Panorama (Albania)

Deklaratat e Ahmetajt, Basha: Të zhytur të gjithë bashkë në korrupsion!

-

Në Dimal, ku zhvilloi një takim me mbështetës­it e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha përsëriti mbështetje­n ndaj Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Ai theksoi se fundi i pandëshkue­shmërisë politike është fillimi i një Shqipërie europiane. “Pa diskutim, pritshmëri­të ndaj SPAK janë të larta. Unë e di që pritshmëri­të e shqiptarëv­e janë shumë më të larta sesa ç’është bërë deri më tani dhe shpresoj dhe jam i bindur që këtë pritshmëri e njohin edhe prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët me integritet të SPAK. Detyra jonë është ta mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat politike të dhënies fund të pandëshkue­shmërisë. Dhe kjo është arsyeja se pse PD është sot e vetmja parti politike në Shqipëri që e thotë me zë të lartë, me ballin lartë, hapur, që mbështet pa kushte punën e SPAK”, - deklaroi Basha. Kreu i PD- së komentoi edhe deklaratat e ish- zëvendëskr­yeministri­t Arben

Ahmetaj për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. “Meraku që kanë është një ofensivë ndaj SPAK për ta kërcënuar, intimiduar. Kjo është e kuptueshme se s’kanë kaluar as 10 ditë që kur zv. kryeminist­ri tregoi me gisht Ramën e Veliajn si bashkëpron­arë dhe përfitues të skemës më korruptive, afera e incenerato­rëve. Kjo tregoi që janë të gjithë bashkë të zhytur në korrupsion. Kjo tregon pse i janë përveshur SPAK- ut dhe drejtësisë se kanë frikë. Deri para ca kohësh i kishin në xhep prokurorë e gjyqtarë, hetimet përfundon në asgjë apo nuk çelshin fare. Frika e të paprekshme­ve nga drejtësia është edhe produkti i parë i reformës në drejtësi”, - u shpreh ai. Lulzim Basha bëri me dije se Partia Demokratik­e ka gati një program ekonomik, social e politik të hartuar nga ekspertë vendës dhe të huaj. Ai shprehet i bindur për fitore në zgjedhjet parlamenta­re të vitit të ardhshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania