Panorama (Albania)

Liga e Kombeve, Italia sheh tmerre me Francën e Belgjikën

Gjermania rigjen Holandën, me fat ës htë Spanja

-

Është hedhur në Paris shorti i Ligës së Kombeve 20242025. Turneu që lindi për të shmangur miqësoret e lodhshme do të nisë në 5 shtator me javën e parë të fazës së grupeve dhe do të përfundojë në 8 qershor 2025 me finalen e madhe që do të kurorëzojë fituesin. Edicioni i ri i kompeticio­nit, i cili vjen me disa modifikime të formatit nuk i shmangu ashtu siç pritej grupet e ferrit në Ligën më të fortë, atë A, skuadrat e të cilave do të përballen për të fituar turneun. Nga ekipet e mëdha mund të fërkojë duart vetëm Spanja, e cila u shortua në Grupin A4 dhe do të masë forcat me Danimarkën, Zvicrën dhe Serbinë. E pafat Italia e Luçiano Spaletit, e cila do të përballet me skuadra të nivelit të parë që në fazën e grupeve. Kampionët e Europës do të luajnë përballë peshave të rënda si Franca dhe Belgjika, në një grup që kompletohe­t nga Izraeli, një tjetër kundërshta­r që do të tentojë të bëjë surprizën. Gjermani- Holandë po rikthehet në një klasike në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, të cilën do ta rishohim edhe këtë sezon bashkë me Hungarinë dhe Bosnjë Hercegovin­ën në grup. Një grup interesant edhe A1, i cili ka vendosur përballë Kroacinë dhe Portugalin­ë dhe që kompletohe­t edhe me Poloninë dhe Skocinë. Anglia e sheh veten në Grupin B2 këtë edicion dhe do të gjejë përballë Finlandën, Republikën e Irlandës dhe Greqinë, një kundërshta­r që e peshkoi edhe në simulimin e shortit 24 orë më herët nga "The Sun". Në Grupin B3 u shortuan: Austria, Norvegjia, Sllovenia, Kazakistan­i. Grupi B4 gjen Uellsin, Islandën, Malin e Zi dhe Turqinë. Grupi C1 ka Suedinë, Azerbajxha­nin, Sllovakinë dhe Estoninë. Grupi C3 ka Luksemburg­un, Bullgarinë, Irlandën e Veriut, Bjellorusi­në. Grupi C4 ka a Armeninë, Ishujt Faroe, Maqedoninë e Veriut dhe

Letoninë. Ndërsa në Grupin D1 ndodhen Lituani/ Gjibraltar, San Marino dhe Lihtenshte­jni.

Mbyllet gjithçka me Grupin D2, që në përbërje ka vetëm Moldavinë, Maltën dhe Andorrën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania