Panorama (Albania)

Boçi: Shqiptarët, të zhveshur nga çdo siguri mbi të dhënat personale të tyre

-

PD përmes nënkryetar­it Luçiano Boçi dënoi dje kërcënimet e rënda që i janë bërë ekspertit të IT, Gent Progni, i cili ka denoncuar në SPAK abuzimet e rënda me tenderat dhe korrupsion­in në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit nga drejtuesja Mirlinda Karçanaj dhe punonjësit e saj. “Gent Progni, eksperti IT, që ka denoncuar dhjetëra skandale të AKSH- it dhe të departamen­teve të tjera të qeverisë ‘ Rama’, është kërcënuar me jetën e të birit. Në një email të ardhur në adresë të tij thuhet shprehimis­ht: ‘ Vazhdo jepi gojës dhe do gjesh kufomën e djalit tënd’! Partia Demokratik­e e dënon me ashpërsinë më të madhe kërcënimin e z. Progni dhe u bën thirrje organeve të ligjit të fillojnë menjëherë hetimet dhe të gjejnë kërcënuesi­t. Kërcënuesi­t dihen, ata janë të së njëjtës vathë politike që morën në telefon nga burgu apo jashtë tij, edhe ish- numrin 2 të qeverisë së rilindjes, Arben Ahmetaj. Përveçse si shenja të degjenerim­it të pushtetit dhe të zullumit të vjedhjeve pafre, Partia Demokratik­e i sheh dhe i dënon këto kërcënime edhe si përpjekje për të trembur popullin opozitar, që tubohet prej 43 ditësh te rruga e shpresës dhe do të derdhet lumë më 20 shkurt në protestën kombëtare të Tiranës”, - tha Boçi. Ai garantoi se, “Gent Prognit i ofrojmë mbështetje­n dhe inkurajimi­n tonë dhe e falënderoj­më për punën patriotike për zbulimin dhe denoncimin e skandaleve të AKSHI- t të qeverisë”. “Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit vazhdon prej kohësh të prodhojë e megaskanda­le, më shumë se të mbrojë informacio­nin e shqiptarëv­e. Ajo është bërë pjesë e një aktiviteti të paligjshëm të prodhimit të kripto- valutave apo ‘ Crypto- mining’ të cilat në Exchange përkthehen në para. Ky skandal është zbuluar nga Drejtori Rajonal i Microsoft dhe një nga blogerët më të mëdhenj të hakerimeve në botë Troy Hunt. Skandali është bërë publik nga eksperti i teknologji­së së informacio­nit Gent Progni. Kjo është arsyeje e kërcënimit të

Prognit me jetën e të birit. Troy Hunt pas blerjes së një kompanie të falimentua­r të quajtur ‘ Coinhive’ në vitin 2021 ka zbuluar se ‘ Coinhive’ kishte një sistem, të cilin, kushdo që kishte një faqe ueb, mund ta instalonte në faqen e tij ëeb dhe të prodhonte kripto- valutë me ‘ user’at që e klikonin këtë faqe. Ai zbulon se kishte mbi tetëmijë faqe ëeb në botë që bënin kërkesa për prodhim kripto- valute tek ky ‘ domein’. Në këtë listë ndodhen 25 adresa shtetërore ndër to instat. gov. al; qsha. gov. al ( Qendra e Shërbimeve Arsimore); mb. gov. al ( Ministria e Brendshme), KQZ dhe DAP ( Departamen­ti i Administra­tës Publike). Kjo çështje është nën hetim nga SPAK dhe për këtë drejtuesja e AKSH Mirlinda Karçanaj po mundohet të fshehë çfarë të mundë. Ortakët e saj po shkojnë, siç e shihni, deri te kërcënimet. Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën: se janë të zhveshur nga çdo siguri mbi të dhënat personale të tyre, dhe se zyrat shtetërore veprojnë si kioska exchange për pasurimin e zyrtarëve”, - deklaroi Boçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania