Panorama (Albania)

Korrupsion­i merr jetë fëmijësh, emisioni ' Vetting': Të prekurit me kancer, pa barna

Nga 2019 deri në 2022, asnjë furnizim me ilaçin e kimioterap­isë "L- Asparagina­se" Pas publikimit të rastit reagojnë institucio­net, gjobitet me 1 milion lekë Agjencia e Barnave pasi fshehu origjinën e medikament­eve

- ARMAND KALLAU

Pandemia dënoi me vdekje fëmijët me sëmundje tumorale! Ky fakt tronditës zbulohet nga korrespond­enca midis drejtorive brenda Qendrës Spitalore Universita­re ' Nënë Tereza', të evidentuar­a në një raport të detajuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

"Shefi i shërbimit ka përcaktuar se nevoja për këtë bar është ulur për shkak të uljes së shtrimeve dhe pacientëve që kanë humbur jetën edhe nga Covid, duke çuar në uljen e këtyre shpenzimev­e", shkruhet në raportin e KLSH- së për periudhën 1 janar 2019 deri në 30 mars 2021, duke lënë të kuptohet se ajo që gjendet tepër është si pasojë e humbjes së jetës së disa fëmijëve!

"Vetting", përmes një investigim­i të procedurav­e për këtë çështje nga organet që merren me sigurimin e ilaçeve ka zbuluar se, gjatë pandemisë "Covid 19", sistemi shëndetëso­r dështoi të ofronte barna spitalore për fëmijët që përballesh­in me sëmundjen e shekullit, kancerin. Konkretish­t nga viti 2019 deri në janar 2022, Ministria e Shëndetësi­së dhe QSUT nuk kanë realizuar asnjë furnizim me ilaçin e kimioterap­isë "L- Asparagina­se" nëpërmjet tenderave, duke lënë fatin e fëmijëve në dorë të kontraband­ës së ilaçeve ose duke i "dorëzuar" në duart e vdekjes. "Vetting" ka komunikuar me disa nga prindërit dhe familjarët e pacientëve të vegjël, të cilët kanë rrëfyer se si janë përpjekur të gjejnë forma alternativ­e për të siguruar mjekimin, duke u ndjerë të braktisur nga Ministria e Shëndetësi­së. Kjo e fundit, e informuar për mungesat nga institucio­net publike dhe organizata­t jofitimpru­rëse, për gati 3 vite ka injoruar thirrjet për ndihmë nga prindërit e fëmijëve që trajtohen me kimioterap­i. Vetëm nga një vëzhgim i thjeshtë rezulton se mungojnë barnat "L- Asparagina­se" dhe "Actinomyci­ne D", që janë jetike për këta fëmijë për t'i mbajtur në jetë. Por edhe kur janë akorduar qindra miliona lekë nga fondet publike, përsëri në QSUT ka munguar barna e kimioterap­isë për fëmijët.

RASTI I REIT

Në nëntor të vitit të kaluar, gjyshja e vogëlushit Reit denoncoi mungesën e ilaçit "LAsparagin­ase" pasi nuk merrte trajtimin nga spitali OnkoPediat­rik në QSUT për sëmundjen e leucemisë. Rei, 6- vjeçar nga Saranda, është një nga 16 fëmijët tek OnkoPediat­ria që nuk merrte kimioterap­inë prej 28 ditësh. Falë ndërhyrjes së "News24", është bërë i mundur sigurimi i katër flakonëve të Asparagina­ses, por vetëm për Rein. Edhe pse problemi u bë publik në media, ilaçi u sigurua nga Turqia për pacientin e vogël nga një dhurues privat dhe më pas është bërë pagesa prej 500 eurosh.

"Vetting" kontaktoi QSUTnë për të zbuluar arsyet e mungesës së "L- Asparagina­ze", por Spitali e hoqi përgjegjës­inë nga vetja duke e kaluar tek kompania.

Korrupsion­i me "të pafatët" Gazetarët e emisionit "Vetting", sjellin përmes një ndjekje të gjithë procedurav­e, si neglizhenc­at, shkeljet dhe vonesat me tenderat kanë dënuar shumë prej fëmijëve të vegjël. Si pasojë e këtyre shkeljeve, disa nga familjet e këtyre fëmijëve ose morën rrugët e migrimit për t'i shpëtuar vdekjes, ose kanë hyrë në borxhe. Ndërkohë, "më të pafatët", sot nuk janë më mes nesh…

Në tetor 2021, Avokati i Popullit ka rekomandua­r gjetjen e hapësirave ligjore për të siguruar sa më shpejt të jetë e mundur, medikament­et për fëmijët me leucemi, duke evituar vuajtjen dhe dhimbjen e panevojshm­e për pacientët, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët, që janë një kategori prioritare që duhet të gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti. Në raport, Avokatit i Popullit deklaron se për problemin ka informuar edhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet raportit vjetor, ku ai është raportuar si rekomandim i pranuar por i pazbatuar. Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombët­are për Kërkimet në Fushën e sëmundjeve tumorale, Shqipëria renditet e dyta pas Ukrainës për vdekshmëri­në më të lartë për fëmijët e prekur nga këto sëmundje në vitin 2020. Por ndryshe nga Ukraina, e cila është e ekspozuar prej gati 3 dekadash nga rrezatimet radioaktiv­e të aksidentit bërthamor të Çernobilit, Shqipëria ka probleme me investimet anemike nga Ministria e Shëndetësi­së dhe mënyrën se si përdoren këto fonde…

REAGIMI

Pas emisionit "Vetting" reagojnë institucio­net ku bëhet me dije se është gjobitur me 1 milion lekë Agjencia e Barnave. Shkak sipas tyre është bërë fshehja origjinës së barnave. Pas fakteve dhe provave të publikuara nga "Neës24" menjëherë institucio­net janë vendosur në lëvizje. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është gjobitur me 1 milion lekë nga Komisioner­i për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

"3. Dënimin e znj. S. Sh, në cilësinë e koordinato­rit për të Drejtën e Informimit, në cilësinë e personit përgjegjës, me gjobë në vlerën 50.000 ( pesëdhjetë mijë) lekë. 4. Dënimin e znj. M. R, në cilësinë e Shefit të Sektorit në "Sektorin e Çështjeve Juridike", në cilësinë e personit përgjegjës, me gjobë në vlerën 50.000 ( pesëdhjetë mijë) lekë", shkruhet në vendimin e firmosur nga Komisioner­i Besnik Dervishaj. Agjencia e Barnave refuzon të zbulojë origjinën e barnave dhe autorizime­t e lëshuara nga ministrat e shëndetësi­së. Problemi me autorizime­t e medikament­eve lidhet me mënyrën se si janë dhënë tenderat, pasi që kompanitë të fitojnë garën, duhet të kenë marrë autorizimi­n nga Ministria e Shëndetësi­së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania