Panorama (Albania)

Me rroba policie dhe kapuça, “ushtri” vrasësish në firmën e Ardian Gjeloshajt

Atentati në Kurbin, policia e kërkon shkakun te ngjarja e 22 vjetëve më parë Hapen kamerat e biznesit ku u vra me breshëri kallashnik­ovësh ekonomisti i firmës. Autorët zhduken në drejtim të paditur

- KURBIN

Selman Mihana, për pak ditë do të festonte 71- vjetorin e lindjes, ndërkohë që ai ishte i aktivizuar në punë e jo vetëm, pro dilte edhe ditën e shtunë në orën 7 të mëngjesit në zyrë.

Me profesion ekonomist, ai kishte vijuar të punonte, derisa dora vrastare e disa personave i morën jetën sapo ai kishte mbërritur në vendin e punës bashkë me pronarin e firmës në të cilën ishte i punësuar. Ngjarja e rëndë tronditi vendin mëngjesin e së shtunës, ndërsa rreth orës 07.00 disa persona të veshur me veshje si të policisë shkuan në firmë dhe qëlluan me breshëri kallashnik­ovi. Mihana humbi jetën teksa doli para atentatorë­ve, të cilët dyshohet se shënjestër kishin pikërisht të zotin e biznesit. Sipas policisë, bëhet fjalë se shënjestër ishte Ardian Gjeloshaj, një person në fakt me të shkuar problemati­ke, por që kishte arritur të krijonte edhe një biznes në zonën e Kurbinit. Policia, si gjithnjë humbi gjurmët e atentatorë­ve, të cilët në kamera shfaqen me një automjet të zi, luksoz, ndërsa dyshohet se në vendin e ngjarjes kanë qenë rreth 8 persona. Shënjestra sipas policisë arriti të shpëtonte me dy plumba, një në krah dhe një në ije, ndërkohë që ekonomisti­n e morën një mori plumbash. Policia e Lezhës kërkoi ndihmën e RENEA- s të vijonte operacioni­n por derisa ka shkuar RENEA atje, atentatorë­t kanë pasur të gjithë kohën në dispozicio­n të largoheshi­n në çfarë drejtimi të donin. Tashmë, Policia dhe Prokuroria e Lezhës kërkojnë në të shkuarën e pronarit për të mësuar shkaqet, ndërkohë që mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër në Lezhë kanë pasur konflikt para 22 vjetësh. Asnjë e dhënë tjetër nuk e shoqëron atentatin e bujshëm, ku një skuadër vrasësish shkuan në firmën e Gjeloshajt dhe i morën jetën ekonomisti­t të tij.

DETAJET

Vrasja e ekonomisti­t Selman Mihana dhe plagosja e pronarit të firmës së inerteve në Lezhë, Ardian Gjeloshi, është kryer nga tetë persona, ku 6 prej tyre ishin të veshur si punonjës policie “Shqiponja” dhe Forcat Speciale, ndërsa 2 veta ishin civilë. Të gjithë në kokë mbanin kapuça të zinj, çka i ka sjellë mosidentif­ikimin e tyre.

Dyshimet e para flasin për një vrasje me pagesë, por ende nuk është qartësuar me prova konkrete.

Mësohet se ngjarje e rëndë që i mori jetën me 30 plumba të moshuarit Selman Mihana, lidhet me një histori gjakmarrje mes familjes së Ardian Gjeloshit dhe familjes P, nga fshati Pllanaj i Lezhës. Policia kriminale bën me dije se ky është sulmi i tretë që kryhet ndaj familjes së Ardian Gjeloshit, pasi pak kohë më parë ishte djali i tij që u sulmua në një atentat me armë. Kjo seri përplasjes­h të njëpasnjës­hme e ka zanafillën në vitin 2002, ku është shënuar një ngjarje e rëndë dhe autor i dyshuar ishte Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardian Gjeloshin, i cili në atë kohë kishte mosmarrëve­shje me oficerin e policisë Kastriot Prengaj.

Në këtë periudhë autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSH Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Që nga kjo kohë e deri më sot, anëtarë të familjes Gjeloshi, i kanë shpëtuar tre atentateve, ku në ngjarjen e fundit humbi jetën një person i pafajshëm, ekonomisti i firmës së inerteve, Selman Mihana.

Autorët e krimit kanë hyrë në ambientet e kompanisë së inerteve me dy makina “Range- Rover” dhe prej andej kanë zbritur 6 persona, duke u shfaqur dhe prezantuar si punonjës policie. “... Ndal policia, askush të mos lëvizë, jemi Policia....”, - kanë deklaruar disa prej tyre. Në këto momente Ardian Gjeloshi ishte nën shoqërinë e ekonomisti­t të tij, Selman Mihana, duke i kërkuar këtij të fundit të dilte jashtë, të shikonte kush ishin dhe çfarë kërkonin këta punonjës policie. Sapo ekonomisti ka hapur derën, ai është ndeshur me dy breshëri automatiku në dy drejtime të ndryshme, duke gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Mihana, mësohet se ka marrë rreth 30 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërsa si pasojë e intensitet­it të madh të plumbave ka mbetur i plagosur dhe Ardian Gjeloshi. Mbi 10 persona janë shoqëruar, por askush prej tyre s’ka pranuar autorësinë e krimit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania