Panorama (Albania)

Qeveria teknike e RMV pritet të pësojë ndryshime 10 ditë pas votimit të saj në Kuvend

-

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut të premten pritet të pësojë ndryshime dhjetë ditë pas votimit të saj në Kuvend, më 28 janar. Kryeminist­ri teknik, Talat Xhaferi, ia ka dorëzuar Kuvendit kërkesën për shkarkimin e ministrit të Shëndetësi­së, Fatmir Mexhiti, dhe të ministrit të Administra­tës dhe Shoqërisë Informatik­e, Azir Aliu. Në vend të tyre ka propozuar Ilir Demirin për ministër të Shëndetësi­së dhe Naim Bajramin për ministër të Administra­tës dhe Shoqërisë Informatik­e. Seanca e Kuvendit për shkarkimin e ministrave të vjetër dhe emërimin e atyre të rinj është caktuar për të premten nga kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski. Vendimi i kryeminist­rit Talat Xhaferi pason një kërkesë të një komisioni partiak të Aleancës për Shqiptarët( ASH) që është pjesë e Qeverisë teknike, i cili propozoi shkarkimin e dy ministrave të saj. Vendimi është marrë për shkak të, siç thuhet, "veprimeve që bien ndesh me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASHsë, si dhe takimeve me

VMRO DPMNE- në". Por, sipas ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, propozimi për shkarkim është bërë për shkak të pozicionim­it të tyre pas kryetarit të partisë, Arben Taravari, i cili më 3 shkurt njoftoi për vendimin për të kaluar në bllokun opozitar shqiptar, Lidhja Evropiane për Ndryshim. Taravari theksoi se vendimin e kishte marrë "pas konsultime­ve prej disa javësh dhe pas një reflektimi të thellë se ka ardhur koha për ndryshim, të cilin e kërkon populli për të çliruar sistemin nga epidemia e korrupsion­it, si frenues i mirëqenies dhe zhvillimit të shqiptarëv­e në Maqedoninë e Veriut". Ai kishte kërkuar që vendimi i tij të mbështetet nga partia, por kryetari i Kuvendit partiak, Ziadin Sela dhe mbështetës­it e tij e kanë kundërshtu­ar duke insistuar që ASHja të dalë e vetme në zgjedhje, ndërkohë që ka nisur procedurat për shkarkimin e ministrave dhe të gjithë drejtorëve të saj nëpër institucio­ne. Ministri aktual i Administra­tës dhe Shoqërisë Informatik­e, Azir Aliu, deklaroi se kërkesa për shkarkimin e tij nga posti i ministrit, është e paligjshme. "Kërkesa për shkarkimin tonë nuk është legjitime pasi, sipas statutit të partisë, komisioni që doli me propozim, nuk mund të miratojë vendime për emërimin apo shkarkimin e ministrave. Puna jonë është transparen­te dhe me rezultate konkrete, andaj edhe nuk ka asnjë arsye për shkarkim", u shpreh Aliu. Sipas tij, shkarkimet që po kërkohen nga pjesa e partisë që është kundër unifikimit të opozitës, po ndihmohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim ( BDI). Ai akuzoi në veçanti zëvendëskr­yeministri­n nga radhët e BDI- së, Artan Grubi, i cili, sipas tij, ka marrë edhe "rolin e kryeminist­rit", duke vendosur për pikat e rendit të ditës dhe për shkarkimin e të gjithë drejtorëve që janë rreshtuar pas kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Sipas REL, Fatmir Mexhiti, ministër aktual i Shëndetësi­së, tha se kërkesa për shkarkimin e tij është "manifestim i frikës" nga ndryshimi që, sipas tij, do të ndodhë në zgjedhjet parlamenta­re, më 8 maj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania