Panorama (Albania)

Don Ndue Gjergji, meshtar nga Dardania e lashtë në Amerikën moderne

Fytyra e vendlindje­s, Stublla përmendet 100 vjet para botimit të "Mesharit" të Gjon Buzukut në Defterin osmano- turk të vitit 1455

- NGA VISAR ZHITI

Më parë se ta njihja Don Ndue Gjergjin, i njoha vendlindje­n në Kosovën tonë, tej në Stubllën e Epërme të Vitisë, një vend i blertë, me kisha dhe peizazhe plot diell, vërtet si të krishterta, kështu mu duk, një qetësi peshpëritë­se…

VENDLINDJA NA JEP KUJTESËN, POR DHE KARAKTERIN, MADJE DHE FYTYRËN…

Ç'kujtohet nga Stublla? Ajo përmendet 100 vjet para botimit të "Mesharit" të Gjon Buzukut në defterin osmano- turk të vitit 1455. Tregohet se atje ka qenë hapur një shkollë e lartë teologjike, një kolegj, pikërisht tek "Ara e Kishës" sot, te lëndina në anë të varrezave të bardha me kryqe.

Këtu, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, u hap dhe shkolla e parë shqipe e gjithë Kosovës, e lejuar, se të fshehta, ku mësohej gjuha amë kullave tona e tempujve, ka pasur herët e më herët, është dhe muzeu në Kishën e Shën Gjergjit, ku mbahen takimet kulturore e letrare të Don Mikelet, aq të bukura, që fillojnë me një meshë të shenjtë.

Në kujtesën kolektive nuk harrohet masakra e viteve 1846 - 1948, që u ushtrua aty dhe në vendbanime­t përreth për të hequr dorë nga besimi i krishterë. Pas qendresës heroike, 177 vendas i internuan në Anadoll. Një pjesë vdiqën rrugës nga mundimi, moçalishte­ve nga acari dhe torturat dhe tani nderohen si "Martirët e Karadakut". Vetëm 76 veta mundën të kthehen gjallë në vendlindje dhe prej tyre u krijuan famullitë në Stubëll, në Binçë dhe në Kabash…

Stublla sot ngjan me një qytet të vogël, me rrugë e park e fushë tenisi, e qendër rinore, me libra e takime, por dhe e heshtur, se vërtet mërgojnë shumë nëpër botë.

Quhet e Epërme, se Stublla e tillë është në virtyte, fisnike në bujarinë e saj, sofër në Dardani, ku bëhet kryq…

* * *

Don Ndue Gjergji u lind në Stubullën e Epërme dhe aty kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ndjeu thirrjen… afër është dhe Kisha kroate e Letnicës, ku vinte Nënë Tereza, kur ishte vogëlushe dhe aty mori vendimin, që të bëhej motër misionare…

Dom Ndou shkoi në Romë të diplomohej për Teologji dhe atë vit që mbaroi, në 1973, shugurohet meshtar në Komunën e Binçës, gjysmë shekulli më parë, nga ipeshkëv Imzot Nikë Prela.

Me sa dashuri e përkushtim shërbeu në famullinë e Binçës që nga viti 1975 deri në 1993. Ndërkaq brenda vetes ndjente se vendlindja i kishte dhënë durimin dhe qendresën, karakterin e saj "të blertë" dhe fytyra e mirë dukej si një copëz pllaje e saj.

Dom Ndou ia lë drejtimin e famullisë vëllait më të vogël, Don Lushit, shkrimtari­t, që do të ndiqte nga pas Nënë Terezën kudo, edhe në Indi apo kur do të merrte çmimin Nobel për Paqe në Norvegji, në vizitat në Kosovë, etj, etj, duke u bërë biografi shqiptar më i mirë i Saj…

Në 1997, Don Ndue Gjergji kalon oqeanin dhe vjen në SHBA, meshtar në Miçigan, pikërisht në Kishën "Our Lady of Albanians", e Zojës së Këshillit të Mirë, "Pajtores së Shqiptarëv­e", Mbrojtëses së Nënë Terezës, siç na e dëshmon vetë. Kishën këtu kishte 20 vjet që e udhëhiqte famullitar­i i përndershë­m, Ndrekë Ndrevashaj, tashmë i ndjerë.

Me ardhjen e Dom Ndue Gjergjit shqiptarët panë fytyrën e dhembshur të dheut amë.

Ndërkaq, Kisha vazhdoi lulëzimin e saj, jo vetëm fetarisht, nga ana shpirtëror­e në predikimin shqip dhe anglisht të Fjalës së Zotit, por dhe nga ana atdhetare dhe me krijimin e Qendrës Kulturore për të gjithë, me emrin e shenjtes tonë "Nënë "Në kujtesën kolektive nuk harrohet masakra e viteve 1846 - 1948, që u ushtrua aty dhe në vendbanime­t përreth për të hequr dorë nga besimi i krishterë. Pas qendresës heroike, 177 vendas i internuan në Anadoll. Një pjesë vdiqën rrugës nga mundimi, moçalishte­ve nga acari dhe torturat dhe tani nderohen si "Martirët e Karadakut". Vetëm 76 veta mundën të kthehen gjallë në vendlindje dhe prej tyre u krijuan famullitë në Stubëll, në Binçë dhe në Kabash…

Tereza", u rrit edhe më kulturalis­ht dhe artistikis­ht.

Dhe kështu u krijuan traditat e kremtimit të festave kombëtare shqiptare e amerikane, e festivalev­e të përvitshme, konferenca­ve, ekspozitav­e, përurimeve të letërsisë dhe ftesa shkrimtarë­ve, deri dhe të gëzimeve familjare, fejesa e dasma, etj., etj., e veprimtari me fëmijët, pra me të ardhmen. Së pari, shkolla e tyre edhe në gjuhën amë…

Dhe ai që printe ishte Don Ndue Gjergji, i përunjur dhe i kudogjendu­r, fjalëpak, por gjithë urtësi, "i paqtë dhe qëndrestar i së drejtës dhe të vërtetës njerezore", do të shkruanin për të. Duke dalë tej mureve të kishës dhe si "njeri publik" Don Ndou u bë "strateg i paqes", siç e cilëson një nga bashkëpunë­torët e tij të afërt, Valentin Lumaj. Don Ndou është përbashkue­s mes gjithë shqiptarëv­e të të gjithë besimeve, në shoqata dhe parti, duke e tejkaluar atë që thoshte Konica qortueshëm se shqiptarët vetëm në valle bashkohen më shumë.

Dhe vinin nga kudo këtu, në këtë tempull, nga gjithë Amerika dhe Europa, nga Shqipëria e Kosova, nga Maqedonia e Veriut ( e Jugut për ne), nga Mali i Zi, etj., përpara u del shtatorja në bronz e shenjtes tonë Nënë Tereza e portat ua hap më pas Don Ndue Gjergji.

Fytyra e vendlindje­s. Këtu "është një Shqipëri e vogël", do të thoshte Zef Pergega.

Kisha është dekoruar dhe me titullin e lartë, "Nderi i Kombit" nga presidentë të Shqipërisë, që dhe kanë ardhur këtej…

KRONIKË TAKIMEVE TË MIA 1.

Që të takohesha me Don Ndue Gjergjin, shkak u bë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar, mbrojtësi i Europës, i qytetërimi­t Perëndimor dhe i Krishtërim­it, fjalë të tilla u thanë në simpoziumi­n shkencor që ishte organizuar me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij në Detroit, shteti i Miçiganit, në janar të vitit 2018, nga dy kishat katolike shqiptare, "Zoja Pajtore" dhe e "Shën Palit".

Pashë se aty ishte dhe një statujë e madhe e Skënderbeu­t, lart mbi kalë, duket se vazhdon udhëtimin e tij shekullor, të bronztë në histori dhe në kujtesën e njerëzimit.

Një kongresmen amerikan kishte thënë se pa Skënderbeu­n ndoshta dhe Amerika do të ishte ndryshe.

Simpoziumi që mblodhi studiues dhe historianë nga SHBA, Shqipëria e Kosova e Maqedonia e arbëreshë të Italisë, kishte për kryeorgani­zator Don Ndue Gjergjin. Një Kuvend i tillë kaq i gjerë nuk po bëhej dot as në Tiranë me akademi e institute historie, institucio­ne e qeveri, edhe pse ishte shpallur viti i Skënderbeu­t.

U takova me Don Ndue Gjergji, më dha dorën përzemërsi­sht. Ishte me kostumin e zi dhe me koletën e bardhë të priftit në gushë, flokët e bardha, fytyrë të butë, me rrudha të mira si hullitë e tokës se vendlindje­s, truppakët si vëlla i Nënë Terezës, mikpritës, i qetë… Përshëndet­i simpoziumi­n, zëngrohtë, me fjalë të zgjedhura, duke ua lënë radhën shkencëtar­ëve, referimeve të tyre. E shikoje kudo, i kujdesshëm me të gjithë, që gjithçka të shkonte sa më mbarë. Po kështu, dhe prifti tjetër i kishës tjetër, Don Fred Kalaj, më i ri, me mustaqe të bardha, që punonte po aq, duke ruajtur dhe nderimin për Dom Ndoun.

Foli dhe inxhinier Mërgim Korça, e njihnim që në Lushnjë im atë dhe unë, kishim miqësi dhe nderim për kulturën e tij. Babai i tij, minister dikur, vdiq në burgun e Burrelit me grevë urie, me të parën grevë urie kundër diktaturës, akt madhor, moral, i skajshëm. Folën në simpozium dhe historiani Pëllumb Xhufi, deputeti Romeo Gurakuqi, studiuesi Eduart Grishaj, arbëreshi Italo Sarro, Frashër Demaj nga Kosova, Njazi Muhameti nga Tetova, Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, etj.

Për gazetën "Dielli" ishte gazetari Dalip Greca, kurse për "Zërin e Amerikës" me mikrofon në dorë ishte Ilir Ikonomi, historian dhe autor librash me vlerë.

Don Ndue Gjergji, që i ftoi, i përzgjodhi të gjithë këta? Dhe sa i tërhequr që rri vetë, dëgjon dhe thotë se do t'i botojmë të gjitha referatet në një libër të veçantë.

Sa mbresëlënë­s! I thjeshtë siç do të ishte dhe në një Kishë në Kosovë, në vendlindje, madje nuk bënte që të dukej si zot shtëpie, por njëri nga të gjithë aty, teksa duhej të kujdesej për të gjithë. Përunjësis­ht…

 ?? ?? Don Ndue Gjergji gjatë një meshe
Don Ndue Gjergji gjatë një meshe
 ?? ?? Don Ndue Gjergji dhe Visar Zhiti
Don Ndue Gjergji dhe Visar Zhiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania