Panorama (Albania)

Motoja e 20 shkurtit, Berisha: Do ta bëjmë Shqipërinë si Europa

"Llahtaria që tha Ahmetaj mund të lidhet me vrasje dhe zhdukje"! Ish- kryeminist­ri: Edi Rama ka folur për Hënën dhe Diellin, por asnjë fjalë për akuzat nga zëvendësi i tij

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, është besimplotë se 20 shkurti do të jetë dita e betejës së tyre pa kthim drejt fitores. Para mbështetës­ve të tij, ai deklaroi se motoja e tyre do të jetë "Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa". "Pasi u faktua se Rama ka bërë vjedhjen më të madhe të shekullit, pasi u faktua se Edi Rama ka korruptuar shefin e kundërinte­ligjencës së SHBA, pasi doli se Edi Rama mohon të drejtat kushtetues­e parlamenta­re të deputetëve, pasi Edi Rama denoncohet nga zëvendësi i tij si kreu i organizatë­s kriminale. Çfarë na mbetet ne, çfarë do të bëjmë ne, këtë po presin ndërkombët­arët, këtë po presin njerëzit e lirë në Europë dhe botë. Kjo pyetje qarkon në të 4- anët e vendeve të lira. Kushtet për të hyrë në Europë janë të shumta. Por jo të gjitha kushtet janë të shkruara në letër të dashur miq. Kushti i të gjitha kushteve është a kemi ne së pari një frymë evropiane, një përgjegjës­i evropiane për fatin e lirive tona dhe të demokracis­ë në Shqipëri. A jemi ne të gatshëm të çohemi në këmbë dhe të sakrifikoj­më kur demokracia është në rrezik për vdekje", - tha Berisha. Ai shtoi më tej: "A do të veprojmë ne si njerëz të lirë, evropianë, para diktaturës së re që sundon sot Shqipërinë, apo do të veprojmë e sillemi si populli i Koresë së Veriut". Duke iu drejtuar simpatizan­tëve të tij, Berisha tha: "Mos harroni se kur në Europë lulëzonte demokracia, ne kaluam 45 vite të shtypur. Më pas u zgjuam dhe thirrëm se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Por a do të veprojmë ne si popujt evropiane. Këtë po presin të shohin popujt e lirë nga ne dhe përgjigje për këtë do të japë populli opozitar në datën 20 shkurt, ditën e fitores. Me 20 Shkurt motoja jonë nuk do të jetë më ' E duam Shqipërinë si gjithë Europa', motoja jonë do të jetë ' Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa'". "Si do ta

"Mos harroni se kur në Europë lulëzonte demokracia, ne kaluam 45 vite të shtypur. Më pas u zgjuam dhe thirrëm se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Por a do të veprojmë ne si popujt evropiane. Këtë po presin të shohin popujt e lirë nga ne dhe përgjigje për këtë do të japë populli opozitar në datën 20 shkurt, ditën e fitores. Më 20 Shkurt motoja jonë nuk do të jetë më ' E duam Shqipërinë si gjithë Europa', motoja jonë do të jetë ' Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa'".

bëjmë këtë? Përgjigja është e thjeshtë. Sot rrugët kryesore të kryeqytete­ve të Europës janë të paralizuar­a nga revoltat e fermerëve dhe kjo nuk është e pazakontë e Europës së lirë, por është pjesë e traditës së saj të lirisë dhe qytetarisë. Sot janë fermerët, dje ishin jelekvedhë­t, ishin studentët dhe kështu është çdo vit apo çdo 6 muaj. Por për çfarë bëhen këto protesta miq? Për të ulur çmimet, për të ndaluar rritjen e moshës së pensioneve, për të përmirësua­r jetën e studentëve. Kauza shumë të drejta. Por kur krahasohen këto me problemet që ka Shqipëria, që kemi ne, këto kauza ngjajnë si thërrime, kur vetë demokracia në Shqipëri është e kërcënuar për vdekje", - theksoi lideri demokrat. Berisha, ngriti dyshime të tjera në lidhje me deklaratat ish- ministrit Arben Ahmetaj, i cili tha në një intervistë të pak ditëve më parë se "shqiptarët do llahtarise­n se deri ku arrin afera e incenerato­rit". u shpreh se sipas tij, "llahtaria që tha Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë të keqe që ne nuk e dimë, mund të lidhet me vrasje apo murosje apo zhdukej që ne nuk dimë asnjë". Sipas ish- kryeminist­rit, deklarata e Arben Ahmetajt mund të lidhet me firmosje në dokumente me revole të vëna pas kokës. Ai theksoi se çdo komb evropian do ja nxirrte prej hundësh brenda 24 orëve veprimet e llahtarshm­e të kryeminist­rit të denoncuara nga zëvendësi i tij, ndërsa shtoi se, "Edi Rama ka folur nga mëngjesi deri në darkë për Tokën, qiellin, Hënën dhe Diellin, por nuk ka folur një fjalë të vetme për veprim e llahtarshm­e që e akuzoj Arben Ahmetaj". "Llahtaria që tha Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë të keqe që ne nuk e dimë, mund të lidhet me vrasje apo murosje apo zhdukej që ne nuk dimë asnjë, mund të lidhet me firmosje të vendosura në dokumente me revole të vëna pas kokës, që ne nuk dimë asgjë. Ajo mund të lidhet me kontot bankare të mbi 100 milion eurosh të Ramës dhe Veliajt, që ai si ministër i financave i ka ditur. Çdo komb evropian do ja nxirrte prej hundësh brenda 24 orëve veprimet e llahtarshm­e të kryeminist­rit të denoncuara nga zëvendësi i tij. O sot o kurrë, 20 shkurti është dita jonë, është dita e fitores. Çfarë lloj proteste do zhvillohej në Europë që edhe pas kësaj akuze të tmerrshme, kryeminist­ri dhe anëtarë të organizatë­s kriminale do zbatonin kodi i mafies. Sot është dita e nëntë që Edi Rama ka folur nga mëngjesi deri në darke për tokën qiellin, hënën dhe diellin, por nuk ka folur një fjalë të vetme për veprim e llahtarshm­e që e akuzoj Arben Ahmetaj. Nuk ka folur për kërcënimet mafioze që i ka bërë zëvendësit të tij, s'ka fol për vjedhjen e shekullit", - deklaroi lideri demokrat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania