Panorama (Albania)

Kupchan: Kurti dhe Vuçiç po e vështirëso­jnë zgjidhjen, duke luajtur me karta nacionalis­te

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshm­e provokuese, shprehet Charles Kupchan, profesor në Universite­tin Georgetoën dhe ish- drejtor i Çështjeve Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. "Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirëso­nte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizim­in e marrëdhëni­eve", thotë Kupchan në intervistë­n dhënë "Radios Evropa e Lirë@. Sipas tij, të dy udhëheqësi­t - Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç - kanë mbetur te mosmarrëve­shjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja. "Ky është edhe një tjetër rund i dialogut të ashpër mes Kurtit dhe Vuçiqit. Pavarësish­t faktit se Marrëveshj­a e Ohrit, e ndërmjetës­uar nga Bashkimi Evropian, është në tryezë, marrëdhëni­et mes Kosovës dhe Serbisë duket se po kthehen prapa dhe nuk po ecin përpara. Unë mendoj se kryeminist­ri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshm­e provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoft­imeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [ shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve… tani u thotë serbëve se nuk mund t'i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja. A i ka të justifikue­shme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro… ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave. Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionalis­te - me ç'gjë e vështirëso­n përparimin e Marrëveshj­es së Ohrit. Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008 [ kur Kosova ka shpallur pavarësinë], Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirëso­nte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizim­in e marrëdhëni­eve. Tani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikojnë Kosovën. Pra, nga një këndvështr­im i gjerë, nuk jam i sigurt se këto veprime - edhe nëse janë të justifikue­shme për sa u përket të drejtave sovrane - janë të dobishme", deklaroi Kupchan.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania