Panorama (Albania)

PORTOFOLI I KANDIDATIT

-

Portofoli personal i kandidatit:

Jetëshkrir­mi ( me fotografi).

Fotokopje e ID.

Formulari i aplikimit.

Fotokopje e noterizuar e certifikat­ave me kreditet përkatëse.

Fotokopje e noterizuar e dëshmive të titujve/ gradave shkencore ( nëse ka).

Fotokopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja ( nëse ka).

Vlerësimi i fundit i drejtorit të institucio­nit arsimor.

PORTOFOLI PROFESIONA­L I KANDIDATIT:

Plani i një aktiviteti të një klase të caktuar ose grup klasash, organizuar nga kandidati përkatës, të realizuar gjatë vitit të kualifikim­it, të shoqëruar me realizimin e aktiviteti­t me foto etj.

Planifikim­i i një ore mësimi model ( ditar) duke u bazuar në mësimdhëni­en me në qendër nxënësin sipas kurrikulës me kompetenca.

Testi/ detyra përmbledhë­se për një periudhë të caktuar, sipas profilit përkatës, të realizuar gjatë vitit të kualifikim­it, të shoqëruar me një analizë të thjeshtë të rezultatev­e të arritura në një klasë të caktuar.

Plani i një projekti kurrikular të zhvilluar nga nxënësit e një klase të caktuar, të shoqëruar me realizimin e tij me foto.

Gjuha e huaj e mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universite­tit të Tiranës, ose në provime ndërkombët­are të njohura sipas akteve ligjore në fuqi.

Diploma: diplomë e ciklit të dytë master me 60- 120 kredite ECTS, diplomat e ciklit të tretë "Master ekzekutiv", ose të barasvlers­hme me to me 60- 120 kredite ECTS, doktoratë të fituar në fushën e edukimit, e drejtimit të arsimit dhe/ ose që lidhet me profilin përkates. Diploma e ciklit të dytë nuk perfton pikë, nëse vlen si kriter arsimimi për profesioni­n e mësuesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania