Panorama (Albania)

Denoncimi, Berisha: Rama dhe Vuçiçi janë vëllezër siamezë edhe në censurë!

-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas raportimev­e se Serbia censuroi fjalimin e kryeminist­rit kosovar, Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit. Sipas Berishës, Rama dhe Vuçiç janë vëllezër siamezë edhe në censurë. "Prej kohësh Edi Rama i tmerruar nga mesazhet e qendrestar­ëve të pamposhtur, oratorëve të ' Rrugës së Shpresës', ka urdhëruar mediat e mëdha që kontrollon, të vendosin censurë të plotë ndaj parlamenti­t të fjalës së lirë, fjalimeve të njerëzve të lirë dhe fjalimeve të mia të përnatshme në ' Rrugën e Shpresës'. Detyrën e kontrollit të zbatimit të këtij urdhri thuhet se ua ka besuar ndrikullav­e të censurës, Imeri dhe Meta në krye të AMA- s si zëdhënës të Rama- Brava. Në shembullin e Ramës, dje padroni i tij Vuçiç si siamezë në censurë urdhëroi censurimin e plotë të fjalës së Kryeminist­rit Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB. Diktatorët kanë tmerr nga fjala e lirë". Në Serbi u ndal transmetim­i direkt kur Kurti nisi fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit. Mbrëmë në New York për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimit pati një përballje Kurti- Vuçiq. Mbledhja e jashtëzako­nshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara ( OKB), e thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e qarkullimi­t të dinarit serb në Kosovë, u transmetua drejtëpërd­rejt në Kosovë, teksa në Serbi pati censurim të saj. Kjo pasi transmetim­i i drejtpërdr­ejtë atje u ndërpre në momentin kur kryeminist­ri Kurti e mori fjalën. Për këtë ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskr­yeministri­t, Besnik Bislimi. "Në Serbi, e kanë ndalur transmetim­in atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeminist­ri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik", shkruan ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania