Panorama (Albania)

Shqiptarët e "Ariston", nga këngëtarja e parë Ana Oxa te Elsa Lila e Ermal Meta

Post- festivali i 11- të i RTSH në Shqipëri, pse u mbyllën kanalet italiane të "Rai"- it, përfshirë edhe Sanremon

-

Ka vetëm një ngjyrë, ajo që pëlqehet nga këngëtari, pak befasi

Tek ajo pjesë e performanc­ës më kujtohet, road manager që kuronte çdo detaj në skenë, deri tek instrumeta­t, kabllot, fishat, gjithshka në ngjyrë të zezë. Mbaj mend që Zukero i kishte kërkuar një kitarrë të zezë, që ja kishin sjellë. Kishte një bend me to, edhe koristet veshur me të zeza. Pas spektaklit, orgaznizua­m një party në restorant Piazza, me Zukeron që gjithashtu pëlqente të kthente ndonjë birrë.

Nga ai koncert, keni si kujtim diçka të rrallë?

Të gjithë instrument­et për shfaqjen erdhën me porosi nga Italia, me regjim të përkohshëm doganor, sic futeshin pajisjet në atë kohë. Pas koncertit, bisedova, duke i kërkuar t'ja bleja kitarrën, me të cilën Zukero performoi në skenë. Edhe mundet ta merrni ishte përgjigja, duke i dhënë cmimin, por duhet folur me kompaninë që ka siguruar veglat, me kushtin që duhet ta rregulloni­m që të mos kishte problem kur të dilnin nga Shqipëria. E bleva, ende e ruaj si një kujtim interesant.

Të tjerë këngëtarë italianë, ftohen të jenë këtu?

Pati tentativa për të sjellë disa artistë. Një ndër to ishte Toto Kutnjo, që këndoi në skenën e Pallatit të Kongreseve. Kjo edhe nga angazhimi i një tjetër agjenti artistësh, Mimmo Gianfredda, i cili kishte kohë që punonte për shkëmbime kulturore mes Shqipërisë e Italisë. Në programin me regjisore Vera Grabockën, "Rreth fatit për 12 javë", unë punoja si skenarist, erdhën këngëtarë të njohur, ndër të cilët Tulio de Piskopo, Dario Baldan Bembo, Marco Ferradini, etj.

Melodia e "Quanto e bella lei" dëgjohet edhe në Tiranë

Kur organizuam "100 këngët e shekullit nga bota", thuajse çdo javë kishim një personazh nga vendet e sipas muzikës që prezantohe­j atë mbrëmje. Ka qenë viti 2011, kur ftuam kënëgatari­n Gianni Nazzaro, që erdhi me gruan e dytë. Kur këndoi "Quanto e bella lei", shumë e njohur edhe këtu, me të cilën janë dashurar rinia asokohe, mbeti i habitur ndërsa njerëzit në sallë, këndonin bashkë me të. Ishte në top formë të përkryer, fizike e në vokal, 67 vjeç, tejet i mbajtur se shumë moshatarët e vet, por kishte rënie në karrierë, nuk e di për cfarë arsye. Dukej që deri diku e vuante një lloj mënjanimi apo harrimi në Itali. Më ka ardhur shumë keq, kur u informova se ishte ndarë nga jeta.

Di Bari, sërish në Shqipëri, por tani në skenën kryeqyteta­se

Ardhja e dytë e Nikola di Bari, ka qenë më ndryshe, kur pas 25 vitesh nga Cazino e Sanremos e vitit ' 71, triumfues me "Il cuore e uno zingaro", tani në skenë e "100 këngëve të shekullit" në Tiranë. Tejet i pëlqyer, i admiruar nga rinia, brezi i atyre viteve, ai këndoi disa këngët e njohura e të famshme të repertorit, sukseseve të tija, si "Il mondo grigio, il mondo e blu", "Vagabondo".

Një tip i veçantë, i thjeshtë, komunikues siç po e tre

goni?

Kur qëndronte pas skenës, para se të dilte për të kënduar, i pëlqente një gotë raki. Ishte gati- gati "Vagabondi" i këngës që ai vetë e interpreto­i aq bukur. Shoqëruar nga bashkëshor­tja, në kuintat pas skene, që përkujdese­j mos kalonte masën e alkolit. Por, dukej që nga Di Bari i dikurshëm kishte mbetur pak rebelizëm. Drekat me të, shumë simpatik edhe në tavolinë.

Pastaj në Shkodër, ka një tjetër koncert, edhe me Di Barin protagonsi­t...

Në Pallatin e Sportit, do të organizuar një koncert me këngëtarët tanë dhe bashkë me ta, u mendua që të këndonte edhe Di Bari, një fetsë që e pranoi. I mbështetur nga një publik i ngritur në këmbë, në një atmsferë të jashtëzako­nshme, ata shoqëronin këngët e tij. Madje në një moment, i hutuara kërkonte gruan, duke menduar se e kishte humbur në mes të spaktatorë­ve. Kur e pa të ulur në rrallën e parë u qetsua, këndoi, i mirëpritur, duartrokit­ur nga shkodranët e muzikës, njohës edhe të këngëe të tij. Shfaqja u filmua nga TVSH, gazetarë ka qenë Kliton Nesturi dhe operator Adan Qeraxhiu, ndërsa prezantues Mirush Kabashi.

Vianelo, ka një rol në një telekomedi?

Këngëtari i njohur Eduarado Vianello erdhi me bashkëshor­tene, Fridën, e cila është shqiptare dhe mikesha ime prej vitesh. Si vizitor në familjen e Fridës, e ftoj të bëhet pjesë e një telekomedi­e që patëm realizuar në fillimet e "Tv Klan", me Bledi Laçon regjisor, Agron Llakajn, "Agim Bajkon", me titull "TV Titaniku". Një fabul simpatike, kur një biznesmen shqiptar në ato vite, në atsmosferë­n e krijimit të televizone­ve të para private, blen një anije peshkimi dhe e kthen në një televzuon privat. Këtë anije ku instalohet televizion­i, ia blen një italiani, rolin e të cilit e luan Eduardo Vianelo, një artist roman me një bagazh të jshtëzakon­shëm, shumë energjik e me shumë pozivitet.

Jeni i pranishëm në një takim, ai midis fituesve të Sanremo- ve, por në Tiranë?

Vianelo, padyshim është edhe një personazh tejet i spikatuar i festivalev­e të Sanremos. E ndërsa shkojmë të drekojmë me bashkë me të tek Villa Goldi, aty gjejmë tre pjestarët e grupit "Ricchi e Poveri" Anxhelon, Anxhelan dhe Frankon, të ftuar nga Petri Bozo, në Festivalin e Këngës në RTSH. Imagjinoni çfarë rastësie! Dhe "Ricchi e Poveri" që përqafohen përzemërsi­sht me Vianellon duke deklaruar se ishte ai i pari që i kishte promovuar e mbështetur në skenën e muzikës italiane, në fillimet e tyre.

Z. Pandi, në një kalim të shpejtë, në Shqipëri kanë ardhur mjaft fitues të Sanremo- ve, deri edhe një rekordmen i prezantimi­t të tyre?

Po, është e vërtetë, disa prej tyre fitues të çmimeve të para të festivalit të njohur të muzikës së lehtë italiane. Masimo Ranieri i ftuar nga Zhani Ciko, si regjizor për të venë në skenën e TOB, "Traviata"- n e Verdit. Xhani Morandi gjithashtu, erdhi si futbollist në kombëtaren e këngëtarëv­e të Italisë më 2001, ku ishte edhe Xhulio Rapeti, njohur si Mogol. Të ftuar nga Vera Grabocka, Petri Bozo, nga menzazheri Mimo Xhanfreda, Ardit Gjebrea, disa televizone, në programet e tyre kanë patur këngëtarë të tjerë të njohur, ndër të cilët Don Bakin, i të famshmes "Canzone", pastaj Lucio Dallën e "4 marzo 1943" dhe "Caruso", Fausto Leali me "A chi", Umberto Tozi, me "Gloria", e "Si ouo dare di piu", triumfues në Sanremo me Morandin dhe Ruxherin. Ky i fundit i pranishëm në festivalin tonë, në duet me Elsa Lilën, me siglën e një flimi "Fluturimi i fundit". Po kështu, Rikardo Foli me "Storie di tutti i giorni", një tjetër sanremez fitues. Marco Mazini, Mikele Zarrilo, Pupo, Xhixhi D'alesio, deri edhe Ricardo Cociante, i "Notre Dame de Paris", "Margarita", ka ardhur në Tiranë, i ftuar me motive zyrtare. Pa harruar Ana Oxën, që me interpreti­met e tyre, kanë elektrizua­r mjedisin, spektatori­n të pranishëm në sallë. Si dhe Pipo Baudon, prezantues­it legjendar të Festivalit të Sanermos, që ka provuar skenën shqiptare.

Z. Laco, bëhet fjalë për një shqiptare, që mund të jetë e para që ka kënduar në skenën e Sanremos?

Një fakt i tillë do të bëhej realitet fillimisht me Ana Oxan, që e konsideron veten po aq shqiptare sa dhe italiane, sipas një interviste ku ka deklaruar se kam jetuar shumë vite si nje emigrante. Ajo mund të konsideroh­et si shqiptarja e parë që ka prekur skenën e Sanremos, kur për herë të parë u shfaq në vitit 1978, me këngën "Emocione da poco". Më pas edhe fituese.

Për të vijuar e mbyllur bisedën tonë me të tjerë këngëtarë, artistë, në këtë rast me ata shqiptarë të ftuar në "Ariston"?

Sherif Merdani, në vitin 1992, i ftuar nga Pipo Baudo është shqiptari i dytë që është ngjitur ka provuar atë skenë. Në edicionin e vitit 2003, do të jetë Elsa Lila, si këngëtare konkurues në atë debutim surprizë, me "Valeria", një kompozim i Xhixhi D'alesios. Arriti deri në natën finale, me një prezantim tejet dinjitoz. Për t'u rikthyer sëris në edicionin 2007, me "ll senzo della vita" Pastaj Alketa Veisiu, e zgjedhur si prezantues­e, në shoqërimin e moderatori­t Amadues, në vitin 2020. Bashkë me monologun e paharruar emocionues të saj nga skena e Sanremos, duetin me të famshmin Bobi Solo. I fundit shqiptar në skenën e "Ariston", është Ermal Meta, që me Fabrizio Moron, në edicionin e vitit 2018, u shpallën triumfues me këngën "Non mi avete fatto niente".

 ?? ??
 ?? ?? Alketa Veisiu dhe Amadeus në “Ariston” të Sanremos
Alketa Veisiu dhe Amadeus në “Ariston” të Sanremos
 ?? ?? Pandi Laço duke intervistu­ar Albanon
Pandi Laço duke intervistu­ar Albanon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania