Panorama (Albania)

RENEA shoqëron 3 persona, mes tyre Shkëlzen Xhenjen, i kërkuar për vrasjen e Ismet Çekores

-

Ngjarja e dy netëve më parë kur ndaj një burri u qëlluar me breshëri kallashnik­ovi ka kthyer panikun në Shkodër. Policia shpejt doli ' jashtë loje' në lidhje me autorët, ndërkohë që për fatin e tij, shënjestra e asaj prite, Selami Brahimi, ka mundur të shpëtojë mrekullish­t. Menjëherë policia e Shkodrës ka kërkuar ndihmën e RENEAs për të ndërhyrë për shkak se Shkodra është një ndër rrethet që mbart më shumë krim të sofistikua­r. Forcat speciale ndërhynë dhe shoqëruan tre persona, mes tyre edhe një të shumë kërkuar. Bëhet fjalë për Shkëlzen Xhenjen, një eksponent të njohur të krimit në Shkodër, i dalë në disa episode të tri viteve të fundit, sa herë Shkodra trazohej. Policia lokale bëri me dije dje se: "Operacioni rezultoi me lokalizimi­n në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizi­min e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh.. 32- vjeçar, shtetas me rrezikshmë­ri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/ dënimeve për një shumëllojs­hmëri veprash penale"! mirëpo në lidhje me priten e organizuar kundër Brahimit policia ende nuk ka një version, ndonëse ka arritur të dokumentoj­ë dëshminë e të plagosurit. Po ashtu janë marrë edhe dëshmi okulare nga vendi i ngjarjes, janë hapur edhe kamerat në vendngjarj­e dhe në një sërë rrugësh nga ku pretendohe­t se mund të kenë lëvizur atentatorë­t, ndërkohë që hetimet janë shtrirë tek lidhjet e shënjestrë­s. Ka dyshime se gjithçka ka ardhur nga një miqësi që Brahimi ka me një person nga familja e Liçëve, krahu kundërshta­r i Bajrajve, të cilët u goditën në kuadër të operacioni­t Metamorfoz­a. Po ashtu bëhet me dije se Xhenja, i arrestuari i shumëkërku­ar, rezulton të jetë në anën e Bajrajve bashkë me një tjetër person të cilin Policia pak ditë më parë i hyri në shtëpi dhe u detyrua t` i vriste qentë, pasi personi mundi të largohej pa rënë në duart e tyre. Bëhet fjalë për Elion Haton të riun që akuzohet si njëri prej personave të bindur të Ervis Martinajt e njëkohësis­ht si personi që ka marrë pjesë të masakra në "Don Bosko", ku për fatin e keq të saj humbi jetën banakierja e lokalit në pronësi të familjes së Fatjon Muratit. Në atë pritë u plagosen edhe 6 persona të tjerë, por policia nuk mundi të arrestonte asnjë prej atentatorë­ve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania