Panorama (Albania)

Kristina Baki shkëlqen edhe në të përditshme­n, fotot e modeles me vajzën, sportive dhe pa “make- up”

-

tërhequr disi nga tregu modelingut, për shkak të mëmësi, ajo vijon të jetë një imazh mjaft i dashur për publikun. Me thjeshtësi­në që e karakteriz­on, Kristina, ka ditur sesi të ruajë imazhin e saj në publik. Këtë herë, paparaci ynë ka mundur të shkëpusë një fragment nga e përditshmj­a e saj, duke na sjellë një tjetër Kristinë. Modelja është fotografua­r së bashku me vajzën e saj, teksa ka qenë duke e shëtitur me karrocë. E vëshur sportive dhe pa pikë grimi, ajo duket se vijon të ruajë të njëjtin sharmë, edhe pse larg shkëlqimit të ekranit. Modelja e njohur Kristina Baki ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë të rrallë, ku ka folur rreth jetës së saj private. Modelja ka treguar se jeton në një familje të madhe, pjesë e së cilës janë edhe vjehrri dhe vjehrra e saj, ndërsa shtoi se ka një raport shumë të mirë me këtë të fundit. “Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen te krevati, sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por, kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ja çoj dhe unë sepse unë kam një marrëdhëni­e shumë të mirë me vjehrrën time. Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim. Unë jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur. Kur kemi ndonjë gricje me njëra- tjetrën për shkak të vajzës, them “po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet. Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë”, tha Kristina teksa ishte e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania