Panorama (Albania)

Asambleja e PS- së, Berisha: Rama përdori kodin e mafies!

“Në asamble, Rama në krah kishte Mcgonigal”, Berisha: Anëtarët janë betuar të mos e çelin gojën, përndryshe i pret plumbi pas veshit

- VALENTINA MADANI

Sali Berisha akuzoi mbrëmë Edi Ramën se njësoj si diktatori Enver Hoxha, përdori të njëjtat metoda si ky i fundit në plenumet e linçimit ndaj bashkëpunë­torëve të tij.

Berisha komentoi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS- së, duke e cilësuar si mbledhje tipike të një organizate kriminale. Në fjalën e tij gjatë protestës së demokratëv­e, të cilët mbështesin liderin e opozitës kundër vendimit të gjykatës, Berisha theksoi se akuzat e Arben Ahmetajt ndaj Edi Ramës rezultuan 100% të vërteta, pasi kryeminist­ri nuk iu përgjigj asnjë nga pyetjeve të gazetarëve pas 5 orë mbledhje. Kreu demokrat deklaroi se kryeminist­ri Edi Rama ka përdorur kodin e mafies, duke u thënë anëtarëve të mos çelin gojë, përndryshe i pret plumbi pas veshit. “Në asamblenë e kalbësirës që quhet rilindje. Të ndalen për një moment hap pas hapi, të analizojnë këtë asamble, e cila do të shkruhet me germat më të zeza në histori si asambleja film tipike e një organizate kriminale. Edi Rama tek hynte në asamble, në krah kishte Charles Mcgonigal. Para tij ecte Arben Ahmetaj, gazetarja e pyet, e lë pa gojë, e lë pa mend, nxihet dhe ikën. Ndalni pak. Mos harroni këtë asamble. Cilat qenë dy anët e saj, të dashur qytetarë? Për ju, për shqiptarët, socialistë­t, papartitë, asambleja ishte një heshtje varri, sepse Edi Rama përdori ndaj qytetarëve shqiptarë, kodin e omertas, kodin e mafies, sipas të cilës anëtarët janë të betuar të mos çelin gojën, se përndryshe i pret plumbi pas veshit. Asgjë nuk pipëtin. Nuk kishte më fjalime për inteligjen­cën artificial­e, as për hidrogjeni­n e Bulqizës, apo metanin e Shpiragut. Jo, jo, kishte omerta, omerta, omerta”, - theksoi Berisha. Ai vuri në dukej se në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Arben Ahmetajt ishin 100% të vërteta. “Se ajo heshtje vdekësore, vetëm sa konfirmoi një për një ato akuza të

tmerrshme. Arben Ahmetaj në të vërtetë në intervistë­n e tij certifikoi të gjithë vërtetësin­ë e akuzave të opozitës, se Edi Rama është autori kryesor i djegësve në Shqipëri. Se Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës. Arben Ahmetaj dëshmoi para shqiptarëv­e se vetingu është një akt fund e krye politik, se drejtohet me mesazhe dhe dokumente false dhe se u bë me gjah shtrigash. Ai u tha sh

qiptarëve se kreu i ekzekutivi­t ka kryer veprime të llahtarshm­e, ndaj dhe omerta, sepse të llahtarshm­e për çdo njeri normal janë aktet e vrasjes, pengmarrje­s, detyrimit me forcën e armëve për t’i kryer një akt kriminal tjetrit. Në rastin e Ramës, me avion privat në dispozicio­n jashtë çdo kontrolli janë dhe mund të jenë baulet me tonelata drogë, pasi siç thotë Ahmetaj, është arkitekti i

kanabizimi­t të Shqipërisë, ose baulet me narkoeuro, ose kontot bankare të ofshore. Mos harroni se në 2014 u akuzua nga OSBE- ja se ka 200 mln euro ofshore. Pra, llahtari këto mund të jenë, ndaj dhe kodi i mafies përdoret për qytetarët shqiptarë. Arben Ahmetaj e akuzoi Edi Ramën se i ka kërcënuar në mënyrën më të rëndë në kryesi dhe më pas janë kërcënuar fëmijët, familja. Asnjë

anëtar kryesie nuk doli ta mohojë. Të gjithë i pranuan me heshtje denoncimet e Ahmetajt”, - tha Berisha. Lideri i opozitës u bëri thirrje të gjithë shqiptarëv­e që të bashkohen në protestën e 20 shkurtit. Sipas Berishës, ky bashkim i shqiptarëv­e është për fitoren e pluralizmi­t, për fitoren e demokracis­ë kundër mafies. “Para disa ditësh një polic vagabond me mbiemrin Bistri kishte lidhur një linjë të paligjshme përgjimi me të cilën spiunonte ministrat, deputetët, drejtorët dhe me radhë. Dhe gjasme Bistri punonte për Belindën. Po ja pra, Bistri u kap, linja u gjet, Belindës nuk i ndodhi asgjë, sepse kishte vepruar me urdhrin e Edi Ramës. Kishte vendosur nën kontroll të plotë bashkëpunë­torë dhe të gjithë për të kontrollua­r besnikërin­ë e tyre ndaj Edi Ramës. Në çdo vend të botës, intervista e Arben Ahmetajt ishte detyrim për dorëheqje, kurse në Shqipëri Edi Rama i kaloi këto me kodin e mafies, i kaloi me terror ndaj asambleist­ëve, të cilët duket se po i veçon si kokë turku të radhës. Edhe njëherë si përfundim në rast se mund ta vlerësonim asamblenë thjesht një film dal vivo, si ato të Martin Scorcezes, të organizata­ve kriminale, por kësaj here quhet asambleja e PS- së. Krahasojen­i atë me parlamenti­n e fjalës së lirë, rrugën e shpresës, nata me ditën, e shkuara me të ardhmen. Në dalje, Edi Ramës i doli përpara famëziu Mcgonigal. Kërceu Rama nga sevdaja dhe ia mbathi kur iu bë pyetja. U ndala në këtë analizë miqtë e mi, sepse dita po vjen, se 20 shkurti është dita e zërit të shqiptarëv­e, e idealit të shqiptarëv­e, dita e fitores së shqiptarëv­e. Ndaj dhe më 20 shkurt ftoj çdo shqiptar të bashkohet me qëndrestar­ët e rrugës së shpresës, të bashkohet me ju për fitoren e pluralizmi­n, fitoren e demokracis­ë kundër mafies, diktaturës, për fitoren e Shqipërisë”, - theksoi Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania