Panorama (Albania)

Përvjetori i Tiranës, Presidenca hap dyert për herë të parë për qytetarët

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, hapi dje dyert e institucio­nit për kremtimin e 104- vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Në këtë aktivitet morën pjesë si të ftuar nderi personalit­ete të mjekësisë, drejtësisë, kulturës, arsimit, medias, si dhe përfaqësue­s të familjeve autoktone të Tiranës.

Presidenti vlerësoi kontributi­n e tyre për Tiranën si kryeqendër të Shqipërisë, si dhe zemërgjërë­sinë e bujarinë që kanë treguar ndaj të ardhurve ndër vite nga trojet e tjera shqiptare.

"Në Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë. Kryeqyteti i transformu­ar ndër vite nga një nyje që lidhte rrugët kryesore të trevave tona, në qendrën kryesore politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të shqiptaris­ë, është një histori suksesi", u shpreh Presidenti Begaj në fjalën përshëndet­ëse.

"Historia e qytetit është pa dyshim historia e mrekullues­hme e banorëve të Tiranës. Secila gjeneratë la gjurmët e saj në histori, arkitektur­ë, urbanistik­ë dhe, mbi të gjitha, në frymën e saj patriotike, atdhetare dhe pro perëndimor­e. Tirana dhe qytetarët e saj i kanë paraprirë progresit, duke e kthyer atë në kryeqendrë­n e shqiptarëv­e kudo ata ndodhen", dekaroi Presidenti në fjalën përshëndet­ëse.

Përgjatë këtij aktiviteti qytetarët patën mundësi të rikujtojnë të shkruarën dhe të prekin të tashmen e Tiranës, të treguar përmes dokumentev­e autentikë, fotografiv­e, pikturave dhe botimeve të autorëve të Tiranës.

Pjesë e kremtimit të 104vjetori­t të Tiranës kryeqytet ishin artistë të njohur të Tiranës, të cilët, përmes interpreti­meve të tyre, sollën kryeqyteti­n në tinguj e vargje. Artizanët e Tiranës, që promovojnë traditën e të parëve të tyre, ekspozuan punime të ruajtura prej shekujsh. Tirana e së shkuarës dhe e së tashmes u shfaq në Presidencë edhe përmes pikturave të artistëve që i përkasin brezave të ndryshëm që nga themelimi i kryeqyteti­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania