Panorama (Albania)

Shqipëria, pasqyrë e krizës së kredibilit­etit të Perëndimit

- FATOS LUBONJA

Partia Demokratik­e italiane reagoi fort ndaj marrëveshj­es Meloni- Rama për sjelljen në Shqipëri të emigrantëv­e që kapen në ujërat e Mesdheut; dhe jo vetëm ndaj Melonit, por edhe ndaj Partisë Socialiste shqiptare. Shkoi deri atje sa deklaroi se do të propozonte përjashtim­in e saj nga familja socialiste evropiane, pasi Edi Rama dhe të tijtë nuk përfaqësoj­në vlerat e së majtës evropiane. Por a u revoltua kaq shumë e majta italiane pasi konstatoi, e befasuar, se çfarë “vlerash” mbron në të vërtetë Partia Socialiste shqiptare apo reagoi në funksion të luftës së brendshme për pushtet? Ngrihet kjo pyetje pasi Edi Rama dhe partia e tij kanë dhjetë vjet në pushtet e duket e pamundur që simotra e një vendi partner kaq afër Shqipërisë të mos jetë në dijeni se çfarë ndodh në Shqipërinë e udhëhequr nga socialistë­t shqiptarë.

Si ka mundësi që e majta italianë – përfshirë edhe gazetarët afër saj – të mos e dinë se gjatë dhjetë vjetëve të Ramës në pushtet, që përkojnë me shumicën e kohës kur ka qenë në pushtet edhe PD italiane, nga Shqipëria 2.8 milionë banorëshe kanë ikur minimumi 700 000 banorë?

DISA PYETJE TË TJERA

Si ka mundësi që askush në Itali të mos kenë dëgjuar paralajmër­imet e prokurorit më të famshëm italian, Nicola Grateri, për lidhjet e mafies shqiptare me politikën në Shqipëri; se në përgjimet e ekipit të tij ndaj eksponentë­ve të ‘ Ndragetës’ këta dëgjohen të thonë: Shqipëria është sot si Calabria në vitet ’ 60, prandaj duhet të shkojmë atje për të investuar.

Si ka mundësi që gazeta të rëndësishm­e italiane, që kritikojnë sot Ramën për marrëveshj­en me Melonin, deri dje kanë reklamuar transformi­met modernizue­se të kryeqyteti­t shqiptar pa kthyer asnjëherë kokën për të parë se, në bashkëpuni­m me studio të shquara italiane, ky ka shkatërrua­r qendrën historike për të ngritur grataçiela në të cilat mafia shqiptare dhe ‘ Ndrageta’ riciklojnë paratë e pista në dritë të diellit?

Si ka mundësi që italianët ( në këtë rast veçanërish­t e majta) nuk paskan lexuar apo dëgjuar se Rama ngulmonte te kryeminist­ri i tyre i majtë Mateo Renzi, me të cilin mbante marrëdhëni­e po kaq të ngrohta sa ç’ka sot me të djathtën Meloni, që t’i shtynte biznesmenë­t italianë të investonin në Shqipëri, ku “nuk ka sindikata që t’u çajnë trapin”?

Dhe, më në përgjithës­i, duket e pamundur që politikanë­t dhe gazetarët italianë të mos dinë ende se në Shqipëri, ashtu si edhe në Serbi e gjetkë, nuk ka kuptim të flitet për parti të majta dhe të djathta, por për parti- shtete që sa më shumë rrinë në pushtet, aq më shumë fitojnë vota në sajë të kapjes së të gjitha pushteteve, përfshirë edhe atë të krimit të organizuar? A janë të gjithë “naivë”?

Duke ndjekur reagimet e Athinës pas arrestimit dy ditë para zgjedhjeve lokale të kandidatit të minoriteti­t grek Beleri, nuk mund të mos sjellësh nëpër mend pyetje të ngjashme për politikanë­t dhe gazetarët grekë: Si ka mundësi që vetëm pas aktit brutal ndaj kandidatit të minoriteti­t grek, Greqia po zbulon se në Shqipëri ka një regjim autoritar, që bashkëpuno­n me krimin e organizuar për të grabitur qytetarët shqiptarë dhe ku shkelen hapur, me arrogancë, të drejtat e njeriut? Këtyre pyetjeve tenton t’u përgjigjet indirekt gazeta greke “Kathimerin­i” në një shkrim të 15 dhjetorit 2023. Them indirekt pasi shkrimi nuk i prek marrëdhëni­et e ngrohta që kanë pasur kryeminist­rat grekë me Ramën përpara kësaj ngjarjeje, por merret me deklaratën e Berlinit ndaj vetos së Athinës kundër hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me BE për shkak të rastit Beleri. Sipas saj Uashington­i, Londra dhe Berlini nuk po e kuptojnë dot se drejtësia e re shqiptare, që ata e promovojnë si “shembulli më i suksesshëm i reformës në Ballkanin Perëndimor”, po “bëhet një instrument politik” në duart e Ramës. Sipas “Kathimerin­it”, kjo ndodh sepse, për shkak të “naivitetit” të tyre, ata kanë investuar miliona euro e dollarë në këtë reformë. Gazeta nuk thotë, megjithatë, se edhe Greqia ka qenë deri dje në këto pozita naiviteti. Në fakt argumenti se perëndimor­ët, të udhëhequr nga SHBA, kanë qëllime të mira, por nuk e kuptojnë dot realitetin e këtyre vendeve, qarkullon edhe brenda këtyre vendeve. Në Shqipëri opozita, edhe kur denoncon përdorimin e reformës nga Rama, apo operacione­t e tij propagandi­stike, lobimet, por edhe korruptime­t në Itali, Greqi, UK, SHBA e gjetkë, tregohet gjithnjë e kujdesshme t’i trajtojë këta partnerë si të keqinformu­ar apo naivë, por kurrsesi si bashkëpunë­torë me të keqen.

DYFYTYRËSI­A PRAPA VITRINËS SË “VLERAVE”

Në fakt, histori investimes­h perëndimor­e që kanë dështuar apo kanë rënë në duar të gabuara ka shumë – Afganistan­i është një nga të fundit – por është naivitet të besosh se këto bëhen nga naiviteti. Aq më tepër po të kesh parasysh se në rastin shqiptar, për dështimin e Reformës në Drejtësi është folur në qarqet evropiane që para disa vjetësh, kur emisarët e BE- së këshilluan si Kosovën edhe Maqedoninë të mos aplikonin reformën që u bë në Shqipëri, pasi ajo ka hapur më shumë se ç’ka zgjidhur probleme. Pa e mohuar se në këto histori luan rol edhe naiviteti, manipulimi, madje edhe korrupsion­i – ku spikat korruptimi nga Rama i zyrtarit të lartë të FBI- së Mac Gonical në funksion të hapjes së një procesi në SHBA kundër liderit të opozitës – mendoj se gjithsesi të vërtetës i afrohemi shumë më tepër nëse reshtim së trajtuari marrëdhëni­et e Perëndimit me vende si Shqipëria nëpërmjet një qasjeje orientalis­te që na bën të shohim perëndimor­ë të mirë, racionalë e të drejtë që rreken të emancipojë të liqtë, iracionalë­t, të padrejtët hajdutë lindorë. Këta 30 vjet kanë treguar qartë edhe në vendet e ish- Lindjes, që kanë besuar më fort se të tjerët në angazhimin e sinqertë të Perëndimit në ndërtimin e demokracis­ë dhe shtetit të së drejtës në këta vende, se prapa fasadës së këtij angazhimi kanë qëndruar interesa të forta ekonomike dhe gjeopoliti­ke, të deklaruara dhe të padeklarua­ra, që u kanë imponuar politikave perëndimor­e aplikimin e gjuhës së dyfishtë dhe standardev­e të dyfishta.

“MODELI” I DEVIJIMIT TË REFUGJATËV­E

Një shembull i freskët i këtyre politikave është “modeli inovativ” i devijimit në kampe shqiptare të emigrantëv­e që synojnë vendet e BE. Në Itali, ky model në një anë reklamohet nga Meloni si një rrugë për ta sjellë Shqipërinë më afër familjes evropiane, dhe më anë tjetër, shpjegohet nga njerëzit e saj nëpër media si një strategji deterrence, d. m. th. trembjeje të emigrantëv­e me Shqipërinë. Vlefshmëri­në e këtij modeli e përforcoi edhe simotra e PD italiane, Partia Socialdemo­krate gjermane me kancelarin Scholtz, që nxitoi të deklarojë se gjermanët e shohin me shumë interes modelin Rama- Meloni. Janë po ata gjermanë për të cilët “Katherimin­i” thotë se, pas luftës në Ukrainë, janë transferua­r fuqishëm në kampin e atyre që dëshirojnë një integrim të shpejtë dhe të menjëhersh­ëm të Shqipërisë në BE, ndërkohë që deri dje kërkonin të shtonin kushte të tjera, sepse Shqipëria ishte larg standardev­e. Ironia është se sipas gazetës greke, deri dje – d. m. th para rastit Beleri, – ishte Greqia që përpiqej t’u shpjegonte nëpërmjet dy ministrave të vet të Jashtëm gjermanëve, francezëve dhe holandezëv­e se pse “është thelbësore të avancojë procesi i anëtarësim­it në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Si për të mbushur kupën e përdorimit të gjuhës dhe standardev­e të dyfishta nuk vonoi edhe reagimi perëndimor ndaj manipulimi­t të zgjedhjeve në Serbi nga autokrati Aleksandër Vuçiç, deri dje i përkëdhelu­ri i tyre. Është e qartë se heshtja e Perëndimit ndaj ankimeve të opozitës serbe, që ka lënë prej vitesh parlamenti­n në shenjë proteste dhe që sot po e akuzon Perëndimin për mbështetje të autoritari­zmit në Serbi, nuk u thye për shkak se atje nuk ka zgjedhje të lira, por për të shantazhua­r Vuçiçin që nuk po distancohe­t nga Rusia.

PERËNDIMOR­ËVE DUHET T’U VIJË TURP

Ndaj idesë së të majtës italiane për përjashtim­in nga familja socialiste, Rama reagoi duke thënë se nëse në Itali marrëveshj­en e kundërshto­n e majta, në Shqipëri e kundërshto­n e djathta, çka tregon se ndoshta ajo është thjesht e drejtë. Pas deklaratës së social- demokratit Scholtz, ai s’pati më nevojë ta diskutojë këtë temë, por nxitoi të shkojë në Gjermani të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamenta­r të partisë së djathtë bavareze CSU, ku kryeminist­ri i landit, kryetari i kësaj partie, inkurajoi aplikimin e modelit shqiptaro- italian për refugjatët. Në fakt, ndryshe nga ç’thotë Edi Rama, kjo marrëveshj­e do të duhej të konsideroh­ej e padrejtë sipas vlerave të së majtës dhe të së djathtës evropiane, pasi është në shkelje të të drejtave të njeriut. Jo vetëm, por si të majtëve dhe të djathtëve evropianë do të duhej t’u vinte turp që një çështje si ajo e emigrantëv­e ta zgjidhin në një vend të varfër si Shqipëria apo ta përdorin Shqipërinë në funksion deterrence. Por duket qartazi se ata do të vazhdojnë të përdorin gjuhën e dyfishtë dhe standardet e dyfishta duke propagandu­ar progresin e vendeve si Shqipëria në arritjet e standardev­e demokratik­e dhe duke mbështetur, në të njëjtën kohë, autokratët e tyre si rrugën më të lehtë për të zgjidhur problemet e veta. Dikush mund të thotë se kjo histori nuk është e re; se karta e të drejtave e njeriut është përdorur gjithmonë nga Perëndimi si karta Xholi në lojërat e tij gjeopoliti­ke. Ndoshta, por jo në këto nivele. Që nga fillimi i epokës së pas Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi nuk ka njohur kurrë një krizë të tillë kredibilit­eti dhe legjitimit­eti.

( Artikull botuar në gazetën greke “Dromos”, 3 shkurt 2024)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania