Panorama (Albania)

Ilnisa dhe Sara ndezin gjakrat në shtëpi, Bardhi dhe Meritoni të shqetësuar për miqësinë e tyre

Çifti kanë rënë dakord që të mos bien pre e provokimev­e në shtëpi dhe se do të shmangin çdo situatë që mund të sjellë probleme mes tyre. Sara dhe Bardhi kanë biseduar në oborr këtë të mërkurë, një ditë pas spektaklit. Ajo e cilëson një lojë të Rikes fakti

-

Debatet

e fundit mes Ilnisës dhe Sarës kanë filluar ta shqetësojn­ë Bardhin. Artisti i njohur ka kërkuar vëmendjen e vajzave gjatë mbrëmjes së djeshme, ku iu tha se do mirëkuptim ndaj të dyjave lidhur me debatet që ato kanë pasi nuk do që të cenohet miqësia e tij me Meritonin. Ju keni debat dhe nuk e di as arsyen pse. E keni nisur pa qenë unë këtu. Gjithmonë jam munduar t'ju pajtoj, se kemi në mes një shoqëri unë dhe Meritoni, të paktën respektoni atë. Si Sarën që e kam kritikuar po ta them dhe ty Ilnisa. Jemi shumë miq të mirë jashtë. Meritoni ka afrimitet me ty, unë kam me Sarën. Dhe nuk dua që kjo krisje të vijë tek i gjithë grupi vetëm se ju keni mosmarrëve­shje me njëra- tjetrën. Ajo që i thua sot Sarës, më prek mua, por nuk kam reaguar dhe s'do reagoj. Edhe te ty më prek pjesa e Meritonit. Kam shumë respekt, e kam të brendshme nuk mund unë të kapem me ty. Kujtojmë se, Sara Gjordeni dhe Bardhi janë sqaruar pas spektaklit për hyrjen e Endrik Bebës, ish- it të Sarës, si banor në "Big Brother VIP 3". Çifti kanë rënë dakord që të mos bien pre e provokimev­e në shtëpi dhe se do të shmangin çdo situatë që mund të sjellë probleme mes tyre. Sara dhe Bardhi kanë biseduar në oborr këtë të mërkurë, një ditë pas spektaklit. Ajo e cilëson një lojë të Rikes faktin që vendosi të flejë në krevatin e Bardhit, afër Sarës, pasi banorja e re Françeska zgjodhi të merrte krevatin e saj. "E para punës ai vendi aty nuk është thjesht një krevat, ai është një krevat pranë meje, kur ne të dy edhe nëse konfliktoh­emi nuk kemi pse ta shohim njëri- tjetrin në cep të dhomës, ajo afërsia do të na detyrojë që në një farë mënyrë ta zgjidhim gjënë, në rast se ne zihemi qëndron afër gocës që ke më shumë përzemër në këtë shtëpi në shumë situata, nuk është çështje se ku do të flesh, kur është i mërzitur, kur është i lumtur, çështje përkushtim­i, Rike vjen dhe zgjedh krevatin tënd, gjithmonë kam menduar që Rikja bën shumë lojë, në mënyrën se si flet, e dëgjova duke i thënë Meritonit që këta nuk dinë të luajnë. Më bën të mendoj që atë veprim e ka bërë për tjetër gjë", tha Sara. Nga ana tjetër, Sara dhe Ilnisa prej javësh janë në një përplasje të ashpër mes tyre, ku ofendimet nuk kanë munguar. Sara e konsideron Ilnisën si një lojtare të dobëtm, e cila është në lojë vetëm sepse ka bërë dashuriçka me Meritonin. "Unë nuk merrem me lojtare të nivelit tënd", i është kthyer Ilnisa teksa qëndron përballë Sarës, e ndërsa kjo e fundit i thotë: "Jam gati, merru me mua!". Në një moment Ilnisa i thotë se "edhe nëse të gjen dikush në rrugë, ty nuk të merr njeri". Mesa duket Sara është prekur nga ky koment dhe i ka thënë Ilnisës se ajo nuk ka një familje. Ilnisa ka reaguar keq, ku sipas saj përfshirja e jetës së saj personale në lojë nuk është normale. "Turp t'i vijë, përdor historinë e jetës të vetë për një lojë, turp t'i vijë. Sapo më tha që unë jam rritur pa familje, se më ka folur vetëm për tezen. Turp t'i vijë. Nuk paska gjë më të ulët sesa kjo, bashkë me atë Erjolën që është pleksur. Por, 200 të bëhen si ato, mua nuk më rrëzojnë dot, se unë rri në këmbë. Më është prishur gjaku nga neveritë që po ndodhin këtu. Me mua të mos ngatërrohe­t, unë kam vënë duart në kokë sot. Kjo është dhimbje, si mundet një njeri të shkojë deri këtu, të përdorë historinë personale për një lojë, duke më baltosur mua ( qan). Ajo është një person i rrezikshëm, ky është mesazhi? Se unë shkoj e ngacmoj me ndonjë fjalë, të arrijë në këtë pikë, të përdorë historinë personale, pa e ditur unë. Që kur e puthi ky publikisht ndodhi kjo. Është e neveritshm­e. Unë as e dija që ajo ishte pa familje", u shpreh gazetarja. Duket se raporti mes vajzave është në ditët më të këqija dhe me gjasa, e tillë do të vijojë për ditë me rradhë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania