Panorama (Albania)

Nevil dhe Kin: Ekipet italiane s'ishin të pastra

-

Dy legjendat e Mançester Junajtid, Geri Nevil dhe Roi Kin, kanë aluduar gjatë një podkasti se në periudhën kur ata luanin me "djajtë", skuadrat italiane që kishin përballë përdornin substanca të palejuara. Ish- mbrojtësi u mundua që të shmangte telashet ligjore, por tha se ato "nuk ishin të pastra". Gjatë atyre viteve kur Mançester Junajtid kishte në drejtim Aleks Fergusonin, ata u përballën në Europë me skuadrat e Interit, Milanit, Juventusit, Fiorentinë­s, Romës dhe Lacios. "Ka dy gjëra që më janë ngulitur në mendje. Mendoj se kishte disa skuadra me të cilat kemi luajtur të cilat nuk ishin të pastra", tha Nevil përkrah Roi Kinit, Ian Rajtit e Xhemi Karragerit. "Ne e mendonim në atë periudhë. Ajo që dua të them është se nëse sheh pas në kohë tek ajo që doli nga çiklizmi dhe sporte të tjera me mjekët, ne mendonim atë kohë që kishte gjëra që fizikisht … më vjen keq, ne ishim në formë, nuk pinim alkool, ishim në formë, kishte diçka që nuk shkonte. Dola nga fusha kundër një skuadre italiane dhe mendova ' kjo nuk është në rregull'. Më vjen keq, por unë mendoj se disa nga djemtë e tjerë të atyre viteve e mendojnë saktësisht në të njëjtën mënyrë", tha Nevil. Edhe Kin ishte plotësisht dakord me të. "Kur ne luanim kundër skuadrave të caktuara, unë dilja nga fusha në fund tërësisht i dërrmuar. Shihja lojtarët ndaj të cilëve luaja, dy skuadrave italiane dhe ata dukeshin sikur nuk kishin luajtur ndeshje. Pse nuk mund të flasim rreth kësaj gjëje? Nuk është se po përmendim emra apo klube", tha ish- kapiteni i Junajtid.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania