Panorama (Albania)

Pikët, Liverpuli ekipi i nëntë më i mirë në Europë

Fitojnë 2.22 pikë për ndeshje, Leverkusen­i i pari

-

Liverpuli do të renditej vetë në vendin e nëntë në një klasifikim të përbashkët të pesë kampionate­ve kryesore të Europës në këtë moment të sezonit, pavarësish­t se kryeson Premier Ligën. "Reds"- at kanë grumbullua­r 51 pikë në 23 ndeshje këtë sezon, gjë që i ka katapultua­r ata në krye të Premier Ligës dhe ka dhënë shpresa për të fituar një tjetër titull në sezonin e fundit të Jyrgen Klopit në stol. Por pavarësish­t se ata kanë grumbullua­r mesatarish­t 2.22 pikë për ndeshje, ata janë ende larg ritmit të vendosur nga disa klube në kampionate­t e tjera më të mëdha të kontinenti­t. Por ata nuk kanë as mesataren më të lartë në Angli, duke qenë se Mançester Siti ka grumbullua­r 49 pikë në 22 ndeshje të luajtura deri tani, që do të thotë se "qytetarët" kanë një mesatare prej 2.23 pikësh për ndeshje. "Fbref" ka përpiluar klasifikim­in e pesë ligave kryesore të sezonit deri tani. Dhe vendi i parë i takon Bajer Leverkusen­it, që po surprizon me Ksabi Alonson në stol këtë sezon dhe "aspirinat" nuk janë mundur ende në Bundesligë. Skuadra gjermane shpreson të ndalojë serinë e Bajernit të Mynihut prej 11 titujsh radhazi në Bundesligë dhe marrja e 52 pikëve në 20 ndeshje është një mënyrë për ta arritur këtë.

Leverkusen­i ka fituar 16, ka barazuar katër dhe nuk ka humbur asnjë, duke regjistrua­r një mesatare pikësh mbresëlënë­se prej 2.60 pikësh për ndeshje. Për të kuptuar se çfarë po bën skuadra e Alonsos këtë sezon mjafton të themi që Mançester Siti e fitoi titullin me rekordin e 100 pikëve në sezonin 2017- 18, me një mesatare prej 2.63 pikësh për ndeshje. Interi ( 2.59 pikë për ndeshje), Reali i Madridit ( 2.52), Bajerni i Mynihut ( 2.50), dhe surpriza e La Ligës Girona ( 2.43) përfundojn­ë pesëshen e parë të klasifikim­it. Në anën tjetër të tabelës, Anglia ka skuadrën e dytë më të keqe në pesë ligat më të mira të Europës. Shefielld Junajtid ka marrë 0.43 pikë për ndeshje dhe renditet në fund të Premier Ligës. Do të duhet një mrekulli që skuadra e Kris Uajlderit të shpëtojë sezonin, pasi ata janë tashmë 10 pikë larg nga zona e sigurisë, me të njëjtin numër pikësh që kanë fituar në 23 ndeshje. Por gjërat shkojnë akoma më keq për spanjollët e Almerias, e cila po bën sezonin më të dobët të regjistrua­r ndonjëherë në shekullin e 21- të dhe ndoshta edhe më tej. Skuadra e La Ligës renditet në fund të tabelës me një total prej gjashtë pikësh në 23 ndeshje, një rekord që i shpërblen me 0.26 pikë për ndeshje. Kjo do të thotë se për çdo ndeshje që Bajer Leverkusen­i luan në Gjermani, Almerias i duhen 10 ndeshje për të grumbullua­r të njëjtin numër pikësh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania