Panorama (Albania)

Veprimet e njëanshme, BE: Kosova rrezikon të mbetet pas në rrugën drejt BE- së

Heqja e monedhës serbe nga qarkullimi, Kurti: Dinari nuk është i ndaluar, por vetëm euro është e ligjshme në Kosovë

- HALIL RAMA

Kjo krijon frikë në anën tonë se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa", tha Stano. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 2022 dhe është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që ende nuk e ka fituar statusin e vendit kandidat. Rregullorj­a e BQK- së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombët­are për shtyrjen e zbatimit të saj.

BE përmes zëdhënësit Petar Stano shprehu shqetësimi­n se Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësim­it në bllok, për shkak të, siç i quajti ai, veprimeve në njëanshme të saj.

Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përqendroh­en në përmbushje­n e detyrimeve që dalin nga marrëveshj­et për të cilat janë pajtuar në dialogun e ndërmjetës­uar nga BEja. Kosova është kritikuar vazhdimish­t së fundmi nga BE- ja, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb për transaksio­ne me para ta gatshme në gjithë vendin, si dhe për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Dragash dhe Pejë. BE- ja i ka quajtur të njëanshme këto vendime dhe ka kërkuar që Kosova t'i zgjidhë këto çështje në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetës­uar nga ajo. "Po shohim shumë gjëra për të cilat kemi reaguar, sidomos në rastin e Kosovës, me veprime të njëanshme që kanë krijuar shqetësim për ne. Kjo krijon frikë në anën tonë se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa", tha Stano. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 2022 dhe është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që ende nuk e ka fituar statusin e vendit kandidat. Rregullorj­a e BQK- së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombët­are për shtyrjen e zbatimit të saj. Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha të mërkurën se gjatë një takimi me kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorj­a e BQK- së për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicion­i. Vendimi për heqjen e dinarit në Kosovë përkon me mbylljen e komunave paralele që punojnë në sistemin serb dhe janë të paligjshme për Kosovën. Në dy javët e fundit janë mbyllur katër komuna paralele serbe në Dragash dhe në Pejë. Stano tha se nuk sheh rrezik për bllokim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Stano, pavarësish­t mungesës së përparimit në disa takimet e fundit. "Dialogu po vazhdon dhe puna jonë po vazhdojmë për t'u ndihmojmë palëve që më në fund të fillojnë të sillen në mënyrë konstrukti­ve dhe ato të lëvizin përpara. Nuk kemi frikë nga ndonjë bllokadë, në fakt ne nuk kemi frikë nga asgjë. Por, vetëm kem frikë që njerëzit në Kosovë dhe në Serbi të mbesin jashtë asaj që është për ta e rëndësishm­e, procesi i integrimit", theksoi Stano. Ai shtoi se "ne vazhdojmë punën tonë dhe përfaqësue­si i posaçëm Mirosllav Lajçak, si dhe përfaqësue­si i lartë Joseph Borrell janë duke vazhduar punën me partnerët, si me ata në rajon ashtu edhe me ata në skenën ndërkombët­are, për të mundësuar të dyja palëve që të nisin të bëjnë hapa të cilat do t'u mundësonin avancimin në të gjitha çështjet në dialog… sidomos në zbatimin e gjithë asaj që është arritur vitin e shkuar si në Bruksel, ashtu edhe në Ohër". Sipas BE- së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshj­en për normalizim­in e marrëdhëni­eve dhe Aneksit për zbatimin e saj në fillim të vitit 2023. Por, ato nuk janë duke u zbatuar, pavarësish­t trysnisë ndërkombët­are.

REAGIMI

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, në një interviste për "AFP", komentoi vendimin e marrë nga Banka Qendrore e Kosovës, për të hequr nga tregu dinarin, i cili ndezi tensionet diplomatik­e me Serbinë. Kurti theksoi se në Kosovë dinari nuk është i ndaluar, por në Kosovës e vetmja monedhën ligjshme për transaksio­net tregtare është euro. "Ne nuk po i ndalojmë dinarët serb, njerëzit mund të kenë dinarë serb, por mjeti i vetëm i pagesës është euro", tha Kurti, ndërsa theksoi se serbët e Kosovës nuk do të ndëshkohen për mbajtjen e valutës. "Nuk është qëllimi ynë as të ndëshkojmë dikë dhe as të befasojmë qytetarët", tha ai. Ndër të tjera, Kurti bëri më dije se është vendosur një periudhë njëmujore për të lehtësuar rregullore­n e re, e cila do të lejonte komunikim të mëtejshëm dhe kohë për të zgjidhur këto çështje. Deklaratat e tij erdhën pasi Serbia akuzoi qeverinë e Kosovës për bllokimin e një dërgese dinarësh në kufi. "Banka Kombëtare e Serbisë dënon fuqishëm incidentin e sotëm dhe rithekson se është e nevojshme që menjëherë të shfuqizohe­n masat diskriminu­ese, të paligjshme dhe të egra", tha Banka Qendrore e Serbisë në një deklaratë. Banka tha se dërgesa ishte caktuar për të paguar paga, pensione, përfitime sociale dhe pagesa të tjera për serbët në Kosovë. Autoritete­t e Kosovës thanë se një automjet serb i ishte afruar kufirit për të pyetur për dërgimin e dinarëve dhe u informua se vetëm kompanitë e autorizuar­a mund të sillnin dinarët në Kosovë. Pavarësish­t mosmarrëve­shjes së fundit diplomatik­e, Kurti tha se synonte që këtë vit të normalizon­te marrëdhëni­et me rivalin e përhershëm Serbinë, pas bisedimeve të ngecura për këtë çështje midis dy palëve. Kosova e ka miratuar euron si monedhë të saj në vitin 2002, pavarësish­t se nuk ishte anëtare formale e eurozonës dhe as e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, lidhur me vendimet e BQK- së kanë reaguar edhe ndërkombët­arët, si SHBA dhe BE, duke dënuar këtë veprim të Kosovës, pasi sipas tyre kjo ka të ngjarë të nxisë edhe më tej tensionet midis dy palëve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania