Panorama (Albania)

“Ndihet viktimë e forcave të errëta”, Rama i përgjigjet Ahmetajt për kërcënimet

Çfarë u diskutua në mbledhjen 5- orëshe. Kryeminist­ri: “Humbësit” do të përjashtoh­en nga partia, porositë për zgjedhjet e ardhshme

- VALENTINA MADANI

Në një mbledhje maratonë, Asambleja Kombëtare e PS- së diskutoi dje përgatitje­t për zgjedhjet parlamenta­re të 2025- ës dhe hapat që mazhoranca pritet të ndërmarrë për këtë drejtim e po ashtu riorganizi­mi i partisë.

Pavarësish­t se Edi Rama mohoi të ketë “ndëshkime” në radhët e partisë, ai paralajmër­oi përjashtim­e për këdo që nuk e ka bërë mirë punën e tij. Nga asambleja me dyer të mbyllura Edi Rama citohet të ketë deklaruar se “Askush prej anëtarëve të asamblesë nuk duhet të thotë se PS do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”. Kundrejt pakënaqësi­ve, Edi Rama e cilësoi mbledhje pozitive, duke njoftuar se raportimet do të vijojnë më 16 mars në qytetin e Durrësit. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se ka pasur rezerva për rezultatet në Kavajë, Shkodër e Fier, por këto pakënaqësi Rama i cilësoi të nevojshme për të vazhduar me punën e përbashkët. “Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë dhe PS- ja, sepse ajo më ka çuar përpara dhe pa pakënaqësi nuk kemi më asgjë për t’i dhënë këtij vendi. Shyqyr që kemi pakënaqësi, sepse po ramë në vetëkënaqë­si, atëherë ne s’kemi më funksion”, - theksoi kreu i mazhorancë­s. Edi Rama njoftoi se u miratua plani i veprimit dhe apeloi për hapje të partisë. “S’e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun me furi, por nuk rrodhi gjë brenda. Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta, me shumë anëtarë dhe ka qenë mbledhje pune, ka ballafaqim­e me fakte, ballafaqim­e me opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar, ka shqetësime nga organizata të ndryshme, nga zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS dhe të gjitha këto janë diskutuar. Nëse flasim për kritika,

atëherë do thosha ka pasur një qasje vetëkritik­e nga ne të gjithë, duke filluar nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës së si rrjedhin gjërat, sepse duhen verifikuar. Jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje, sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh, kemi miratuar dhe planin e veprimit 15 shkurt deri më 15 mars kur fillojnë zgjedhjet në të gjithë organizatë­n tonë politike. Më 16 mars do të rimbledhim Asamblenë në Durrës dhe pastaj do rihyjnë në proces për zgjedhjet që parashikoh­et të përfundojn­ë më 15 prill, më pas do kemi zgjedhjet e delegatëve të Kongresit në qershor. Jemi në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme, të marrim fitoren më shembullor­e deri më tani”, - deklaroi Rama. Sa u takon anëtarësim­eve të reja

në parti, ai përmendi se është një proces që do të konkretizo­het muajt në vijim. Reagimi Kryeminist­ri Rama nuk pranoi dje që të komentojë deklaratat e ish- numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, i cili ndër të tjera tha se është kërcënuar nga Rama. Ky i fundit tha pas mbledhjes së Asamblesë së PS- së se, drejtësisë duhet t’i jepet mundësia të bëjë punën e pashqetësu­ar nga komentet e askujt. “Ka një karakteris­tikë të përgjithsh­me të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë, që ndihen viktima të forcave të errëta apo të forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë, t’i zgjidhi me drejtësinë. Nuk bën përjashtim askush, për asnjë arsye.

Unë kam qenë shumë serioz që ditën e parë kur kam thënë: duam një reformë në drejtësi për t’i hapur rrugën më në fund në një Shqipëri ku s’ka pasur kurrë drejtësi, një drejtësie që është jashtë influencës së pushtetit ekzekutiv dhe këtë ne e kemi arritur sot, por është një arritje që nuk është e pakthyeshm­e prandaj ne do të vazhdojmë të qeverisim që këtë arritje ta bëjmë të pakthyeshm­e duke qene ne ata që e garantojmë drejtësinë, që është e lirë të veprojë, i ka duart e lira të veprojë mbi këdo dhe për çfarëdo arsye që drejtësia beson se X, Y, Z, të majtë, të djathtë, të qendrës, nën apo mbi, anash apo mbrapa duhet të përgjigjen përpara drejtësisë. Dinë shumë mirë t’i ndajnë broçkullat nga thelbi”, - deklaroi Edi Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania