Panorama (Albania)

Zjarri në spitalin e sapoinaugu­ruar në QSUT, shkak një shkëndijë elektrike

Prag tragjedie në Urgjencë, policia dhe familjarët në ‘ luftë’ me kohën Pacientët transporto­hen për në Sanatorium, autoritete­t dalin menjëherë në deklarata dhe tregojnë mospatjen e asnjë rreziku

- TIRANË

I sapoinaugu­ruar, reparti i Urgjencës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, për pak sa nuk u kthye në një vend tragjedie.

Mëngjesin e djeshëm një zjarr i dalë nga kati poshtë tokës ka bërë që e gjithë godina të përfshihet nga tymi, personeli, pacientët dhe familjarët e tyre nga paniku. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur zjarrfikës­it, por edhe Policia e Shtetit, të cilët kanë ndihmuar me gjithçka kanë mundur të evakuojnë të sëmurët. Mirëpo deklaratat e njëpasnjës­hme të dhëna nga autoritete­t e qendrës më të madhe spitalore në vend bënë me dije se situata ishte nën kontroll, madje drejtore

sha e kësaj qendre tregoi edhe se me këtë rast u testua siguria e këtij reparti! Ndërkohë që përveç zjarrfikës­eve, në ndihmë të familjarëv­e që kanë qenë në urgjencë me pacientët ka ardhur edhe policia, që ka mundësuar nxjerrjen e tyre në krah jashtë godinës së re, ku për fat nuk u mësua për asnjë person të lënduar!

NGJARJA

Ende pa zbardhur, një zjarr ka rënë në Urgjencën e re të QSUT- së orët e para të mëngjesit të së djeshmes. Sipas të dhënave të para mësohet se shkak për flakët është bërë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin - 1. Kanë qenë forcat zjarrfikës­e që kanë vënë flakët në kontroll, ndërsa fatmirësis­ht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Në një deklaratë për mediat, drejtoresh­a e QSUT, Albana Fico tha se të gjithë pacientët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në ambiente të tjera të QSUTsë, ku edhe po marrin trajtimin normalisht. Fico siguroi familjarët se asnjë prej pacientëve nuk ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetëso­re. “Kemi pacientë, të cilët për siguri më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrav­e të tyre, po trajtohen”, - tha Fico. Për shkak të kësaj situate, Fico shpjegoi se pas një mbledhje me ministren e Shëndetësi­së është vendosur që të gjitha rastet e urgjencave do të devijojnë për tek Spitali i Traumës dhe spitali “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet ndryshe Sanatorium­i. “Menjëherë u bë një mbledhje blic ku u piketuan gjithë hapat e tjerë. Kemi vijuar të ndajmë shërbime urgjence me Traumën dhe ‘ Shefqet Ndroqin’, do të devijohen urgjencat në këto dy spitale”, - u shpreh Fico. Ndërkohë, forcat zjarrfikës­e kanë evakuuar edhe personelin, ndërsa nga zjarri nuk raportohet të ketë probleme me pajisjet. Sapo u njoftua për rastin e zjarrit, ka pasur edhe një reagim nga Qendra Spitalore Universita­re Nënë Tereza, në të cilin thuhej se menjëherë u morën masat për sigurimin e pacientëve të shtruar. “Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin - 1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshë­m dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”,- thuhet në reagim. Urgjenca kishte 1 vit që ishte inauguruar. Situata vijon të jetë në monitorim të vazhdueshë­m dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania