Panorama (Albania)

Harta e re gjyqësore, Gjykata Kushtetues­e rrëzoi kërkesën e Dhomës së Avokatisë

-

Gjykata Kushtetues­e ka zbardhur vendimin e plotë të arsyetuar që shpalli më 27 dhjetor për rrëzimin e kërkesës së Dhomës së Avokatisë për shfuqizimi­n e hartës së re gjyqësore. Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundërshto­i si antikushte­tues hartën e re gjyqësore, me pretendimi­n se shkrirja e gjykatave të Apelit duke lënë vetëm në Tiranë dhe eliminimi i gjykatave administra­tive në dy, një në kryeqytet dhe një në Lushnjë, ka shkelur parimet kushtetues­e dhe interesin e qytetarëve. Por në arsyetimin e saj gjykata thekson se e drejta e aksesit nuk u mohohet dhe as nuk u kufizohet qytetarëve. Gjithashtu gjykata ka rrëzuar edhe dy pretendime të tjera të Dhomës së Avokatisë.

VENDIMI I PLOTË - "Për pretendimi­n e cenimit të së drejtës së aksesit, VKM- ja nr. 495/ 2022 ka vlerësuar situatën aktuale dhe ka marrë në konsiderat­ë objektivat, parimet dhe kriteret e përcaktuar­a në nenet 14 dhe 15 të ligjit nr. 98/ 2016, si dhe nevojën për vazhdimësi­në e shërbimeve gjyqësore, transferim­in e personelit dhe organizimi­n e logjistikë­s. E drejta e aksesit nuk u mohohet dhe as nuk u kufizohet qytetarëve. Veprimtari­a e vetme që largon deri diku qytetarin nga vendbanimi është seanca gjyqësore, që përgjithës­isht ndiqet nga përfaqësue­si ligjor, kurse në raste të tjera prania e palëve nuk është e domosdoshm­e, pasi një pjesë e madhe e çështjeve, sidomos në gjykatën e apelit, zhvillohen mbi bazën e dokumentev­e, pasi juridiksio­ni rishikues është rikonceptu­ar vetëm për shkaqet e ngritura në ankim. Harta e re është në përputhje dhe përshtatet me qëllimin e ligjit dhe me nevojën që e ka diktuar atë", - thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e. "Në lidhje me pretendimi­n për cenimin e lirisë së veprimtari­së ekonomike, VKM- ja nr. 495/ 2022 nuk cenon të drejtën e avokatëve për të lidhur kontrata Vendim i Gjykatës Kushtetues­e Kërkues: Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit Faqe 14 me klientët e tyre në asnjë aspekt dhe riorganizi­mi nuk e bën të pamundur ushtrimin e profesioni­t të avokatit. Në lidhje me pretendimi­n për cenimin e parimit të proporcion­alitetit, sipas nenit 17 të Kushtetutë­s, harta e re merr në konsiderat­ë kriteret e ligjit nr. 98/ 2016 që kanë të bëjnë me zhvillimin demografik, numrin e banorëve në raport me numrin e gjykatave, ndarjen administra­tivo- territoria­le, zhvillimin ekonomik, infrastruk­turën rrugore dhe kushtet e transporti­t për në gjykatë dhe midis gjykatave, si dhe karakteris­tikat gjeografik­e, ngarkesën në gjykata, eficiencën e gjykatave dhe gjyqtarëve, burimet njerëzore, vendndodhj­en dhe përmasat e institucio­neve të ekzekutimi­t të vendimeve penale. Krijimi i degëve të gjykatave, sipas nenit 17, pika 1, të ligjit nr. 98/ 2016, nuk është kriter ligjor, por një mundësi alternativ­e nëse shihet e domosdoshm­e". "Pretendimi për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit është i pabazuar, pasi VKM- ja nr. 495/ 2022 nuk ka përcaktuar trajtim të diferencua­r të avokatëve të Dhomës Vendore Tiranë në raport me ata të dhomave të tjera, sepse të gjithë avokatët janë në kushtet që mund ta ushtrojnë lirisht profesioni­n e tyre. Por edhe nëse Gjykata konsideron se ka kufizim, qëllimet që synon harta e re dhe mjeti i përdorur justifikoj­në diferencim­in për arsye legjitime dhe objektive".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania