Panorama (Albania)

"Shqipëria, partner kyç në Ballkan", DASH: Blinken, vizitë në Tiranë më 14 shkurt

Vizita në Shqipëri do të bëhet me qëllim të riafirmimi­t të lidhjeve të ngushta mes Uashington­it dhe Tiranës

- VALENTINA MADANI

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Kjo u konfirmua nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit.

Vizita në Shqipëri do të bëhet me qëllim të riafirmimi­t të lidhjeve të ngushta Uashington- Tiranë, duke e cilësuar Shqipërinë si partner kyç dhe aleat i fortë në përkrahjen e sovranitet­it të Ukrainës. Kjo vizitë në Shqipëri do të ndodhë para se Blinken të udhëtojë për në Gjermani, ku do të diskutohet për përkrahjen ndaj Ukrainës dhe përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. DASH njoftoi se këto vizita të Blinken do të ndodhin nga data 14 deri më 17 shkurt. "Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14- 17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhëni­eve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitet­in në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetje­n e sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të Ukrainës. Në Mynih, Sekretari Blinken do të marrë pjesë në Konferencë­n e Sigurisë, si pjesë e delegacion­it të SHBA- ve të kryesuar nga zëvendëspr­esidentja Kamala Harris. Sekretari do të zhvillojë takime dypalëshe për të nënvizuar mbështetje­n e qëndrueshm­e të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshm­e në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlan­tike. Sekretari Blinken do të bashkohet gjithashtu me partnerët ndërkombët­arë për një forum publik mbi multilater­alizmin", - thuhet në njoftimin e DASH. Kjo do të jetë vizita e parë e Blinken në Shqipëri. Më herët, vendin tonë e kanë vizituar edhe paraardhës­it e tij, James Baker, më 22 qershor 1991, Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, Colin Poëell në vitin e 2003 dhe Hillary Clinton në nëntor të 2012 dhe John Kerry, më 14 shkurt të vitit 2016, datë që përkon me vizitën e Blinken. Edhe vizita e Sekretarit Kerry atëherë në Tiranë i parapriu pjesëmarrj­es së tij në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih. Antony Blinken është i gjashti Sekretar Amerikan i Shtetit qe viziton Shqipërinë në 33 vite pluralizëm. E para vizitë është ajo e vitit 1991 e Sekretarit James Baker, i cili sipas raportimev­e të mediave amerikane të kohës u prit nga 300 mijë shqiptare në sheshin "Skënderbej" në Tiranë. Në fjalimin e tij, sekretari James Baker tha se: "Liria funksionon" dhe i nxiti shqiptarët të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracis­ë. Pasi foli me njerëzit në sheshin qendror të Tiranës, sekretari Baker u takua me kryeminist­rin reformator Ylli Bufi, me Presidenti­n Ramiz Alia, si dhe me udhëheqës të grupeve të sapoformua­ra opozitare. Baker e bëri të qartë se nuk kishte ardhur me një ' plan Marshall' për Shqipërinë edhe vizita e tij u shoqërua me një paketë ndihmash prej 6 milionë dollarësh, qumësht pluhur, mjekime dhe pajisje mjekësore. Kjo ka qenë në fakt asistenca e parë e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë. Nëntë vite pas vizitës se James Baker, në vitin 2000, Shqipërinë e vizitoi Madeleine Albright. "Ndërsa shohim përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne presim që Shqipëria të ndihmojë në udhëheqjen e rrugës", - tha sekretarja amerikane Albright në Tiranë, ku mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2003 do të ishte radha e Sekretarit Amerikan Colin Pawell, i cili e cilësoi vizitën si një "një akt miqësie". Atë ditë në Tiranë ishin edhe dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Kroacisë, pasi qëllimi i vizitës zyrtare i krahut të djathtë të presidenti­t George Bush në Shqipëri ishte firmosja e kartës "Adriatik 3", një angazhim rajonal i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në përshpejti­min e anëtarësim­it në NATO. "Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14- 17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhëni­eve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitet­in në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetje­n e sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të Ukrainës".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania