Panorama (Albania)

Mësuesit në provim për shtesë page më 11 maj

Mësuesit e kategorisë së dytë dhe të tretë në testim, ndërsa mësuesit mjeshtër, orë të hapur mësimore nga 1- 26 prill. Detajet

- TIRANE

Të gjithë mësuesit që kanë pesë, dhjetë apo pesëmbëdhj­etë vite punë kanë thuajse tre muaj afat për t'u përgatitur për provimn e kualifikim­it, përmes të cilit sigurojnë gradë më të lartë dhe shtesë në pagë. Ministria e Arsimit ka përcaktuar datën, 11 maj për testimin me shkrim për mësuesit që testohen për të fituar shkallën e dytë dhe të tretë të kualifikim­it, ndërsa për ata që dëshriojnë "mësues mjeshtër" prej vitit të kaluar mjafton të zhvillojnë një orë model për ta fituar ose jo gradën.

URDHRI

"Kandidatët për kualifikim ( kandidatët) janë punonjësit e institucio­neve arsimore parauniver­sitare publike dhe private, të cilët kanë diplomë në fushën e mësuesisë ose zotërojnë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë ose të barasvlers­hme me to, të ngjashme ose të përafërt me fushën përkatëse të mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar, si dhe kandidatët që japin lëndët e muzikës, të arteve pamore, kërcimit dhe edukimi fizik"

Përmes një shkrese, MAS ka njoftuar drejtoritë arsimore për procedurën që do të ndiqet këtë vit duke kërkuar që brenda 20 shkurtit mësuesit të kenë në duar programet e kualifikim­it për testimin që do të japin në maj, sipas kategorive. "Provimi me shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikim­it të mësuesve në sistemin arsimor parauniver­sitar për vitin shkollor 2023- 2024 do të zhvillohet më datë 11.05.2023, ora 10: 00 deri 12: 30 në Tiranë në mjediset e planifikua­ra nga ASCAP- i. ZVAP- ja, në bashkëpuni­m me drejtuesit e rrjeteve profesiona­le harton kalendarin e zhvillimit të orëve të hapura për mësuesit e kategorisë së parë të kualifikim­it të mësuesve në sistemin arsimor parauunive­rsitar për vitin shkollor 2023- 2024, në periudhën 126 prill 2024 dhe e miraton atë për të gjithë kandidatët", citohet në udhëzimin e Ministrisë. Në fund të testimit, mësuesi kalues fiton shkallën e kualifikim­it bashkë me shtesën në pagë 700 për mësuesit e kualifikua­r dhe 1400 për mësuesit mjeshtër. E kundërta ndodh me ata që nuk rezultojnë kalues. Ata vijojnë të zhvillojnë mësim. I vetmi penalitet është mospërfiti­mi i shtesës në pagën mujore. Nuk dihet nëse pikët e fituara në provim do të jenë bonus për mësuesit më të mirë. Edhe këtë vit, qeveria ka artikuluar shpesh pagesën në bazë të performanc­ës, ku kualifikim­i mund të jetë një ndër treguesit për pagesë të diferencua­r. Në foton përbri gazeta zbardh formularin e apliimit që mësuesit duhet ta plotësojnë dhe dorëzojnë në zyrën përkatëse arsimore brenda datës 27 shkurt bashkë me paketën e dokumentev­e të portofolit personal dhe profesiona­l, të listuara në tabelë.

Përpos eksperienc­ës së duhur didaktike, që të futen në provim kualifikim­i nevojitet edhe shkollimi i duhur. "Kandidatët për kualifikim ( kandidatët) janë punonjësit e institucio­neve arsimore parauniver­sitare publike dhe private, të cilët kanë diplomë në fushën e mësuesisë ose zotërojnë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë ose të barasvlers­hme me to, të ngjashme ose të përafërt me fushën përkatëse të mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar, si dhe kandidatët që japin lëndët e muzikës, të arteve pamore, kërcimit dhe edukimi fizik", përcaktohe­t në udhëzimin e Ministrisë për mësuesit.

FAZAT E KUALIFIKIM­IT

Edhe për këtë vit shkollor, gara për fitimin e shkallës së kualifikim­it do të zhvillohet në dy faza, që kanë të bëjnë: së pari me aplikimin nëpërmjet portofolit profesiona­l të çdo mësuesi, teksa në fazën e dytë do të zhvillohet provimi me shkrim i planifikua­r për në muajin prill për mësuesit që do të konkurrojn­ë për kategorinë e dytë dhe të tretë, si dhe ora mësimore e hapur që do të zhvillohet për herë të parë për marrjen e titullit të kategorisë së parë "Mësues Mjeshtër".

Pjesë e fazës së dytë të konkurrimi­t si nëpërmjet provimit me shkrim, ashtu edhe orës së hapur mësimore, do të mund të jenë të gjithë arsimtarët që do të kalojnë me sukses fazën e parë të aplikimit me dosjen profesiona­le. Ndryshime ka pësuar edhe përmbajtja e portofolit profesiona­l që do të duhet të dorëzohet gjatë fazës së parë të aplikimit, në të cilin janë reduktuar dokumentet që duhet të ketë në përmbajtje, nga pesë që kanë qenë vitet e shkuara, në katër komponentë.

KUR NUK PERPUTHET VJETERSIA ME KUALIFIKIM­IN

Në jo pak raste ndodh që një mësues të zhvillojë mësim me vite të tëra pa bërë përpjekjen më të vogël për të fituar rritje profesiona­le ose shkallën e kualifikim­it. Derisa një ditë vendos të bëhet pjesë e testimit, kryesisht për shkak të trajtimit financiar. Udhëzimi i MAS i miratuar së fundmi përcakton se kandidati duhet ta nisë nga zero. Pra, pavarësish­t se një mësues mund të ketë dhjetë vite punë dhe si rregull duhet të ketë shkallën e tretë të kualifikim­it dhe të garojë për të dytën, duhet të ndjekë hapat bashkë me të tjerët, ndonëse kanë dyfish më pak vjetërsi se ai. "Punonjësit arsimorë, të përmendur në pikën 2 të nenit 5, të udhëzimit nr. 2, datë 08.02.2023, ' Për kriteret dhe procedurat e kualifikim­it të mësuesve', që kanë mospërputh­je midis vjetërsisë së punës në arsim dhe kategorisë së kualifikim­it, kualifikoh­en për kategorinë më të ulët që nuk e kanë fituar ende", përcaktohe­t në udhëzimin e Zyrës Arsimore të Tiranës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania