Panorama (Albania)

SPAK mbyll hetimet për avokatin Alban Bengasi, e akuzon për "dhunë në familje"

Do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish- gruas ushtarët e Dumanit Prokuroria çon në GJKKO dosjen e një prej akteve më monstruoze të kryera nga grupi i vrasësve me pagesë që i zunë pritë Blertës

- NIKOLETA KOVAÇI

Banda e killerave me pagesë që u zbulua pas plagosjes së Nuredin Dumanit dhe pas dëshmisë së dhënë prej tij dhe Henrik Hoxhës, dëshmoi se merrte porosi edhe për vrasje grash.

madje porositësi ishte pikërisht burri i cili i kishte premtuar atentatori­t të gruas së tij shumën prej 120 mijë eurosh. Porositësi, sipas Nuredin Dumanit, ishte Alban Bengasi, ndërsa personi që mori përsipër aktin për të shpërfytyr­uar Blerta Bengasin ishte ushtari i Dumanit, Elio Bitri. Ndërmjetës për të realizuar pritën ndaj bashkëshor­tes së avokatit ishte zgjedhur Festim Qoli, një tjetër personazh i mënxyrës gjakësore të më shumë se një dekade vrasjesh në vendin tonë. Prokuroria e Posaçme pasi mori dëshmitë e Henrik Hoxhës dhe të Nuredin Dumanit, e çoi në pranga avokatin- porositës të krimit të rëndë, ndërkohë që ditën e djeshme ka bërë me dije se ka mbyllur hetimet duke e çuar dosjen e Bengasit në Gjykatë! SPAK thotë se ish- avokati akuzohet për ' dhunë në familje', ndonëse dhunimi kushtonte 120 mijë euro. Në fakt pas asaj prite barbare që iu bë bashkëshor­tes së avokatit, u mësua se ajo qëndroi në spital me pavetëdije për më shumë se një jave, por sërish akuza ndaj Bengasit ka mbetur dhunë në familje.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet për procedimin penal nr. 75/ 5, të vitit 2024, dhe përcolli në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, kërkesën me objekt "Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 75/ 5", në ngarkim të të pandehurit Alban Bengasi, akuzuar për veprat penale "Dhuna në familje", në dëm të shtetases Blerta Bengasi ( Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpuni­mit, atë të grupit të strukturua­r kriminal, "Grupi i strukturua­r kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal dhe organizata kriminale", parashikua­r nga nenet 130/ a/ 1, 28/ 4, 333/ a dhe 334 të Kodit Penal. Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më datë 30.01.2020, ku rreth orës 11: 15 të paradites, në Rrugën "Mihal Grameno", Tiranë, në momentin kur shtetasja Blerta Bengasi ( Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj me targë AA 282 DI, është dhunuar nga një person, i cili e ka goditur shumë herë me grushte në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, bënë të mundur identifiki­min e personave që kanë bashkëpunu­ar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

Konkretish­t, i pandehuri Alban Bengasi ( ish bashkëshor­ti i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konfliktev­e familjare, ka qenë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetu­ari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si "punë", të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin

Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar itinerarin e lëvizjeve dhe përditshmë­rinë e saj, dhe i bashkëhetu­ari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Nga hetimet është evidentuar përfshirja në krim edhe e një personi tjetër, shok i të bashkëhetu­arit Elio Bitri, i paidentifi­kuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit pasi ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilin është larguar i bashkëhetu­ari Eljo Bitri nga vendi i ngjarjes. Këta shtetas kanë bashkëvepr­uar në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal, duke e shtrirë në kohë dhe vende aktiviteti­n e ndjekjes së të dëmtuarës nga vepra penale, si dhe duke pasur një ndarje të qartë rolesh në kryerjen e veprës penale.

DËSHMIA E NUREDIN DUMANIT

Nuredin Dumani, në dëshminë e dhënë për hetuesit, ka rrëfyer se si avokati e pagoi për t'i vrarë bashkëshor­ten e tij, pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Blerta Ruçi, nëna e dy fëmijëve të Alban Bengasi, u dhunua brenda në Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj, por pavarësish­t akuzave të saj se ngjarja ishte porositur nga i shoqi, ngjarja u zbardh vetëm pas prangosjes së Nuredin Dumanit, rreth dy vite më vonë. "Një person u afrua dhe qëlloi me grushte për disa minuta. Sipas prokuroris­ë ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t'i tregojë hetuesve identikiti­n e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28- 33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër", rrëfeu ajo. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte pikërisht bashkëshor­ti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshor­ten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë. Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacioni­t "Plumbi i Artë". Sipas tij, Festim Qoli kërkonte t'i bënte nder Dumanit sepse pretendont­e që avokati Alban Bengasi do e ndihmonte të merrte 500 mijë euro dëmshpërbl­im nga shteti për shkak se tërmeti i kishte dëmtuar kompleksin në pronësi të tij. Ndër të tjera ai tregon se avokati nuk i ka dhënë paratë sepse donte që ajo të ishte sa më e dëmtuar. Ai shprehet se pasi nuk kanë rënë dakord, avokati i ka thënë se do ia kërkonte këtë nder të Gjergj Cukalit ( i konsiderua­r si i forti i Myslym Shyrit) i cili sipas tij ishte në borxh me të sepse e kishte nxjerrë njëherë nga burgu. "Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë", - tha ai në dëshminë e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania