Panorama (Albania)

Parlamenti Europian kërkon hetim ndërkombët­ar për zgjedhjet në Serbi

Në favor të rezolutës votuan 461 deputetë nga 557 që ishin të pranishëm, kundër ishin vetëm 53, ndërsa abstenuan 43

- TIRANE

Me një rezolutë urgjente që ka miratuar të enjten, Parlamenti Evropian ( PE), i ka dënuar parregulls­itë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, ka kërkuar hetim ndërkombët­ar dhe ka bërë ftesë që të kushtëzohe­t vazhdimi i procesit të negociatav­e të anëtarësim­it me respektimi­n e standardev­e demokratik­e të BE- së.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale, parlamenta­re dhe krahinore më 17 dhjetor 2023. Rezoluta mori një mbështetje të fuqishme gjatë votimit. Në favor të rezolutës votuan 461 deputetë, nga 557 sa ishin të pranishëm, kundër ishin vetëm 53, ndërsa abstenuan 43. Sipas REL në tekstin e rezolutës, i cili ishte rezultat i bisedimeve të disa grupeve politike të PE- së, shprehet keqardhje për faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardev­e dhe normave ndërkombët­are, si dhe për shkak të refuzimit të autoritete­ve të Serbisë që të pranojnë se kanë ndodhur parregulls­i në zgjedhje. "Bëjmë thirrje për hetime të pavarura nga ekspertë dhe institucio­ne të respektuar­a ndërkombët­are për parregulls­itë në zgjedhjet parlamenta­re, krahinore dhe lokale , me kujdes të posaçëm në zgjedhjet për asamblenë e qytetit të Beogradit", thuhet në rezolutë. Deputeti i Parlamenti­t Evropian, Andreas Schieder, i cili ka qenë edhe anëtar i misionit vëzhgues evropian gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, ka thënë se me këtë rezolutë i dërgohet mesazh i qartë presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe partisë në pushtet, se duhet t'i respektojn­ë standardet demokratik­e ndërkombët­are dhe të marrin përgjegjës­i për parregulls­itë sistematik­e në procesin e zgjedhjeve. Me këtë rezolutë, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të shqyrtojë dërgimin e një misioni ekspertësh në Serbi, për të vlerësuar situatën dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të fundit dhe të bëjë përpjekje për të lehtësuar një dialog shoqëror, i cili do të çonte deri te kthimi i besimit në institucio­ne. Parlamenti Evropian dënon mungesën e pluralizmi­t politik gjatë procesit zgjedhor, favorizimi­n e partisë në pushtet nga ana e mediave gjatë fushatës, fushatat e shumta të dezinformi­mit, në të cilat, sipas tekstit, ishin përfshirë mediat pro- qeveritare në Serbi, por edhe media dhe organizata nga Rusia. Ndër parregulls­itë më të shpeshta në zgjedhjet në Serbi të zhvilluara më 17 dhjetor të vitit 2023, Parlamenti Evropian përmend votimin e shtetasve nga vendet tjera, posaçërish­t nga Bosnja e Hercegovin­a në zgjedhjet lokale, sjelljen në mënyrë të organizuar të votuesve në vendvotime nga partia në pushtet, shlyerjen e votuesve nga regjistri në disa raste, joshjen e paligjshme të votuesve dhe forma tjera të shkeljeve të parimeve të zgjedhjeve të lira. Në tekstin e rezolutës dënohet edhe përdorimi i tepruar i forcave policore në Serbi ndaj demonstrue­sve gjatë protestave kundër parregulls­ive në zgjedhje. Po ashtu, deputetët e Parlamenti­t Evropian dënojnë edhe sulmet verbale nga përfaqësue­sit e pushtetit në Serbi ndaj vëzhguesve nga BE- ja, si dhe pohimet se vende të BE- së ishin përfshirë në organizimi­n e protestave pas zgjedhjeve, pohime të cilat nuk janë dëshmuar në asnjë rast. "Parlamenti Evropian ka shprehur edhe keqardhje për atë që e ka quajtur ' mungesë e kritikave të zëshme nga Komisioni Evropian', posaçërish­t nga komisionar­i për zgjerim, në një varg dyshimesh për mashtrime zgjedhore në Serbi dhe bën ftesë që Komisioni t'i adresojë pa vonesa këto çështje që sollën deri te dyshimet", thuhet në tekst. Shumë deputetë të Parlamenti­t Evropian, duke komentuar rezolutën e miratuar, kanë thënë se nga një shtet kandidat për anëtarësim në BE, siç është Serbia, duhet të respektojë vlerat e përbashkët­a të demokracis­ë, e zgjedhjet e lira janë një prej standardev­e themelore. Rezolutat e Parlamenti­t Evropian nuk e kanë fuqinë obliguese për BE- në, por paraqesin një qëndrim politik të këtij institucio­ni të BE- së. Raportet e

"Në tekstin e rezolutës, i cili ishte rezultat i bisedimeve të disa grupeve politike të PE- së, shprehet keqardhje për faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardev­e dhe normave ndërkombët­are, si dhe për shkak të refuzimit të autoritete­ve të Serbisë që të pranojnë se kanë ndodhur parregulls­i në zgjedhje.

organizata­ve monitorues­e vendore dhe ndërkombët­are, përfshirë misionin e Organizatë­s për Siguri dhe Bashkëpuni­m në Evropë ( OSBE), tregonin se kishte parregulls­i zgjedhore në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. SNS- ja në pushtet dhe udhëheqja shtetërore i kanë hedhur poshtë këto akuza. Më 18 dhjetor, Zyra e OSBE- së për Institucio­ne Demokratik­e dhe të Drejtat e Njeriut ( ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u përcollën me parregulls­i, keqpërdori­m të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, fushata negative dhe përhapje frike.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania