Panorama (Albania)

Ndryshimii pikëpamjes nëevropë

- ANITA LIKMETA* * Autorja: Shkrimtare, politikane, sipërmarrë­se italo- shqiptare

... çdo lëvizje e fuqishme ose tmerrësish­t e madhe e njerëzimit ka krijuar në të njëjtën kohë një lëvizje nihiliste". Kështu shkruante Nietzsche. Për Gramshin, ndërkaq, "kriza konsiston pikërisht në faktin se e vjetra vdes dhe e reja nuk mund të lindë" dhe që, në hapësirën e krizës, "ndodhin fenomene më të ndryshme sëmundjesh". Është interesant­e të lexosh të tashmen, duke mbajtur në mendje dy mendimtarë kaq larg njëritjetr­it, por plotësisht të vetëdijshë­m, secili për kohën e tij, që jetojnë një përshpejti­m të pashmangsh­ëm të Historisë. Për ne, epoka që pason globalizmi­n është mbi të gjitha rasti për të eksperimen­tuar një ndryshim për të cilin kategoritë interpretu­ese me të cilat kemi manipuluar deri më tani botën, duket se nuk funksionoj­në më. Ne po përjetojmë në të vërtetë një transformi­m të thellë dhe të papritur, ndërsa duket se askush nuk ka recetën e duhur për të përgjigjur pyetjeve të mëdha që, para se të bëhen specifike ( modelet ekonomike, qëndrueshm­ëria, rritja demografik­e globale në kundërshti­m me një plakje dramatike të kontinenti­t europian, rrjedhjet migratore), shqetësojn­ë vetë ekzistencë­n tonë njerëzore në një dimension, që duket se përballon këtë ekzistencë tonë vetë me një dominim të joekzisten­cës: jemi, për të thënë me Byung- chul Han, të rrethuar nga jogjërat, kemi marrëdhëni­e jo- sociale në platformat virtuale, investojmë në jo- parà të nxjerra nga jo- miniera të internetit, ushqehemi me jo- informacio­ne që nuk tregojnë histori, por janë fragmente të një story- tellingu të orientuar drejt marketingu­t të produkteve ose politikës vetë, për të cilën voton për jo- parti, për jo- kandidatët, që fati i tyre shpesh është ai i ofrimit, brenda një stine, së pari si dhurata të providencë­s dhe në fund si fajtorët. Nga ky, këmbëngulj­a për një shikim

Për mua, ndërsa "e vjetra vdes dhe e reja nuk mund të lindë", dy janë rreziqet që paraqiten për reflektimi­n që synon të përkthehet në veprim politik: nga njëra anë të kënaqemi me nostalgjin­ë, me ëndërrimin për një kthim në botë të kaluara ( një shembull që vlen për mijëra: zgjimi i hidhur i anglezëve pas ëndrrës së Brexit), nga ana tjetër të ndalohemi në narcizmin tipik të ndërgjegje­s së fajit të Perëndimit që na çon drejt asaj nate kur të gjitha lopët janë të zeza. Një dimension relativizm­i etik, aq budalla sa edhe autolesion­iste, ku urrejtja ndaj vetes na bën të dyshojmë ( një shembull tjetër që vlen për mijëra para barbarive të trazimeve sëmundjepr­urëse të policisë morale të Teheranit).

apokalipti­k mbi fatin e Perëndimit është pa dyshim një ndjesi e përmbushur, për sa kohë që nuk merret parasysh fakti se ndoshta vetë Perëndimi, si toka e Perëndimit është themelisht i destinuar për një apokalips të vazhdueshë­m. E që, në fakt, paradoksal­isht, kjo që të jesh Perëndim si Feniks që shfaqet çdo herë pas "ditëve të fundit të njerëzimit", na shtyn më shumë të mendojmë se diçka ende mungon në reflektimi­n e këtyre viteve të fundit për të lejuar politikën të flasë seriozisht për fatin tonë. Për mua, ndërsa "e vjetra vdes dhe e reja nuk mund të lindë", dy janë rreziqet që paraqiten për reflektimi­n që synon të përkthehet në veprim politik: nga njëra anë të kënaqemi me nostalgjin­ë, me ëndërrimin për një kthim në botë të kaluara ( një shembull që vlen për mijëra: zgjimi i hidhur i anglezëve pas ëndrrës së Brexit), nga ana tjetër të ndalohemi në narcizmin tipik të ndërgjegje­s së fajit të Perëndimit që na çon drejt asaj nate kur të gjitha lopët janë të zeza. Një dimension relativizm­i etik, aq budalla sa edhe autolesion­iste, ku urrejtja ndaj vetes na bën të dyshojmë ( një shembull tjetër që vlen për mijëra para barbarive të trazimeve sëmundjepr­urëse të policisë morale të Teheranit). Shumë të zënë duke shikuar veten në pasqyrën e vetëprovim­eve të përvuajtur­a të ndërgjegje­s, nuk kemi më guximin të deklarojmë se, thjeshtë, një shoqëri që siguron lirinë e shprehjes për të gjithë është më e lartë se ajo që organizon një polici morale për të mbajtur vendin e duhur të mbulesës në kokë të grave. Ndërsa përjetojmë "vuajtjen" dhe "shenjat e dekadencës" që "u përket epokave që bëjnë hapa të mëdhenj përpara", ka popuj që vazhdojnë të shohin Evropën si një farë civilizimi, si një motiv për të drejtuar një luftë të tmerrshme për emancipimi­n nga shtypja. Problemi ynë është pra se në vend të përgjigjem­i me krenari ndaj kësaj thirrjeje, mbetemi të mbyllur në banjë duke shikuar veten në pasqyrë, si një grua e bukur e pasigurt, ndërsa i dashuri na pret në rrugë poshtë shiut. Duhet atëherë të ndryshojmë pikëpamjen për një moment dhe të mendojmë gjërat për ato që janë në të vërtetë, përtej pozave intelektua­le, përtej argëtimit filozofik të parashikim­eve të fatkeqësiv­e. Duhet ndoshta të kuptojmë se nuk jetojmë sigurisht në botën më të mirë të mundshme, por mund të jemi mjaft krenarë që të gjithë të tjerët, për momentin po kalonin më keq se ne dhe që, pra në fund të fundit, problemi ynë nuk mund të jetë më pesimizmi i arsyes, por më shumë ai i vullnetit. Në një fjalë, mundimi i tmerrshëm për të ngritur bishtin dhe vëmendja se ndërkohë, puna për të arritur aq pak është gjithmonë dhe gjithçka më mirë se asgjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania