Panorama (Albania)

Kur fituesit e Sanremove këndonin në Tiranë

Albano: "Nga ish- vendet komuniste, festivali i Sanremos është ndjekur më shumë në Shqipëri"

- UVIL ZAJMI

Një histori që nis, pas viteve ' 90, ndonëse më 1985, Albano, bashkë me prindërit e tij do të vinte për herë të parë në Tiranë, por jo për koncert. Pastaj ardhja e dytë, e tij me Rominën, më 1989, shoqëruar me dy shfaqje spektakola­re.

Për të vijuar me Nikola Di Barin, Toto Kutunjon, Riki e Poverin, Ana Oxën, Mikele Zarrilon, Marko Mazinin, Umberto Tozin, Rikardo Foglin, Xukeron, Xhani Nazarron, Enriko Rexheron disa nga fituesit e Sanremos, festivalit të njohur të muzikës së lehtë italiane, të pranishëm edhe në skenat e spektaklev­e shqiptare. Pastaj ata shqiptarë, fillimisht Ana Oxa, shqiptarja e parë, triumfuese, e pas saj këngëtarët Sherif Merdani, Elsa Lila, moderatorj­a Alketa Veisiu, protagonis­t në sallën prestigjoz­e të Ariston të Sanremos. Deri te i fundit Ermal Meta, fitues i këtij festivali me famë. Nga pasioni i shqiptarëv­e për ta ndjekur Sanremon, në ato mbrëmje familjare, me ato pak televizorë, deri në fillim të 1973, kur pas goditjes së Festivalit të 11- të në RTSH, pas pleniumit të 4 të KQPPSH, fjalimit të Enver Hoxhës, për ashpërsimi­n e luftës ndaj shfaqjeve të huaja, dënimeve që u dhanë për artistë, vjen mbyllja e kanaleve italiane të Rai- it, përfshirë edhe Sanremon. Por, pa i penguar, ndaluar admiruesit që ai festival të ndiqej edhe në klandestin­itet, fshehurazi me rrezikun nga pas. Me të mirënjohur­in Pandi Lacon, në një rikthim emocional tek këto evenimente, për gazetën "Panorama", ai kujton: "Me Albanon në Pallatin e Kongreseve u krijua një situatë delikate, ndërsa Nikola di Bari, në ' 100 këngët e shekullit', në ' Tv Klan', këndoi ' Il cuore e uno zingaro', një ndër më të famshmet e muzikës italiane. Nga Zukero, i ftuar në ' Miss Universe', kam një tjetër detaj: I bleva kitarën, me të cilën performoi në skenë".

Z. Pandi, jemi në ditët e festivalit Sanremos. I ftuar nga Mara Venier, në "RAI 1", ka një opinion të veçantë të Albanos, e keni dëgjuar?

E kam ndjekur atë mesditë emisionin, ku Albano, deklaroi se nga ish- vendet komuniste Sanremo, është ndjekur më shumë në Shqipëri. I vërtete ky përcaktim, dhe se si e kanë parë, atë shqiptarët tregojnë histori pafund. Një festival tejet i admiruar, këngët, këngëtarë, një bashkëjetë­se artistike, pasionante në të gjithë mënyrat, kur lejohej, dhe me vështirësi për t'u parë, dëgjuar kur ndalohej. Sidoqoftë, është ndjekur. i tillë ka mbetur ai pasion ende sot, për brezat që ruajnë nostalgji për atë festival.

Cili ka qenë kontakti juaj i parë me atë festival?

Kam qenë adoleshent. Janë vite, një peridhë që krahas festivalit të këngës në RTVSH, në ato tri ditë të funddhjeto­rit të cdo viti, po kështu edhe ai i Sanremos, që organizohj­e në muajin shkurt, por disa herë edhe në mars. Festivalin e parë, që kam parë, kujtoj atë të viti 1978 kur Ana Oxa doli e dyta, pas Matia Bazar, ndërkohë që kënga që më mbeti gjatë e fiksuar në mendje ishte "Gianna" e Rino Gaeanos. Kuptohet, atëherë "Rai"- n e shihnim në kanalin 10, pasi mbaronte transmetim­in "TV Shqiptar". Pastaj, Sanremon e parë në një televizor të vogël me ngjyra, e kam parë në vitin 1981.

Keni patur mundësinë të shoqëroni, qëndroni me disa nga fituesit e tij.

Albano, me nënë, babanë Don Carmelo Carrisin siç e quante, do të vizitonin Shqipërinë, më 1985, në shenjë nostalgjie, të viteve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duhet të kenë qenë mbresa të pashlyeshm­e për babain e tij, përderisa e pagëzoi në lindje djalin e tij Albano. Edhe për mua, Albano mbetet kontakti im me atë brez artistësh të shkëlqyer të muzikës italiane, gjatë vizitës së dytë e tij, me Rominën, më 1989, finalizuar me dy koncerte spektakola­re. Ishin zbutur gjërat, tensioni ishte ulur pak, vetë koncertet treguan, se ishte një dëshirë e madhe për të dalë nga ajo guacka ku qëndronte Shqipëria. Albano ka qenë shumë shpesh prezent në Shqipëri, kujtoj se e ftuam edhe te "Gjeniu i vogël".

Sidoqoftë, për kohën janë dy ngjarje të mëdha artistike në Shqipëri?

Shtator 1989 ka qenë, ishin dy koncerte, i pari në Pallatin e Kongresve, paksa protokolla­r, me të ftuar specialë, një pjesë nomenklatu­ra e asaj kohe, dhe ai një ditë më pas në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Në të dyja ai këndoi bashkë me gruan, Romina Pauer.

Ka një moment delikat, në Pallatin e Kongreseve?

Në atë koncert, u krijua një situatë e çuditshme kur Albano nisi t'i japë impuls shfaqjes, siç bëjnë këngëtarët në fundin e saj, ku "show" ka edhe kulmin, një pjesë nga publiku, rreth 50- 60 spektatorë, ai i ftoi, dhe ata u ulën te shkallët e skenës. Ishte nje reagim entuziazmi, një emocion shumë spontan dhe i ngrohtë, me të cilin nuk ishte mësuar spektatori shqiptar, gjithnje brenda një kornize e nën një autokontro­ll. Papritur, disa figura, kryesisht të qeverisë e politikës dolën nga salla. Megjithatë, nuk pati asnjë incident. Ai koncert u regjistrua, u transmetua në televizion edhe sot ekziton në TVSH.

Janë koncerte që kërkohet angazhim i madh, kur eksperienc­a nuk është e tillë?

Më kutohet shumë mirë, angazhimi në atë dy ditë, për të organizuar, realizuar, koncertin e Albanos. Ai kishte ardhur me një grup të kompeltuar, muzikantë, artistë, por edhe me miq të tjerë. Aty lidha një miqësi shumë të fortë me mjekun që shoqëronte grupin, i cili ishte një fqinj i Albanos. Raffaele Ventura, quhej, dhe për një lloj sigurie shëndetëso­re ishte pjesë e tij grupi, si edhe djalin e tij Gianlucën që

xhironte me një telekamera amatoriale atë eksperienc­ë . Edhe sot, kur komunikoj me Dr. Venturen, 92 vjeç, ai ruan kujtime fantastike nga ato ditë të vjeshtës ' 89.

Shfaqja e dytë, pak më ndryshe, dhe në një stadium? Kujtoj në "Qemal Stafa", ku ishte montuar skena, mbrëmje, u krijua një atmosferë e paparë ndonjëherë. Kur ai me Rominën, u shfaqën në skenë. Në mënyrë të figurshme u dogjj stadiumi, por realisht kishte shikues që dogjën këmishat, kanotieret, sidomos kur Albano këndoi "Liberta". Edhe ai u regjistrua, por jo për efekt transmetim­i televiziv. Kur e kam takuar vite më vonë Albanon, kam realizuar një intervistë me të, më tregoi se në të gjithë pellgun lindor, që kishte kënduar, Shqipëria për të kishte qenë kujtimi më i veçantë. Por, nuk është i vetmi artist i Sanremos që ka kënduar në skenat shqiptare.

Ka interes, fluks këngëtarës­h italianë në Shqipëri?

Jehona pas koncertit të Albanos, duke ditur që shqiptarët janë të prirë ndaj kulturës italiane, pak kohë më vonë, njihem me një menaxher artistësh, Roberto Avallone nga zona e Lazios, Cassino, i cili kishte ardhur këtu, troket tek unë, që në atë kohë isha drejtor i programaci­onit në TVSH. Më propozon me shumë dëshirë, organizimi­n e një turneu me disa këngëtarë italianë. Në atë kohë, jeta kulturore ishte shumë e vakët dhe unë e pranova pa u menduar dy herë. "Mund të fillojmë me disa artistë pa rrezikuar shumë financiari­sht me pagesat e tyre", më thotë, pra jo emra shumë të famshëm të asaj kohe. Solli, ndër to grupin muzikor "I Colazh", nga Sardenja, vendi i dytë në Sanremo, këngëtarin Pino D'angio, me një super hit "Che idea", si dhe Miki, këngëtar i ri një nga zbulimet, fitues i çmimit të dytë me të rinjtë e Sanremos.

Një tjetër emër i madh sanremez vjen në Shqipëri

Me ndryshimet që ndodhën pas ' 90- s, më 1992, vjeshtë duhet të ketë qenë, i ftuar nga forcat uashtarke të Operacioni­t Pelikan, vjen në Durrës, këngëtari Nikola di Bari, për një koncert. Nga Tvsh, realizuam një reportazh aty ku ishte vendour operacioni, pranë Plepave. Kam qenë me regjisorin Leonard Gjata, operator zëri, Kristaq Kristo. Di Barin e shoqëronin edhe dy humoristë italianë. Një shoë i improvizua­r, për pak atmosferë aty ku ndodhej operacioni "Pelikan". U takuam, qëndruam me të. Kjo ishte hera e parë e tij në Shqipëri.

Edhe Zukero, në Tiranë?

Po, i ftuar te "Mis Universi", ku regjizore dhe producente ishte Vera Grabocka, unë skenarist. Ka qenënjë një nga aktivitet më të mëdha që janë organizuar. Viti 1995, kur mbrriti në Rinas, për ta pritur kishte dalë, Bledi, vëllai im që momentalis­ht ishte i angazhuar si asistentre­gjisor. Sapo zbriti nga avioni, jam shumë i uritur, i etur u shpreh. Në atë kohë në Rinas jo si sot, kishte vetëm disa kioska që shisnin hamburger, qofte, birra, atu qëndruan. Shoqërohej nga manazheri, një njeri zevzek, ndërsa Zukero një natyrë jo me shumë pretendime.

 ?? ?? Pandi Laço , grupi i televizion­it dhe Nikola di Bari
Pandi Laço , grupi i televizion­it dhe Nikola di Bari
 ?? ?? Zukero në aeroportin e Rinasit
Zukero në aeroportin e Rinasit
 ?? ?? Elsa Lila në Sanremo
Elsa Lila në Sanremo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania