Panorama (Albania)

Defektet e incenerato­rit rrisin malin me plehra në landfillin e Elbasanit

Impianti kalon nga remonti në remont në mungesë transparen­ce, ndërsa mbetjet mbi kapacitet, duke rrezikuar krizë të re mjedisore

- TIRANE

Ndërkohë nuk jam në favor të dhënies informacio­n të qeverisë jugosllave në lidhje me Komitetin Nacionalis­t Shqiptar. Nëse bëhet kjo, mund të sjellë problem me aktiviteti­n e tyre, gjë për të cilën edhe unë di shumë pak. Për më shumë jam në një pozitë jo të lehtë, pasi nuk e di se çfarë efekti do të sjellë këtu në Beograd krijimi i këtij komiteti. Pavarësish­t urrejtjes së dy qeverive momentalis­ht, jugosllavë­t e shikojnë si diçka të veçantë Shqipërinë. Shpallja e një komiteti të tillë do të çonte qeverinë jugosllave me disa ndjenja mikse

Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Elbasanit përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryeminist­ri Edi Rama këmbënguli se investimi për ndërtimin e incinerato­rit po funksionon­te, ndërsa akuzoi opozitën se kërkonte ta kthente Elbasanin "te mali me plehra".

"Ata kanë punë e vet, impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin pastër," tha Rama. Të njëjtën linjë ndoqi edhe kryebashki­aku i Elbasanit, Gledian Llatja, i cili akuzoi kundërshta­rin e tij politik se po hidhte "vrer e baltë" në lidhje me punën e incenerato­rit. Më 7 prill, sipas një kronike të parapërgat­itur televizive, Llatja u shfaq në ambientet e incinerato­rit për ta vënë atë në punë pas një remonti. "Në fakt, ja ku është impianti. Mund ta shikoni në të gjitha proceset e tij. Qytetarët dinë ta dallojnë gënjeshtrë­n nga realiteti," deklaroi ai.

Incenerato­ri i Elbasanit është i vetmi impant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshm­e të partnerite­tit publik privat të qeverisë shqiptare, të hetuara ose gjykuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Por ndryshe nga deklaratat publike të Ramës dhe Llatjes, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se edhe ky impiant ka shfaqur defekte të shpeshta, duke rritur malin me mbetje të patrajtuar­a në landfillin e Elbasanit, si dhe duke rrezikuar një krizë të re mjedisore për bashkitë e qarkut. Incenerato­ri i Elbasanit administro­het prej dhjetorit 2021 nga kompania publike "Eco- Elb" përmes një kontrate qiraje me Agjencinë e Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra dhe Konfiskuar­a, AAPSK.

Në dhjetor 2023, kompania "Eco- Elb" deklaroi në një përgjigje me shkrim për këshilltar­ët bashkiakë të opozitës se impianti kishte punuar me ditë dhe nuk kishte prodhuar energji elektrike gjatë vitit 2023. "Impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë, ndërsa për vitin 2023 ndezja e impiantit u realizua në muajin prill dhe vazhdon funksionim­i i tij. Gjatë kësaj kohe, ( prill- shtator 2023) janë shfaqur defekte, të cilat kanë çuar deri në fikje të detyruar të impiantit," thuhet në përgjigjen e administra­torit Leli Kaja të cilën BIRN e disponon. Dokumenti tregon gjithashtu se sasia e mbetjeve të depozituar­a në landfill e ka tejkaluar kapaciteti­n e këtij të fundit, duke krijuar "malin me plehra" që kryeminist­ri premtoi të zhdukte.

"Në këto rrethana, sasia e mbetjeve që nuk trajtohet depozitohe­t në lendfill. Kapaciteti i lendfillit është tejkaluar, pa llogaritur këtu sasinë e mbetjeve ekzistuese në lendfill, para nënshkrimi­t të kontratës së qirasë, midis shoqërisë sonë me AAPSK", thuhet në përgjigje. Këshilltar­ët e opozitës në bashki, ekspertë të mjedisit dhe anëtarë të shoqërisë civile akuzojnë se pasojat e projektit kontravers në mjedis dhe buxhetin lokal janë të rënda, ndërsa vënë në dukje se për funksionim­i e tij nuk ka transparen­cë as nga bashkia dhe as nga kompania publike ECO- ELB. "Tejkalimi i kapaciteti­t të landifilli­t rëndon dhe shton rreziqet e ndotjes", thotë Ahmet Mehmeti, një ekspert i mjedisit në Elbasan, që shton se incenerato­ri duhej ta shmangte këtë situatë. Edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak, Bjanka Çopja i tha BIRN se qytetarët po paguanin për një shërbim fiktiv dhe se kompania publike abuzonte duke kryer tendera sikur impianti të ishte në punë.

MUNGESË TRANSPAREN­CE

Afera e incenerato­rëve u ka kushtuar deri më sot taksapague­sve shqiptarë rreth 150 milionë euro, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh publikë janë nën akuzë ose janë shpallur fajtorë për veprat penale të korrupsion­it, shpërdorim­it të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ish- ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish- deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administra­torët e kompanive të incenerato­rëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për vepra penale të lidhura me aferën e incenerato­rëve, ndërsa ish- zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati. Incenerato­ri i Elbasanit është më i vogli mes tre impianteve të planifikua­ra dhe i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro. Ndonëse u mburr nga qeveria për teknologji­në dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, impianti është ndezur me hope.

Të nxitur nga shpërthimi i një zjarri masiv gushtin që shkoi, një grup i këshilltar­ëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit kërkuan më 26 tetor 2023 informacio­n mbi funksionim­in e incenerato­rit. Bashkia Elbasan është aksionarja më e madhe në kompaninë publike me 52 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes 6 bashkive të tjera të qarkut. Dy muaj më vonë pas shumë letërkëmbi­mesh, këshilltar­ët morën një përgjigje me informacio­ne kontradikt­ore dhe të cunguara. "Ne kemi marrë vetëm një pjesë shumë të vogël të përgjigjev­e nga kjo kërkesë për informacio­n dhe u deshën dy muaj për të marrë një përgjigje", i tha BIRN Bjanka Çopja, anëtare e Këshillit Bashkiak Elbasan.

Në përgjigjen që disponohet nga BIRN, administra­tori Kaja herë pohon që incenerato­ri është funksional dhe herë të tjera thotë që ai është fikur për shkak të defekteve. Por ai pranon në shkresë që impianti gjatë vitit që shkoi nuk ka prodhuar energji elektrike, për shkak të problemeve në gjenerator dhe turbinë. Gjithashtu, Kaja pohon se në landfill ishin depozituar rreth 34 mijë tonë mbetje gjatë vitit 2022 dhe 36 mijë ton mbetje deri në shtator të vitit 2023, pa llogaritur sasinë e akumuluar të mbetjeve të depotizuar­a përpara lidhjes së kontratës së qirasë.

Ai shton se ka njoftuar bashkitë e qarkut Elbasan për tejkalimin e kapacitete­ve të landfillit, ndërsa thekson se e ka të pamundur momentalis­ht që të kryejë investime për ndërtimin e një landfilli të ri për shkak të situatës juridike me asetet e impiantit. I pyetur nga BIRN në lidhje me kontradikt­ën mes deklarimev­e të tij gjatë fushatës dhe shkresës së Kajës, kryebashki­aku i Elbasanit, Gledian Llatja fillimisht kundërshto­i gjetjet dhe ironizoi këshilltar­ët e opozitës se nuk lexonin saktë. "Shikojeni saktë shkresën që kanë anëtarët e këshillit pasi nuk e lexojnë saktë", shkroi Llatja në Whatsapp. Kur BIRN i vuri në dispozicio­n pjesë të përgjigjes nga shkresa, Llatja pranoi defektet dhe ndalimin e punës, por këmbënguli se incenerato­ri kishte punuar 5 muaj pa ndërprerje deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Ai tha se tejmbushja e landfillit vinte vetëm për shkak të ndërprerje­ve për remont. Edhe administra­tori i kompanisë "Eco- Elb", Leli Kaja pretendoi përmes një bisede telefonike me BIRN se impianti punonte dhe premtoi fillimisht se mund ta vizitonim kompaninë për ta verifikuar në terren. Kaja madje ironizoi gazetarët se vinin me kamera fshehurazi "pas derës", duke lënë të kuptohej se ata ishin të hapur për vizita.

Por kur BIRN kërkoi që të vizitonte impiantin, Kaja ndryshoi qëndrim dhe pretendoi se duhej të merrej leje nga Agjencia për Administri­min e Pasurive të Sekuestrua­ra dhe Konfiskuar­a, AAPSK. Drejtues të AAPSK- së i thanë BIRN se prona menaxhohej nga ECO- ALB me kontratë qiraje dhe se kjo e fundit ishte përgjegjës­e për të pranuar apo jo vizitorë. "Për ne vizitojeni patjetër", tha drejtuesi i AAPSK. Megjithatë, BIRN e pati të pamundur të vizitonte impiantin, pasi Kaja nuk u përgjigj më dhe bllokoi numrin nga i cili mori pyetjet dhe telefonata­t.

AKUZA PËR ABUZIME TË REJA

Për banorët e Elbasanit nuk është enigmë funksionim­i ose jo i incenerato­rit, pasi ata ndjejnë erën e tymit kur ai vihet rrallë në punë. "Nga ajo çfarë shihet me sy të lirë, mbetjet janë bërë kodër", thotë Gentjan Sejrani, përfaqësue­s i Shoqërisë Civile, i shton se kompania nuk dukej që po kryente shërbimin për të cilin paguhej.

Ndërkohë, këshilltar­ët bashkiakë të opozitës në Elbasan ngrenë pikëpyetje jo vetëm për abuzimet e së shkuarës, por edhe për shpërdorim­e aktuale. "Kontrata midis bashkisë dhe ECO- ELB është se bashkia paguan 2500 lekë për ton dhe në këtë vlerë duhet të përfshihen tre procese; grumbullim­i, trajtimi dhe incenerimi. Nga përgjigjja që kemi marrë duket qartë që bëhet vetëm grumbullim dhe bashkia vazhdon të paguajë për procese që nuk bëhen," thotë anëtarja e Këshillit Bashkiak, Bjanka Çopja.

Çobja dhe kolegët e saj ngritën po ashtu shqetësimi­n se kompania publike po harxhonte para në impiant, edhe pse ai nuk ishte funksional. "Ndërkohë nga ana tjetër, vetë shoqëria ka vazhduar të bëjë tenderë klientelis­të sikur incenerato­ri të ishte në funksion të plotë", shtoi Çobja. Gjatë periudhës janar- shtator 2023, kompania "Eco- Elb" mblodhi nga tarifa e depozitimi­t të mbetjeve rreth 90 milionë lekë dhe shpenzoi në tenderë për karburant, makineri dhe produkte të tjera rreth 124 milionë lekë. Sipas përgjigjes së "Eco- Elb", impianti harxhonte mesatarish­t 8.3 litra karburant në orë dhe nëse do të punonte pa ndërprerje gjatë gjithë vitit, do të shpenzonte rreth 72 mijë litra me një kosto prej 13.5 milionë lekësh. Megjithatë, kompania "Eco- Elb" shpenzoi 18.8 milionë lekë verën e vitit 2023 për blerje karburanti për nevojat e impiantit. Ahmet Mehmeti, ekspert i mjedisit në Elbasan thotë se ata ende nuk ishin të qartë mbi ndotjen që krijohej nga teknologji­a që po përdorej, por matjet pranë incenerato­rit tregojnë sipas tij nivele 4- 6 herë më të larta të ndotjes në kohën që ai është i ndezur. Megjithatë, Mehmeti thotë se mosfunksio­nimi i plotë i impiantin po ia shton hallet mjedisore qytetit, që është ndër më të ndoturit në vend. "Me ndërtimin e incenerato­rit nuk duhet të kishte depozitim të mbetjeve apo landfill. Rezultati nga mbetjet duhet të ishin vetëm hirat, që duhet të depozitohe­shin në një vend të përcaktuar dhe në kushte optimale larg ndikimit në mjedis", tha Mehmeti.

"Mostrajtim­i i tyre do të ndosë edhe lumin Shkumbin duke u kthyer në një vatër të re më të rrezikshme për Elbasanin", përfundoi ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania