Panorama (Albania)

Të përndjekur­it politikë, emrat që dëmshpërbl­ehen

Emrat e trashëgimt­arëve në radhë për këstin e tretë të dëmshpërbl­imit Përshpejto­het procesi, qeveria shton fondin për këtë kategori

-

Gati fatura financiare për trashëgimt­arët e të persekutua­rve në periudhën e regjimit komunist. Gazeta publikon sot një pjesë nga lista e përfituesv­e të bërë publike nga Ministria e Financave edhe më herët.

Ndërkohë që priten të tjera lista me përfitues, si nga kategoria parësore ashtu edhe për trashëgimt­arët e ishtë përndjekur­ve politikë, pas vendimit të qeverisë për t'u akorduar një pjesë të 7.5 miliardë lekëve nga rialokimi i fondeve të mbetura nga ky vit fiskal. Ata që janë në listë, por edhe përfituesi­t që presin "OK" nga Ministria e Financave duhet të bëjnë gati paketën e dokumentev­e për ta dorëzuar dorazi apo nëpërmjet shërbimit postar: kopje të letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. "Në respektim të kritereve ligjore të kryerjes së pagesave, nëse familjarët nuk plotësojnë dokumentac­ionin e kërkuar pas përfundimi­t të afatit tremujor, dosja merret në shqyrtim në fazën e radhës, por jo me larg se tre vite nga data e publikimit", përcaktohe­t në ligj.

Nga ana tjetër, personat, të cilët nuk dëmshpërbl­ehen, për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. "Me kalimin e kësaj periudhe, personi që nuk ka plotësuar dokumentac­ionin e kërkuar, humbet të drejtën e dëmshpërbl­imit", specifikoh­et më tej në ligj. Prej vitesh, në arkën e Drejtorisë së Pagave dhe Dëmshpërbl­imeve kanë kaluar 1 miliard lekë ose 10

milionë dollarë. Por, ky fond sërish është i pamjaftues­hëm për të përballuar pagesën e këstit të tretë për të gjithë trashëgimt­arët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania