Panorama (Albania)

Basha kundër Ramës për Kosovën: Ka nevojë për mbrojtje, jo për leksione

-

"Flet si perëndimor, vepron si lindor". Kështu e cilëson kryedemokr­ati deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama mbi mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë së OKB, ku u diskutua mbi Kosovën. Kurti u vu "përballë" Vuçiç, në mesin e akuzave të ndërsjellt­a lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për caktimin e euros si monedhë zyrtare. Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi si të pakuptimtë zhvillimin e kësaj seance, duke nënvizuar se dy vende që aspirojnë anëtarësim­in në BE, duhet të fokusohen tek konsensusi dhe dialogu. Lulzim Basha përmes një reagimi në rrjetin social "X", thotë se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, duke iu referuar Ramës, por për mbështetje konkrete. "Aleatët strategjik­ë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlant­ike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjik­ë e trajtojnë korrupsion­in e politikanë­ve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsion­i që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucio­net dhe shteti. Kujtojmë që ditën e djeshme, gjatë seancës plenare, Partia Socialsite rrëzoi dy amendament­et e depozituar­a nga Lulzim Basha në Kuvend. Kryedemokr­ati kërkonte që një pjesë e buxhetit të shtetit shqiptar të shkonte si ndihmë ushtarake për Kosovën", deklaroi Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania