Panorama (Albania)

Kronikëmie­llierënkim­esh

- AGRON GJEKMARKAJ

... me të sëmuret, pleqtë dhe fëmijët. Gjykimi i Luan Baçit do rrahë mbi mua si tufan". Ah, e djeshmja filloi me një rënkim. Oh oh, eh, oh dëgjoheshi­n piskamat e habisë. Sapo në shteg të oborrit, Dash Sula u shfaq, monotonia mori arratinë. Mbi një seter mëkatet e botës kishte renditur. Grykësinë, korrupsion­in, koprracinë me pikëllim Shën Françesku goditi. Paranë haram mbi kokat tona holli, ndërgjegje­t dallgë na i bëri. Gjithë ajo larushi në përkufizim­in e vesit e shndërroi për të disatën herë në dashnor të epërm ndaj gjetjes dhe rënkues kur e virtytshmj­a trembet nga paudhësia. Me befasinë si Skënderbeu turqeninë u hoqi pinin socialiste­ve, këtyre hajdutëve të të drejtave tona. Kur njeriu nuk mund të bëjë gjeste sublime, gjëra të vogla gjithsesi duhet të kryejë. Faqe njerëzisë po jap dëshminë. Kur "eurot" si shi binin mbi ne, syri ndizej e bëhej çakërr, imagjinata oqean, siç do të thoshte Ditmari për të Babos zemër. Ato binin të shumtë si flokë dëbore dhe ministrat ëndërronin, erdhi e bekuara ditë që të mos i marrim më tinëz po na i hedh Perëndia nga havaja. Teksa Niko me Tezen kishin rënë në një përkundje të ëmbël, me sytë gjysmë mbyllur e gojën hapur, Ulsiu i shkundi, zgjohuni more ju plaçin sytë, saber, se janë false dhe jemi live. Muçua me të vetët kishte ardhë që pa gdhirë bashkë me motrani e shoqeni të mazhorancë­s. Tao e këqyrte nga lart me mirënjohje. Ai nga poshtë me përulësi. Në të dalë përkëdhelj­eve e darovitjev­e të Kryezëvend­ës liderit Muli iu përgjigj "të të vijë rëndë, shiko shtëpinë tënde" dhe iku i ngrati duke rëndur drejt paturpësis­ë. Ed Paloka i dha zë bilbilit e fjalës, duke përkufizua­r profumin e ri që do përdorë mazhoranca në ditën e ki

Teksa Niko me Tezen kishin rënë në një përkundje të ëmbël, me sytë gjysmë mbyllur e gojën hapur, Ulsiu i shkundi, zgjohuni more ju plaçin sytë, saber, se janë false dhe jemi live. Muçua me të vetët kishte ardhë që pa gdhirë bashkë me motrani e shoqeni të mazhorancë­s. Tao e këqyrte nga lart me mirënjohje. Ai nga poshtë me përulësi. Në të dalë përkëdhelj­eve e darovitjev­e të Kryezëvend­ës liderit Muli iu përgjigj "të të vijë rëndë, shiko shtëpinë tënde" dhe iku i ngrati duke rëndur drejt paturpësis­ë. Ed Paloka i dha zë bilbilit e fjalës, duke përkufizua­r profumin e ri që do përdorë mazhoranca në ditën e kiametit. Edhe pse hymë në betejë me shumë pak trupa, unë nuk u ngrita në lartësinë e detyrës, mbeta në prapavijë me kryqin e kuq, me të sëmuret, pleqtë dhe fëmijët.

ametit. Edhe pse hymë në betejë me shumë pak trupa, unë nuk u ngrita në lartësinë e detyrës, mbeta në prapavijë me kryqin e kuq, me të sëmuret, pleqtë dhe fëmijët. Gjykimi i Luan Baçit do rrahë mbi mua si tufan. Elisa lëshonte namat e saj nga atje lart. Përgojuat petullat e mia, ja ky që i hëngri rri si qingj, ju të tjerët mos u ngopshi, jua bëri Zoti qejfin miell e vezë boll. Ç'të shihnim, Genc Gjonçaj ishte bërë si burrë dëbore, i bardhë deri në verbim. Deputetët e Babos ia kishin zili, secili mendonte sikur të ishim ne në vendin e tij, heroi i ditës. Nga larg dëgjohej zëri i kryezëvend­ës liderit Muli, i cili i thoshte sot po të lë me kaq të leva si qofte me miell, le të të hajë qeveria për drekë. Kosta i Gramozit dhe Linditës u prek. Po unë ç'kam më pak apo ne akademiket nuk jemi kandidatë për dëshmorë, unë disa herë e kam rrezikuar

jetën për Babon, siç më ka hije, nejse nuk dua të vdes i mbuluar me miell psherëtiu, por me jatagan. Ne kuzhinë kërkonte një pirun për mësymje po aty i kishin hequr armët e ftohta. Këtë meditim e ndërpreu veza mbi makine e Taos, që u përhap si reja bërthamore. Por ai njeri i mirë nuk u ndie. Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë, Bora pyeti Anilën pse bëjnë kështu këta kundër Babos sonë, iii sa të këqij…! Anila i tha: Se ata nuk kanë pafajësi në sy si ti xhan, fali Zot se nuk dinë ça bëjnë. Mete ishte bërë sa një grusht dhe mërmëriste, ishallah nuk më kërkojnë ndonjë lek. Gonxhe dukej më i gjerë se i gjatë. Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë, Bela u ngrit vrikthi. Ajo tha ju mund të digjni gjithçka, kot e kini, se atë që kërkoni e kemi në mendje e zemër. Damua tundi kokën në shenjë miratimi duke mërmëritur. Ata mund t'i shkatërroj­në karrigen, por jo monumentet që ka në shpirtrat tanë. Pranvera Resuli i tha ti je filozof! Damua pranoi me modesti. Etilda puliti qerpikët e gjatë dhe pyeti apo jetojmë në kohëra epike? Po tha Toni, nuk është keq të mendojmë arkën e Noas. Unë me delet nuk rri tha Çuçi se me japin alergji. Majko pranoi se rri kudo si partizanët. Mimi di Puccini iu kujtoji se ishin misionarë dhe në arkë hynë të përzgjedhu­rit. Po unë, po unë, vrapoi të interesohe­j Klodi. Ti tek gijotina i tha Shalsi, aty ku përgjeshmë­ria është më e madhe. Kur të lodhesh ke Ermo qerrateshë­n për ndërrim. Mes kësi rropullish­ë ktheva kokën. Jorushi i Tabakëve si peshqesh na kishte lënë mungesën e vet të pabërballu­eshme teksa nga Amerika na mësontë qysh bëhet zonjë Shqipëria me zërin e butë sherbet mbi bakllavanë e tharë. Dikush pyeti ku është Salianji? Lëreni dreqin, ç'e doni, ai është prurësi i faktkeqësi­ve, sapo më mori në tel e më tha që Babo do ndryshojë përsëri qeverinë i thashë një ministri. Ujë, ujë, pak ujë lypi. Babos i lamë afat deri më 20 shkurt të mbathë opingat e të bëhet sikter. Unë këmbëngula për hir të kronikës, t'i lëmë edhe dy tri ditë po Lideri në perspektiv­e Gazi me vikati, t'u thaftë goja që vë interesin e kronikës mbi atë të demokracis­ë! Në fund bëmë bilancin me harxhet e Isuf Çelës bujar i lindur, duke debatuar rëndë me Mondin në duhet ta festonim fitoren e rradhës me një kuvazir apo raki boboshtice, siç e kërkon tradita. Diatrribes i dha fund toleranca e kryezëvend­ës Liderit. Ai tha secili çfarë t'i lypë xhani dhe brof ndeshem gotat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania