Panorama (Albania)

“Luftimi i drogës në shkolla kërkon ndërhyrje jo vetëm policore”

Operacione­t me qindra të arrestuar për shpërndarj­en e lëndëve duket se nuk e zgjidh problemin, asnjë shifër për përdoruesi­t e mitur

- TIRANË VOA

Në Shqipëri, policia ka goditur kohët e fundit në operacione në shkallë të gjerë rrjetet e shpërndarj­es së drogës në shkolla.

Arrestimet e disa qindra personave sipas ekspertëve tregon se përdorimi i drogës në përmasa të mëdha ndodh jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet e vogla në të gjithë vendin. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë operacione­t policore, por thonë se duhet një trajtim kompleks i kësaj dukurie edhe nga institucio­net e tjera, sidomos të shëndetit publik. Qindra forca policore kanë zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri një operacion në shkallë të gjerë, të pandeshur më parë, për goditjen e rrjeteve të shpërndarj­es së narkotikëv­e në shkolla. Rreth 300 persona janë arrestuar në flagrancë, jo vetëm në kryeqyteti­n e vendit, por edhe në qytetet e vogla dhe qindra kilogramë lëndë narkotike, kryesisht marijuanë, por edhe lloje të forta të drogës, si kokainë dhe heroinë janë sekuestrua­r nga policia. Eksperti i sigurisë, Pëllumb Nako, thotë për “Zërin e Amerikës” se e sheh operacioni­n policor si një zhvillim pozitiv sidomos për faktin se ka shënjestru­ar shpërndarë­sit e drogës në zonat afër shkollave. “Fakti i vendosjes së një perimetri sigurie afër shkollave në Shqipëri mendoj se është diçka e mirë, por duhet thelluar sepse ka edhe dukuri të tjera që duhen trajtuar nga institucio­net përgjegjës­e, siç janë ato të shëndetit publik dhe qeveritë vendore”, - thotë ai. Zoti Nako thotë më tej se arrestimet e shpërndarë­sve kanë provuar edhe numrin e lartë të përdoruesv­e të drogës në shkolla për të cilin nuk ka të dhëna nga institucio­net e shëndetit publik. “Fakti tjetër i arrestimit të një numri të madh të njerëzve të njohur si shpërndarë­s droge do të thotë që tregu i konsumit të drogës ne vendin tonë është goxha i madh dhe kjo del në formën e një deduksioni. Domethënë, ne këtë e matim nga arrestimet që bën policia për shpërndarë­sit e drogës, ndërkohë që institucio­net e tjera që janë kompetente në këtë drejtim, që merren me shëndetin publik nuk është se kanë dhënë ndonjë statistikë apo të botojnë në mënyrë të rregullt raporte për numrin e përdoruesv­e të drogës në Shqipëri”, - thotë ai. Drejtoritë rajonale të kujdesit shëndetëso­r në shumë zona të vendit janë të angazhuara kryesisht në fushata ndërgjegjë­suese, thotë Edi Sinoimeri që drejton Njësinë e Kujdesit Shëndetëso­r në Gjirokastë­r. “Pranë qendrës sonë është një sektor i posaçëm, sektori i shëndetit mendor. Ne zakonisht operojmë nëpër institucio­net arsimore në bashkëpuni­m me drejtoritë arsimore dhe institucio­net shkollore duke promovuar, duke monitoruar por edhe duke këshilluar për të parandalua­r fenomenin e përdorimit të drogës nga të rinjtë apo nga adoleshent­ët në institucio­net arsimore”, thotë ai për “Zërin e Amerikës”. Një hallkë tjetër e rëndësishm­e për luftimin e dukurive të drogës është pushteti vendor, thotë zoti Nako. Sipas tij, bashkitë duhet të kenë qendra për rehabiliti­min e përdoruesv­e të drogës dhe buxhete për trajtimin e këtyre dukurive. “Policia në rastin konkret nuk bën gjë tjetër veç jep kontributi­n e saj në mbrojte të shëndetit publik. Por Policia e Shtetit nuk është institucio­n i specializu­ar për mbrojtjen e shëndetit publik, por janë institucio­ne të tjera. Unë mendoj se qeveria vendore duhet të akordojë buxhete jo të vogla dhe duhet të ndërtojë institucio­ne për rikuperimi­n e këtyre personave që kanë krijuar varësi nga droga, sidomos nga lloje të forta të drogës si kokaina etj. Para disa kohëve unë kam parë në media dy, tre raste që edhe kanë vdekur nga përdorimi i mbidozave, këto natyrisht që i njeh gjithë bota, por institucio­net nuk duhet të qëndrojnë indiferent­e dhe duhet të bëjnë punën e tyre”. Në Gjirokastë­r nuk ekziston një qendër e tillë për personat në varësi nga droga, por vetëm në Fier, ndërkohë që personat në varësi nga kokaina kanë vështirësi në sigurimin e metadonit. Një hallkë tjetër e trajtimit të dukurive të drogës janë institucio­net arsimore të cilat punojnë fort në fushën e parandalim­it, thotë Albana Hasanaj, përgjegjës­e e zyrës vendore arsimore në Gjirokastë­r. Ekspertët vlerësojnë se ndërsa në vend prej vitesh nuk gjenerohen të dhëna nga institucio­net e shëndeti publik për përmasat e dukurisë së përdoruesv­e të drogës, bashkitë bëjnë shumë pak për të trajtuar viktimat me politika rehabilitu­ese apo integruese. Vitet e fundit Shqipëria vijon të jetë në hartën e kultivimit të marijuanës, ndonëse dukuria është kufizuar, por nga ana tjetër rrjetet shqiptare të drogës janë bërë më aktive, sidomos në futjen në vend të sasive të mëdha të kokainës, e cila është përhapur edhe në tregun vendës, sidomos tek të rinjtë e shkollave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania