Panorama (Albania)

“Gangsterët” mekanikë tentojnë t’i marrin jetën klientit me makinën e vet

-

Dy vëllezër janë arrestuar në Durrës, pasi kanë tentuar të shtypnin me makinë një 46- vjeçar, i cili kishte dërguar në ambientet e punës së dy vëllezërve mjetin e tij për ta lyer, por të rinjtë e përdoronin për të lëvizur vetë. Policia bën me dije se në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, ata kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndar­ësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar. Mësohet se në pranga janë vendosur shtetasit Domeniko Ceni 27 vjeç dhe Ermal Ceni 20 vjeç, të dy banues në fshatin Fermë Sukth. Ndërkohë, pronari i automjetit, shtetasi me iniciale E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetes­h. 2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46- vjeçarit, për të lëvizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Falë reagimit në kohë dhe verifikime­ve të shpejta në vendngjarj­e, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimi­n, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretish­t: D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por lëviznin me të, në qytet. Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universite­tit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndar­ësen e kanë braktisur atë dhe janë larguar. Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania