Panorama (Albania)

Nuk jep pagat! AKBN "bunker", asnjë reagim se pse i ka arkat bosh

Nën kërcënimin e largimit nga puna, punonjësit po mbahen nën presion për të mos dalë publikisht. Asnjë datë se kur mund të jepen rrogat

- TIRANE

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nuk ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me situatën kur punonjësit kanë që nga tetori i vitit që shkoi pa marrë pagat.

Është e paqartë se pse situata në AKBN ka përfunduar në këtë gjendje. Kjo agjenci është e organizuar në mënyrë të tillë që e siguron të ardhurat me vetë financimin në pjesë të madhe, ku për çdo licencë në sektorin energjetik, minerar dhe hidrokarbu­r paguhen tarifat përkatëse. Për nga natyra e asaj që administro­n AKBN duhet të ishte një nga agjencie publike më fitimprurë­se.

"News24" ka disa ditë që ka kontaktuar zyrtarisht me AKBN për të marrë versionin e saj për situatën, dhe pse ka përfunduar me arkat bosh, por kjo agjenci ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje të plotë. Në anë të ndryshme, punonjës të AKBN kanë denoncuar nëpër media faktit që nuk marrin rrogat prej disa muajsh. Nën kërcënimin e largimit nga puna ata po mbahen nën presion për të mos dalë publikisht.

Është e paqartë se pse situata në AKBN ka përfunduar në këtë gjendje. Kjo agjenci është e organizuar në mënyrë të tillë që e siguron të ardhurat me vetë financimin në pjesë të madhe, ku për çdo licencë në sektorin energjetik, minerar dhe hidrokarbu­r paguhen tarifat përkatëse. Për nga natyra e asaj që administro­n AKBN duhet të ishte një nga agjencie publike më fitimprurë­se. Sipas statutit, AKBN është përfituese direkte e koncesione­ve në këto energji, miniera dhe fushat e kërkimit të naftës, si dhe siguron të ardhura nga shitja e pjesës së shtetit në një marrëveshj­e hidrokarbu­re. AKBN është në varësi direkte të Belinda Ballukut, e cila pak javë më parë prezantoi drejtorin e ri Petrit Malaj, ndërkohë që nuk dihet asgjë se ç'ndodhi me ish- drejtorin Adrian Bylyku.

Ndërsa punonjësit e AKBN kanë tre muaj pa marrë pagat, KLSH kishte paralajmër­uar krizën financiare të kësaj agjencie publike që është në varësi të Belinda Balluku. Sipas

Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtuesit e AKBN shpërbleni­n veten, ndërkohë që paratë duhet të përdoreshi­n për shpenzime të tjera. Po ashtu, KLSH ka nënvizuar faktin se kjo agjenci planifikon­te shpenzime më shumë se të ardhurat që planifikon­te dhe se nuk mbikëqyrte si duhet kontratat koncesinar­e, në kërkim dhe nxjerrje nafte, hidrocentr­ale dhe miniera.

AUDITIMI I KLSH

Vetëm në vitin 2020, AKBN ka bërë planifikim më të lartë të të ardhurave që pret të arkëtojë në krahasim me shpenzimet, ndërsa për periudhën tjetër institucio­ni planifikon shpenzime më të larta së vetë të ardhurat që priten të arkëtohen nga institucio­ni, duke riskuar që institucio­ni të përballet me vështirësi ekonomiko- financiare gjatë realizimit të objektivav­e të tij. Mbartja e një situate të tillë ka bërë që aktualisht punonjësit e kësaj agjencie të rëndësishm­e dhe që administro­n dhe monitoron kontrata koncesinar­e me miliarda euro në energjetik­e, miniera dhe naftë të mos marrin pagat tre muajt e fundit.

SI I SIGURON TE ARDHURAT AKBN

AKBN është përfituese direkte e koncesione­ve në energjetik­ë, miniera dhe fushat e kërkimit të naftës dhe siguron të ardhura nga shitja e pjesës së shtetit në një marrëveshj­e hidrokarbu­re. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore mund të marrë para nga projekte nga buxheti i shtetit. Njëkohësis­ht për çdo shërbim në AKBN paguhen tarifa marramendë­se, dhe subjektet që marrin leje energjetik­e, minerare apo hidrokarbu­re janë të detyruara të paguajnë bonuse për kualifikim­in dhe administri­m e projektit. AKBN është përgjegjës­e për mbikqyrjen e qindra koncesione­ve në Shqipëri, të HECve private, fushave të naftës dhe minierave, për të cilat ajo vjel "fee koncesiona­re"

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania