Panorama (Albania)

PS nuk ndalet, përjashton edhe dy deputetë të tjerë

"Zgjedhorja" mblidhet "online". Shoqëria Civile, rekomandim­e për Kodin Njëri iu "vërsul" Alibeajt, tjetri dogji rregullore­n. Edi Paloka ndëshkohet me 40 ditë, ndërsa Petrit Doda 20 ditë

- TIRANE

Një ditë pas seancës së zhurmshme plenare, Partia Socialiste kërkoi masë disiplinor­e për dy deputetët demokratë Petrit Doda dhe Edi Paloka.

Me vendimin e marrë nga mbledhja e Sekretaria­tit, Paloka u përjashtua­r me 40 ditë, ndërsa Doda me 20. Kujtojmë se të enjten, Edi Paloka hodhi akuza të rënda ndaj kryeminist­rit Edi Rama duke e krahasuar me Enver Hoxhën. Pasi mbaroi fjalën në foltore, ai dogji rregullore­n e Kuvendit. Doda nga ana tjetër, iu "hakërrye" Enkeled Alibeajt me tone të larta e duke i drejtuar gishtin, ndërkohë që ky i fundit qëndronte i ulur në vendin e tij. U desh ndërhyrja e Gardës për ta larguar Dodën nga Alibeaj. Vlen të theksojmë se në sallën e Kuvendit munguan plot 23 deputetë opozitarë, kjo për shkak të incidentev­e që kanë shkaktuar në seancat e shkuara. Edhe kreu i grupit parlamenta­r Gazment Bardhi është përjashtua­r me 10 ditë. Pavarësish­t tensioneve, projektlig­jet e rendit të ditës u miratuan, përveç ' Lojërave të Fatit' që u shty. Për shkak të kaosit në mbledhjen e kaluar, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh "online" dje për të diskutuar rekomandim­et e përfaqësue­sve të organizata­ve të Shoqërisë Civile. Bashkëkrye­tari Damian Gjiknuri u shpreh se është në dorën e aktorëve politikë nëse duan ta respektojn­ë Kodin Elektoral dhe se kontributi në komision duhet të jetë konkret nga të gjitha palët. Enkelejd Alibeaj e argumentoi kalimin "online" të mbledhjes me bllokimin që sipas tij i bënë deputetët demokratë mbledhjes së komisionit. Përfaqësue­sit e organizata­ve të shoqërisë civile sollën propozimet e tyre lidhur me votën e emigrantëv­e, votimin elektronik, listat e hapura, heqjen e herësit si dhe plotësimin e rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it. Deputeti i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka, në një lidhje ' Skype' në rubrikën "Opinion" në "News 24", ka deklaruar se djegia e Rregullore­s së Kuvendit, ishte një akt simbolik, pasi në të vërtetë mazhoranca qeverisëse i ka "vënë zjarrin" Kushtetutë­s dhe Rregullore­s. Ai shtoi se opozita tashmë nuk e ka mekanizmin e vetëm kontrollue­s ndaj mazhorancë­s, që ishin komisionet. "I kanë djegur me kohë Kushtetutë­n dhe rregullore­n e Kuvendit. Ai i imi ishte akt simbolik. Opozitës i janë hequr të drejtat për të kontrollua­r qeverinë. Komisionet janë mënyra konkrete që opozita ka në dorë për të kontrollua­r mazhorancë­n", - tha ai. Paloka foli edhe në lidhje me komisionet hetimore. "Është lënë në dorë të mazhorancë­s të vendosë për ngritjen e komisionev­e hetimore, që më parë e kishte pakica. Rama e ka thënë me arrogancë se nuk do të lejojë krijimin e tyre. Komisionet janë eliminuar. Vendimet e Kushtetues­es kanë shkuar në favor të qeverisë. Një tjetër e vërtetë që e deklaroi kryetarja e Kushtetues­es është se edhe vendimet që nuk i kanë konvenuar nuk i ka zbatuar, siç është vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës", - tha ai. I pyetur në lidhje me faktin nëse ndjehen apo jo përgjegjës për faktin se kalimi i ligjeve të rëndësishm­e në Kuvend po bëhet në mënyrë kaotike, Paloka tha se opozi

ta kurrë nuk është dëgjuar në Parlament, edhe nëse nuk do të ishte një situatë e tillë e tensionuar. "Do ndjehesha fajtor nëse do na shkelnin me këmbë dhe nuk do të reagonim. Sa për ligjet, ka ndodhur ndonjëherë që të

dëgjohet edhe një herë të vetmet edhe një vërejtje më banale e opozitës në Parlament. Kemi diskutuar 2 ditë e 2 net për buxhetin dhe asnjë amendament nuk u mor parasysh", - tha ai. Paloka shtoi se edhe sa i përket Re

formës Zgjedhore, propozimet të cilat do t'i interesojn­ë kryeminist­rit Edi Rama do të prezantohe­n nga kreu i PDsë, Lulzim Basha, dhe do të shiten si propozime të pranuara nga opozita. "Reforma zgjedhore, propozimet që i

leverdisin Ramës do propozohen nga Basha dhe do të quhen si propozime, të cilat i janë pranuar nga opozita. Basha nuk është opozitë. Edhe orarin se kur hynë në Kuvend dje ua caktoi Taulant Balla", - deklaroi Paloka.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania