Panorama (Albania)

Tensionet, Albin Kurti merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një seancë të jashtëzako­nshme të Këshillit të Sigurimit të OKBsë, e thirrur me kërkesë të Serbisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Zyra e kryeminist­rit njoftoi të enjten se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla- Schëarz. Ndërkohë, Presidenca serbe njoftoi të enjten se në seancë do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoritete­ve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit. Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkroi si të jashtëligj­shëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme, duke vlerësuar se ai është "vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucio­nale ndaj serbëve", dhe sipas Beogradit, qëllimi është "spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe". Tensionet janë rritur sërish pasi në Kosovë më 1 shkurt hyri në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës, euro është valuta e vetme për pagesat, që nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit serb. Bashkësia ndërkombët­are ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, duke shprehur shqetësimi­n se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb. Në vendbanime­t ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës - përmes një sistemi paralel - pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania