, At Valentini u bën atyre vërejtje të një niveli shumë të lartë akademik që meritojnë të merren në konsiderat­ë nga çdo studiues serioz i Onufrit dhe që e bëjnë studimin e tij të nevojshëm për t’u përfshirë në çdo bibliograf­i të studimeve mbi Onufrin. At Valentini shkruan: Por edhe te Th. Popa, ndonëse pse kaq mendjempre­htë dhe i pasur në hipoteza për të plotësuar biografinë e artistit të tij, duhet të bëjmë vërejtje, nëse është rasti ta bëjmë pikërisht personale, lidhur me mbylljen e zakonshme te shkrimtarë­t e gjorë që janë të detyruar të jetojnë nën disa regjime përballë kaq shumë fondesh informacio­ni. Në rastin aktual, Th. Popa tregon se nuk ka mundur të ketë njoftime përsa i takon veprimtari­së së Onufrit në Kishën e SS. Apostoli të Gjergj Zozas në Kastoria, çka mundi ta nxirrte nga ORLANDOS 3 Duke përfshirë të paktën 31 kuadro afreske. Prej tyre, në mënyrë të veçantë nga Orlandos, mund të nxjerrim njoftime për epigrafi në ( mjerisht e ruajtur keq), e cila është si më poshtë, e dyanshme:

ÅÔÅËÅÉÙÈÇ ÅÐÉ ÅÔÏÕÓ ÁÄÁÌ, ÆÍÅ ´ ÉÍÄ. Å ´ ÁÐÏ ÄÅ

ÔÇÓ ÅÍÓÁÑÊÏÕ ÏÉÊÏÍÏÌÉÁÓ ÔÏÉ ÊÕÑÉÏÕ ÇÌÙÍ ÉÇÓÏÕ ×ÑÉÓÔÏÕ ÁÖÌÆ‘ ÉÏÕËÉÙÊÚ ... ÉÓÔÏÑÉÈÇ ÄÉ‘ ÏÍÏÕÖÑÉÏÕ

ÁÑÔÉ ÅÊ ÔÇÓ ËÁÌÐÑÏÔÁÔÇ­Å ÐÏËÅÏÍ....

[ Ky tempull] u përfundua në vitin 7055 të Adamit, udhëzimi V dhe nga ekonomia e Rimishërim­it të Jezu Krishtit 1575, korrik 23 ... U pikturua nga Onufri kohët e fundit [ i ardhur] nga

“lamprotati­s”, qytet i ... Emri i qytetit, në shekullin e kaluar, kur mbishkrimi ishte i ruajtur më mirë, u lexua nga Christides, si ÃÑÅÂÅÍÉÏÍ, ndërsa Orlandos, të cilin po e citoj, e lexon BENETION, i ndikuar nga epiteti ËÁÌÐÏÔÁÔÇÓ ÐÏËÅÏÍ ( ÐÏËÅÙÍ), i cili mbahet i aplikueshë­m vetëm në Venecia, qyteti më i shkëlqyer ndër gjithë qytetet. 4 Nga këto fjalë të At Valentinit kuptohet se ai ishte një njohës shumë i thellë i greqishtes mesjetare kishtare, një njohës i thellë i kronologji­së kishtare bizantine dhe postbizant­ine, përveçse i ikonografi së. Është për të ardhur keq që dy studiuesit e Onufrit në Shqipëri nuk mundën të përfi tojnë nga këto mendime të kolegut të tyre të shumëditur në Palermo. Të dy, si Theofan Popa, ashtu dhe Puzanova, ( një ruse e bardhë e vendosur në Shqipëri) kishin njohje personale me At Valentinin që nga koha kur ai kishte jetuar dhe punuar në Shqipëri dhe do t’i kishin mirëpritur vërejtjet dhe sugjerimet e tij. At Valentini nuk kërkon që ta tjetërsojë nga kultura shqiptare Onufrin dhe veprën e tij, duke zbuluar ndikime të theksuara latine tek ai. At Valentini pranon se: Por, ne nuk e dimë se si ta vendosim një piktor të tillë midis venecianëv­e të bizantiniz­uar të epokës, aspak ndër të ashtuquajt­urit kretesë, të cilët punonin në Venecia, jo besnikë siç ishin ndaj rregullave të pikturës bizantine, shumë më pak të rafi nuar se Onufri ynë. 5 Në qoftë se At Valentini do të kishte pasur si mision që të shpallte me ndikim latin dhe italian çdo gjë në traditën dhe kulturën shqiptare, siç e kanë përgojuar, ai nuk do të hezitonte që të bënte kështu edhe me Onufrin. Por në vend që të bëjë këtë gjë, At Valentini sillet si shkencëtar serioz, siç e kam cituar më lart. At Valentini nuk e shikon Onufrin si një bizantin të latinizuar, por si një ekumenist, të hapur ndaj ndikimeve artistike nga Perëndimi. At Valentini arrin në përfundime interesant­e edhe për vendin e origjinës së Onufrit në Shqipëri: Përkundraz­i, duke menduar për Beratin në Shqipëri, kujtojmë se Berati asokohe ishte qyteti më i rëndësishë­m, të paktën në Shqipërinë qendrore dhe seli e rëndësishm­e peshkopale, duke përvetësua­r titullin e metropolit, mbiemri superlativ që i është dhënë, nuk ndodh të interpreto­het në sensin relativ si “qyteti më i shkëlqyer i botës”, por në sensin absolut si “më i shkëlqyeri” ( ëáìðñïôüôç­ò ðüëåùò), i cili të kujton emrin Pulcheriop­olis dhe emrin e mëvonshëm Beligrad ( qyteti i bardhë). Të dy leximet, të Christides dhe Orlandos, kanë të përbashkët rrokjen BE, e përbashkët edhe me Berat. Leximi i Christides mund të jepet:

º ÑÅÂÅÍÉÏÍ për BERATION, leximi i Orlandos: BENETION për BERATION

Data, e cila paraprin vetëm 7 vjet përpara asaj të parës tashmë të shënuar, të veprimtari­së së piktorëve, pranon një identifi kim që mund të jetë i mbështetur fuqimisht nga shqyrtimi i veprave të Kastorias dhe të Shqipërisë, në përputhje të plotë nga ana stilistike. Për këtë mund t‘ i jepet merita e duhur Th. Popas, i cili në analizat e veprave të Shqipërisë ka nxjerrë në dritë karakteris­tikat. Prandaj besojmë se duhet të plotësojmë dhe të korrigjojm­ë të dhënat që ai ka dhënë sipas mënyrës së mëposhtme: Onufri, piktorprif­t, ishte nga Berati ose të paktën jetoi aty sa të linte gjurmët e veprimtari­së së tij artistike si dhe një bir trashëgimt­ar të artit të tij, i njohur aty si “biri i Onufrit”. Veprimtari­a e tij e shquar fi llon, për ne, me veprat e datuara nga Apostolion­i i Kastorias, 1547; ishte edhe protopapas i Elbasanit, por gjithmonë nën juridiksio­nin e Beratit dhe kësisoj - i lindur në Berat apo në Elbasan, megjithatë mundi ta kalojë këtë post në një vend pak larg, si beratas. 6 Është fat i madh për kulturën shqiptare që At Valentini i përdori njohuritë e tij të mëdha ikonografi ke, historike, bizantolog­jike në përgjithës­i, teologjike për të studiuar piktorin më të madh shqiptar të Mesjetës, Onufrin. Duke lexuar rreshtat e mësipërme të At Valentinit mbi Onufrin të vjen keq që ai nuk u mor edhe më tepër me këtë piktor të madh, se kështu do të na kishte lënë një studim shterues mbi veprën e tij. Por ndoshta përsëri do të na vinte keq, se kështu At Valentini do të kishte lënë pas dore studime të tjera albanologj­ike me të cilat u mor në vitet në vijim.

REFERENCAT

1- ( Shiko “Piktori Shqiptar i shekullit XVI, Onufri nga Neokastra- Elbasan”, në “Buletinin për Shkencat Shoqërore,

Tiranë 1953, Nr. III”. TH. POPA - Onufri, Piktori i madh shqiptar i shekullit

XVI, ib., 1957. I. ID. - Piktorët mesjetarë shqiptarë - Tirana, 1961 - f. 37- 62. 298 NDRICIM KULLA ID. - Onufri ikonograf i madh shqiptar - në “Buletini”, 1962, I. ID. - Piktor Onufri dhe gjendja e artit piktural në vendin tonë gjatë shekujve të mesjetës, në “Buletini”, 1962, IV

2-( Zef Valentini: “Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbiza­ntin, Onufri”, “Shejzat”, 1962, nr. 5- 6, f. 183)

3- ÏÑËÁÍÄÏÓ - ÔÜ âõëáíðéíü ìíçìåúá ôþò ÷áóôïñúáò - në “Áñ÷åúïí” IV ( 1938) dhe nga PELEKANIDE­S ( ÐÅËÅÊÁÍÉÄÇ­Ó - ÷áóôñéá - Selanik 1953, tab. 189- 203.

4-( Zef Valentini: “Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbiza­ntin, Onufri”, “Shejzat”, 1962, nr. 5- 6, f. 183)

5-( Zef Valentini: “Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbiza­ntin, Onufri”, “Shejzat”, 1962, nr. 6, f. 183

6-( Zef Valentini: ” Saktësime rreth piktorit shqiptar gjysmëbiza­ntin, Onufri”, ” Shejzat”, 1962, nr. 6, f. 183)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania