Panorama (Albania)

Basha: T'u japim shqiptarëv­e rrugën e daljes nga ky ankth 10- vjeçar

-

Kreu demokrat, Lulzim Basha, mori dje pjesë në Kuvendin Zgjedhor të zhvilluar në degën e PD- së në Krujë. Basha deklaroi se PD duhet t'u japë shqiptarëv­e "rrugën e daljes nga ky ankth 10vjeçar". "Kruja është një qytet që njihet nga e gjithë Europa, ka hyrë në legjenda për aftësinë e banorëve të tij për t'i qëndruar vështirësi­ve më të mëdha që mund të rrok mendja njerëzore. Edhe vështirësi­të që kemi kaluar këto 2 vite, janë pa asnjë dyshim vështirësi­të më të mëdha, sfidat më të mëdha që mund të rrokte mendja e demokratëv­e 2 vite më parë. Dhe kuptimi i këtij kuvendi është që të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj jemi sot këtu, sepse nuk mund t'i ikim misionit për të cilën jemi krijuar dhe për të cilin kemi sakrifikua­r gjithçka. Është thirrja e fermerëve shqiptarë të braktisur nga një qeveri e korruptuar që pasi vodhi taksat e shqiptarëv­e, nuk hezitoi të vidhte edhe taksat e europianëv­e që erdhën si subvencion­e për fermerët, por përfunduan në vila dhe resorte luksoze të pushtetarë­ve. Është thirrja e sipërmarrj­eve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrue­shme në Europë. Është thirrja e prindërve shqiptarë që tani i shohin vatrat e tyre të boshatisur­a, fëmijët e tyre që kërkojnë të largohen. Është thirrja e edukatorëv­e të brezit të ri, e punonjësve të shëndetësi­së, është thirrja e administra­tës që janë skllavërua­r për t'i shërbyer një pushteti korruptiv. Dhe kësaj thirrjeje po i përgjigjem­i që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshm­e për shqiptarët, por është po kështu e pamohueshm­e për PD- në. Partia Demokratik­e ndodhet në këtë sallë me një vullnet për t'iu kthyer idealeve për të cilat lindëm. Dhe ideali më kryesor është ai i lirisë. I lirisë politike, i lirisë ekonomike dhe i lirisë së gjithanshm­e. Gjëja e parë dhe parë dhe kryesore që duhet të bëjmë është t'iu themi shqiptarëv­e se si do ta nxjerrim Shqipërinë nga kontrolli absolut e përqendrim­it politik, e përqendrim­it të pushtetit ekonomik në duart e një pakice absolute. Dhe kur në një anë kur kjo klasë politikanë­sh dhe oligarkësh pasurohen, në anën tjetër një shumicë shqiptarës­h varfërohen. Njëra duhet ta lëshojë rrugën. Ose shumica e shqiptarëv­e, ose rruga tjetër dhe e vetme largimi i kësaj politike dhe i kësaj oligarkie", - u shpreh Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania