Panorama (Albania)

Avokatët e Berishës publikojnë shkeljet e procedurës ligjore

“Shkelje të tjera, që cenojnë ushtrimin e mandatit të deputetit” Prej disa muajsh në betejë me dr ejtësinë, mbrojtja: Argumentet pse procesi ndaj ish- kryeminist­rit është i montuar politikish­t

- VALENTINA MADANI

Prej disa muajsh Sali Berisha është duke u përballur me drejtësinë shqiptare, pasi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpuni­m, në lidhje me çështjen e privatizim­it të ish- kompleksit “Partizani”.

Akuzat ish- kryeminist­ri i ka konsiderua­r si të nxitura politikish­t, duke drejtuar gishtin nga kryeminist­ri Edi Rama. Ndërkohë avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë përgatitur dhe publikuar analizën, sipas tyre, me shkeljet e procedurës ligjore, duke e quajtur gjyqin ndaj Berisha si një proces politik. Në analizë avokatët kanë sqaruar shkeljet, sipas tyre të kryera nga Prokuroria Speciale për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ( SPAK), Gjykata Speciale për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ( GJKKO) dhe Parlamenti, që ata thonë se është i kontrollua­r nga Edi Rama. “Në kundërshti­m me Kushtetutë­n, ligjin, si dhe në mungesë të një vendimi gjyqësor, atij i ndalohet edhe pjesëmarrj­a në seancat parlamenta­re. Masat shtrëngues­e ndaj tij u vendosën në fazën e hetimit, duke kryer një sërë shkeljesh të rënda të Kushtetutë­s, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ( KEDNJ) dhe kodeve të vendit, pa ngritur asnjë akuzë kundër tij dhe para se SPAK ta merrte në pyetje mbi ndonjë shkelje të pretenduar. Më datë 20.10.2023, GJKKO ( shkalla e parë) me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023, vendosi ndaj Sali Berishës dy masa të kufizimi të lirisë: ndalim të daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje dy herë në muaj para prokuroris­ë. Me të njëjtin vendim u caktua dhe u ekzekutua në mënyrë brutale, transmetua­r në media për hakmarrje politike, arresti me burg ndaj dhëndrit të tij, prof. dr. Jamarbër Malltezi. Vendimi për zotin Berisha u konfirmua nga e njëjta gjykatë, me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023”, - thuhet në

Miratimi i këtij vendimi politik u bë i ditur në media më datë 14.12.2023, përpara çdo diskutimi në këshillin përkatës apo seancën plenare, nga anëtari i këtij këshilli dhe kryetari i grupit 11 parlamenta­r të PS- së Bledar Çuçi, i cili deklaroi se Grupi i PS- së do të miratonte pa dyshim masat e kërkuara ndaj Berishës

dokument, ku gjithashtu arsyetohen edhe shkeljet procedural­e të procedurav­e parlamenta­re dhe shkelje të tjera që cenojnë ushtrimin e mandatit të deputetit. “Në kundërshti­m me standardet e një procesi të rregullt ligjor, anëtarët e Këshillit Parlamenta­r të Partisë Socialiste për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin nuk hezituan të shfaqnin paragjykim­et e tyre publikisht përpara se të informohes­hin me materialet dhe të merrnin një vendim mbi kërkesën e SPAK- ut për

dhënien e autorizimi­t për vendosjen e masave të sigurisë ndaj zotit Berisha. Miratimi i këtij vendimi politik u bë i ditur në media më datë 14.12.2023, përpara çdo diskutimi në këshillin përkatës apo seancën

plenare, nga anëtari i këtij këshilli dhe kryetari i grupit 11 parlamenta­r të PSsë Bledar Çuçi, i cili deklaroi se Grupi i PS- së do të miratonte pa dyshim masat e kërkuara ndaj Berishës”, - thuhet në analizën e avoka

tëve. Kujtojmë që prej datës 30 dhjetor 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, si dhe nën urdhër ndalim komunikimi me këdo, përveç anëtarëve të familjes që jetojnë me të. Sipas avokatëve, ky ndalim është në kundër

shtim me Kushtetutë­n, e cila përcakton “se ndalime të tilla mund të vendosen vetëm nëse janë të parashikua­ra në ligj, ndërkohë që legjislaci­oni penal nuk përmban asnjë dispozitë ligjore që parashikon një ndalim të tillë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania