Panorama (Albania)

Ceferin largohet në 2027: Nuk do të rikandidoj për mandat të katërt

-

Dje në Paris u mbajt kongresi i 48- të i UEFA- s dhe presidenti Aleksandër Ceferin lëshoi "bombën", duke zyrtarizua­r se ai nuk do të rikandidoj­ë më në krye të qeverisë europiane të futbollit dhe do të jetë në zyrën e tij deri në vitin 2027, kur t'i përfundojë mandati aktual. Ai u shpreh se është i lodhur dhe ka jetuar larg familjes dhe për këtë arsye ka vendosur të mos rikandidoj­ë më ndonëse ndryshimi i fundit në Kongresin e UEFA- s i lejonte edhe të riprovonte një mandat të katërt në vitin 2027, duke qenë se ai nuk e plotësoi të plotë mandatin e parë, pasi zëvendësoi Mishel Platininë e detyruar të dorëhiqet në vitin 2016. "Jam i lodhur, kam jetuar larg familjes për një kohë të gjatë. Unë kam vendosur të mos kandidojë më në vitin 2027?, tha shkurtimis­ht kreu i UEFA- s. Slloveni u zgjodh në vitin 2016 pas dorëheqjes së Mishel Platinisë dhe është rikonfirmu­ar dy herë si president. Ai mund të kishte synuar një mandat të ri katërvjeça­r, në vitin 2027, pa shkelur rregullin e tre mandateve maksimale radhazi. Gjatë fjalimit të tij, Ceferin u ndal edhe tek Superliga për të vazhduar sulmin ndaj drejtuesve të saj, të cilët ende shpresojnë për krijimin e një kompeticio­ni që do të shkëputej nga UEFA. "Futbolli është një nga gjërat e pakta, ku Europa po kryeson. Ne duhet të jemi krenarë dhe se suksesi bazohet në modelin e vetëm, në solidarite­t, në promovime, në rënie. Ne duhet ta mbrojmë këtë model. Të gjithë ne dhe jo vetëm UEFA. Ka nga ata që përpiqen të shkelin, bëjnë sikur janë shpëtimtar­ët kur në realitet hapin varret. Ata janë grabitqarë. Ata formojnë një rreth të mbyllur. Ata nuk dinë asgjë për lirinë e shprehjes. Futbolli europian përfaqëson një nga simbolet e Europës, uniteti është e vetmja gjë që mund të na shpëtojë edhe në futboll. Duket se ka vetëm një ligj të vlefshëm në Bashkimin Europian dhe ai është tregu. Jo të gjithë mund të blejnë futboll. Nuk është jeta që duam. Nuk ka të ardhme pa unitet. Ka një sërë individësh që duan të na ndajnë, duke folur për tregun e lirë për të vazhduar të rrisin egon, fuqinë dhe paratë e tyre. Ne e kuptojmë sulmin ndaj UEFA- s. Ne mbrojmë një ekuilibër. Çdo klub mund t'i bashkohet garës që dëshiron. Ata planifikoj­në për dëshirën e tyre për të fituar më shumë para, kapital, fuqi, prestigj. Ndjenja e epërsisë dhe lakmisë. Ata duan gjithmonë e më shumë. Dëshirojnë të jenë superiorë. Superliga është si molla e Borëbardhë­s. Nuk mund të blesh ëndrra, merita sportive. Nuk mund të blesh histori. Ne kemi 70 vjet histori, por ka shumë të tjera", tha Ceferin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania