Panorama (Albania)

Mosbesimi ndaj liderëve

- AGIM BAÇI

... i Qendrës për Strategjit­ë Liberale, Ivan Krastev, në një ese të gjatë analizuese lidhur me fatin e demokraciv­e sot. Një pyetje që na vjen ndërmend ne, pasi prej kohësh ndeshemi me sondazhe që tregojnë mospëlqimi­n dhe refuzimin e publikut për të gjithë liderët politikë, sidomos për ata opozitarë. Po kujt i shërben ky mosbesim ndaj liderëve politikë? Kë bën më të fortë pyetësori i mbështetur në mospëlqimi­n e tyre? Sipas politologë­ve, çdo qëndrim që i vendos politikanë­t në nivelin e kontestimi­t apo refuzimit publik, favorizon vetëm atë që është në pushtet, pasi në thelb, një politikë e tillë mbjell vetëm dekurajim mes qytetarëve, duke krijuar idenë se vota e tyre është e parëndësis­hme, se qëndrimet dhe opinionet e tyre nuk vlejnë për të ndryshuar realitetin. Kjo politikë sondazhesh duket se ka vlerë edhe për vendet e zhvilluara, por për vende si Shqipëria, ai mbetet është jetik sidomos kur qeveria ka pak gjëra për t'u krenuar gjatë mandatit apo mandateve të saj qeverisëse. Ndaj dhe në ligjërimin e tij politik dhe mediatik, kryeminist­ri investohet në çdo qëndrim, me qëllim që ndaj kundërshta­rit të tij politik të ketë më shumë mosbesim, më shumë kontestim, pasi kështu qeveria zë pozicionin e së "keqes më të vogël". Po të ishin formuluar disa pyetje të tjera në këto sondazhe, të tilla si: Sa mendojnë qytetarët se është e korruptuar qeveria. Sa nga ne besojnë se Parlamenti, si pushteti më i lartë i një republike parlamenta­re, arrin t'i kërkojë llogari kryeminist­rit dhe ta kontrolloj­ë atë? - Fare lehtë do kishim një panoramë krejt ndryshe të situatës së qeverisë së sotme përballë publikut. Për të vazhduar me të tjera pyetje: A ndërhyn apo jo qeveria në pavarësinë e gjyqësorit? Sa besim kanë njerëzit në institucio­net e drejtësisë, pasi situata mund të j etë edhe më e errët lidhur me mbështetje­n që në të vërtetë ka sot qeveria në publik. Frika e qeverisë se sondazhet e bazuara vetëm në punën e qeverisë, sidomos në zbatimin e ligjit, mund të sillnin një ndryshim të opinionit publik, ka bërë që qeveria të mbajë në qendër të debatit të tilla krahasime me opozitën, a thua se në këto dhjetë vite të qeverisjes së Ramës ka pasur po aq pushtet në vendime edhe mazhoranca edhe opozita. Padyshim që opozita është një element i rëndësishë­m për funksionim­in e demokracis­ë dhe si e tillë duhet gjykuar në atë që shfaq, në mënyrën sesi ia kërkon besimin publikut për të ardhur në pushtet. Është po kaq e rëndësishm­e që opozita të pyesë vetveten se ku përfundon ajo pjesë e shoqërisë që nuk mbështet qeverinë, por që nuk arrin të jetë as në krah të tyre. Gjithsesi, mbetet absurde që të kërkosh të njëjtën përgjegjës­i publike tek opozita sesa te mazhoranca, pasi është kjo e fundit që merr vendime për fatin e qytetarëve. "Demokracia në të cilën njerëzit e kanë humbur shpresën se zëri i tyre demokratik mund të sjellë ndryshime dhe t'i shërbejë synimit të tyre kolektiv, është një demokraci në krizë", - shkruan Krastev, duke vënë theksin se në një shoqëri demokratik­e nuk mjafton vetëm ekzistenca e institucio­neve, por besimi se këto institucio­ne funksionoj­në dhe se mund të vetërregul­lohen. Pikërisht këtu qeveria jonë duket se është e interesuar ta zhdukë këtë shpresë, ndaj dhe investon gjithçka në politikën e mosbesimit. Ndaj gjuha e kryeminist­rit është tallëse, kontestues­e, bullizuese, pasi në interesin e tij është që qytetarët të mos besojnë se kanë fuqi të ndryshojnë. Ndaj dhe që pas ardhjes në pushtet, ai është përpjekur të bindë publikun se ai është fati ynë. Qoftë edhe duke lozur së fundmi me kartën e mbështetur në të tilla sondazhe, se ai është ende "e keqja më e vogël". Në këtë strategji dekurajues­e kontestimi ndaj kundërshta­rit është jetik, sidomos në prag të fushatës zgjedhore. Fatkeqësis­ht, edhe opozita po ia jep këtë shans me moskorrigj­imin e vetvetes.

Sa nga ne besojnë se Parlamenti, si pushteti më i lartë i një republike parlamenta­re, arrin t'i kërkojë llogari kryeminist­rit dhe ta kontrolloj­ë atë? - Fare lehtë do kishim një panoramë krejt ndryshe të situatës së qeverisë së sotme përballë publikut. Për të vazhduar me të tjera pyetje: A ndërhyn apo jo qeveria në pavarësinë e gjyqësorit? Sa besim kanë njerëzit në institucio­net e drejtësisë, pasi situata mund të jetë edhe më e errët lidhur me mbështetje­n që në të vërtetë ka sot qeveria në publik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania