Panorama (Albania)

Pas divorcit të bujshëm dhe lidhjes së re, shfaqet për herë të parë Princ Leka

-

Prej muajsh, emri i tij ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë. Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij me Elia Zaharian. Pas 15 vitesh, Princ Leka dhe aktorja kanë vendosur të ndahen. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re. Paparaci ynë, ka mundur ti shkrepë një foto, ku shfaqet larg detyrës që përfaqëson. Leka është fotografua­r në qendër të Tiranës, ku ka qenë duke ecur krejt i vetëm. I veshur me një pallë xhinse dhe golf ngjyrë gri, Princi u shfaq teksa nxitonte hapat, pak metra larg shtëpisë së tij. Një pamje, larg atyre të mbretërive që jemi mësuar të shikojmë nëpër botë, ku anëtarët e familjes, vështirë se mund ti ndeshim në rrugë, mbi të gjitha të vetëm, dhe të veshur “casual”. Duket se kur nuk është “në krye të detyrës” si baba, apo kur nuk është nën shoqërinë e partneres së re, Leka preferon ti kryej vetë angazhimet e ditës. Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre rreth një muaj më parë, teksa treguan se kanë nisur ligjërish procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeça­re, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina. Çifti përflitesh­in prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhëni­e të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi. Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre. Së fundmi, fotografia ka postuar një video në rrjetin social Instagram të Reshat Arbanës teksa interpreto­n poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethem­eve që qarkullojn­ë rreth saj. Ndërkohë vëmendje ka marrë komenti i Princ Lekës, si mbështetje ndaj saj, njëkohësis­ht edhe si konfirmim i romancës së tyre. Ai ka komentuar emoji me sy me zemra në postimin e partneres së tij të re, ndërsa është bërë “like” nga Blerta Celibashi. I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorj a Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhëni­a e çiftit shkoi drejt fundit. Në postim, Princ Leka sqaron se martesa ka humbur funksionin e saj dhe me pëlqim reciprok nisën procedurat e nevojshme ligjore për tu divorcuar. Ka qenë pikërisht Erion Teli, ish- shefi për Marrëdhëni­et me Publikun në Oborrin Mbretëror foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm. Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhëni­a e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë. Ai ndau opinionin e tij personal për arsyen e divorcit mes çiftit dhe tha se karriera e Elia Zaharias mund të ketë qenë një shkak i mundshëm. “Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish- Princesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një “boom” në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalis­ht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë. Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre. Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore. Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokolla­re, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës”, u shpreh ai.

Paparaci ynë, ka mundur ti shkrepë një foto, ku shfaqet larg detyrës që përfaqëson. Leka është fotografua­r në qendër të Tiranës, ku ka qenë duke ecur krejt i vetëm. I veshur me një pallë xhinse dhe golf ngjyrë gri, Princi u shfaq teksa nxitonte hapat, pak metra larg shtëpisë së tij. Një pamje, larg atyre të mbretërive që jemi mësuar të shikojmë nëpër botë

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania