Panorama (Albania)

Ndarja konfliktua­le e Sarës dhe Endrikut, si u përfshinë familjarët në lidhjen toksike

-

Ish- i dashuri i Sara Gjordenit, Endrik Beba, hyri në “Big Brother Vip 3”, duke krijuar shumë zhurmë si brenda shtëpisë dhe jashtë saj. Artisti u prezantua si konkurrent në “Fan Club” ku dhe foli për herë të parë për historinë e tij me Sarën. “Jam shumë i lumtur që jam në ‘ Fan Club’ para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordenin, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015. Megjithatë, ia theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe tashmë është një raport me një vajzë tjetër. Menjëherë kur ai u bë pjesë e shtëpisë, Sara shfaqi momente tensioni. Edhe pse u duk sikur donte ta mbante të fshehtë, se ishte ajo vajza për të cilën këngëtari foli në klip, shpejt u zbulua dhe ajo vetë nisi të zbulonte detaje. Në një diskutim me Françeska Muratin, pas spektaklit, modelja u shpreh se shpreson që këngëtari të mbajë vendin e vetë. “Po ta them vetëm me një fjali, ka kaluar para nëntë viteve. Unë uroj, që ai djali me karakterin që ka, të mbajë vendin e vetë. Do të qetësohet. Nuk do të ndikojë në marrëdhëni­en time me Bardhin”, u shpreh Sara. Pas “Prime”- t, Bardhi dhe Sara kanë diskutuar për banorin e ri, Endrikun, ku mesa duket nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë. Sara tregon se Endriku është “llafazan dhe duhet të kenë kujdes”. Ndërsa Bardhi shprehet se edhe nëse provokohet, të mos përzihet dhe reagojë. “Nuk është te gjëja, para nëntë viteve. Është te personi dhe te lloji i personit që është. Është shumë llafazan ( e bën me shenjë, me dorë). Ti e di shumë mirë që edhe kur kam pasur të drejtë, e ke parë që nga mënyra se si e rrotullojn­ë situatën, e kam parë një herë atë derën atje. Unë vetë e kam në karakter kur gjërat janë serioze, jo lojë siç u futa herën e parë, edhe në jetë kur sfidat janë serioze që më përziejnë ditën, t’i parandaloj. Rikujtohu që të thashë para pesë fjalive që është tek personi ( llafazan). Je në një vend që jo të gjithë njerëzit janë me mua dhe mendojnë që kam të drejtë”, u shpreh Sara. Nga ana tjetër, edhe Bardhi i ka dhënë këshillat e tij. “Mos bëj panik, qetë çfarëdo që të ndodhë. S’kam asnjë kundër teje, kundër të kaluarës, kundër atij, inshallah kalon sa më mirë. Se provokon në ndonjë pikë, mos u përziej. Ke pasur çfarë ke pasur respekt për të, nuk kam asnjë gjë”, u shpreh reperi. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, raporti mes Sarës dhe Endrikun ka qenë serioz, ku në dijeni ishin dhe familjet. Madje, në 2015, ai i dedikoji dhe një këngë, ku personazh në klip ishte pikërisht Sara. Por, duket se ajo që dukej si një lidhje e shëndetshm­e që do të finalizohe­j shpejt në fejesë, u shndërrua në një lidhje toksike. Konflikti mes çiftit, ka përfshirë edhe familjarët, duke e shndërruar kështu në një ndarje shumë të vështirë. Vetë modelja, ceku diçka në “Big Brother”, duke u shprehur se familja e saj

Unë uroj, që ai djali me karakterin që ka, të mbajë vendin e vetë. Do të qetësohet. Nuk do të ndikojë në marrëdhëni­en time me Bardhin”, u shpreh Sara. Pas “Prime”- t, Bardhi dhe Sara kanë diskutuar për banorin e ri, Endrikun, ku mesa duket nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë. Sara tregon se Endriku është “llafazan dhe duhet të kenë kujdes”

ka vuajtur prej atij, por zgjodhi që mos të jepte detaje, duke përsëritur disa herë se gjithçka ka përfunduar tashmë. Ndarja e Sarës dhe Endrikut, ka përfshirë vetëm familjarët, e të dyja palëve, duke mbetur jashtë vëmendjes së publikut, që më herët nuk dinte për këtë lidhje, e më pas për ndarjen e vështirë që kanë pasur. Por, teksa ende nuk janë zbardhur detaje të tjera nga kjo histori e dështuar mes tyre, në lojë është futur edhe partnerja e re e Endrikut. “Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime”, shkruan ndër të tjera ajo, ndërsa i shpreh mbështetje. “Që në ditën e parë që të njoha jeta ime mori shumë ngjyra! Çdo njeri që të njeh e di se sa shumë ke ti për të treguar dhe kjo është arsyeja dhe shtysa ime më e madhe të bëheshe pjesë e kësaj eksperienc­ë. Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime! Me ty gjithmonë! Krenare për atë që je”, shkruan ajo, duke u bërë gjithashtu pjesë e kësaj historie. Në orët e para të tij në shtëpi, këngëtari ka zbuluar edhe si ka nisur historia e dashurisë mes tij dhe bashkëshor­tes. Këngëtari ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshor­ten e tij në një varrim. Teksa po bisedonte me banoren tjetër të re që hyri mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Françeska Murati, Beba tregoi se pyetja e parë që partnerja i ka bërë ka qenë “ju jeni diplomat”. “Me bashkëshor­ten jemi njohur në varrim. Jo thjeshtë ka qenë njohja dhe pastaj pas sa kohësh kemi pasur mundësinë të flisnim prapë me njëritjetr­in. Madje, unë kam qenë i mërzitur… kam pasur koncert një natë më para dhe kam qenë gjysmë përgjumësh dhe pyetja e parë që më ka bërë Klea ka qenë “ju jeni diplomat”, e kam parë dhe i kam thënë o goce asgjë në lidhje me diplomatin, jam komplet e kundërta. Pastaj, jemi takuar më mbrapa. Por, pas ndarjes me Sarën, për Endrikun erdhi një tjetër ndarje, këtë herë me një fëmijë në mes. Pasi u bë baba, shumë shpejt vetë artisti la të kuptohej se me partneren e tij tashmë ishte ndarë. Gjatë një interviste dhënë kohë më parë Endriku zgjodhi të konfirmont­e ndarjen, duke mos e përmendur nënën e fëmijës së tij. Kur u pyet lidhur me të birin, ai u shpreh se me të merret më së shumti nëna e tij. “E ndjek dhe unë djalin, por më shumë merret nëna ime, e cila e merr në shkollë dhe mësuesit thonë që është shumë fëmijë i edukuar”, ka thënë këngëtari që mesa duket ka vendosur të kujdeset vetë për të voglin e tij. E menjëherë pas lajmit për ndarjen mes tij dhe të dashurës, ai na prezantoi edhe partneren e re, duke lënë kështu pas 2 histori dashurie, të dështuara brenda shumë pak kohe.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania