Panorama (Albania)

Përplasja, Rama: Kosova dhe Serbia të fokusohen te dialogu

"Seanca në KS ishte pa kuptim". Kreu i qeverisë, apel Kurtit dhe Vuciçiç: Të dyja shtetet të koordinohe­n me aleatët ndërkombët­arë

- TIRANE

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësi­t e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen akuza të rënda.

Këto "përplasje" lidheshin me kufizimin e dinarit serb në Kosovë, çështje kaq e diskutuar së fundmi. Përmes një postimi në "X", reagoi dhe kryeminist­ri Edi Rama. Ai e cilëson këtë seancë si të pakuptimtë, duke theksuar se dy shtetet duhet të fokusohen te dialogu dhe koordinimi me aleatët ndërkombët­arë. Në vlerësimin e kryeminist­rit Edi Rama debati për denarin serb në Këshillin e Sigurimit ishte i gjithi i pakuptimtë. Në platformën e tij "X" kreu i qeverisë shkruan se arena e Këshillit të Sigurimit në OKB nuk është vendi ky dy shtetet e pavarura, Kosova dhe Serbia, duhet të zgjidhin mosmarrëve­shjet. "Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKBsë është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësim­in në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendroh­en plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE- ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshj­eve për qarkullimi­n financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalim­in e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t'i theksojë lidershipi­t kosovar rëndësinë e koordinimi­t të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshë­m së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjës­isë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhëni­eve ndërkombët­are", shkruan Rama. Pas këtyre debateve në KS, ambasadorë­t e vendeve perëndimor­e kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallë­zimit të situatës. Edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani reagoi në lidhje me seancën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit, ku pati një përplasje mes kryeminist­rit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti­t serb, Aleksandër Vuçiç. Ai siguroi se Shqipëria qëndron krah Kosovës në parandalim­in e çdo kërcënimi të jashtëm dhe po ashtu Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. "Siç edhe Përfaqësue­sja e Përhershme e SHBA- ve në Kombet e Bashkuara, Linda ThomasGree­nfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB- së, se ka ' kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitet­it që vijnë nga jashtë Kosovës'. Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalim­in e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimi­t të ngushtë me aleatët e saj kryesorë", tha ministri Hasani. Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësi­t e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen dje akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorë­t e vendeve perëndimor­e kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallë­zimit të situatës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania